By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Caktohet paraburgim ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Syla
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Caktohet paraburgim ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Syla
Lajme

Caktohet paraburgim ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Syla

Kosova Times
Last updated: 2023/04/14 at 2:46 PM
Kosova Times Published April 14, 2023
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj për sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se të pandehurit L.D, K.H dhe O.H dyshohet se kanë kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se, gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, para tri ditësh Policia ka arritur t’i arrestojë tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Gazetari Valon Syla pretendon se sulmi mund të ketë lidhje me reagimet e tij rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK.

Syla i përshkruan tre të dyshuarit “në dukje islamik fanatik”.

Për rastin në fjalë, pati reagime të ashpra të shoqërisë civile, liderëve institucionalë, e Bashkimit Evropian. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë

IHMK: Nga e enjtja priten reshje bore dhe ngrica në gjithë Kosovën

Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen nga afër

PDK kërkon reagim të koordinuar të nivelit lokal e qendror për vërshimet

Haradinaj apelon për veprime urgjente pas përmbytjeve në Kosovë

Kosova Times April 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia në kërkim të Kampionit të Evropës në Mundje! Kush është Edmir Frroku që bëri dy vrasjet në Velipojë?

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
IDF sulmon sërish Bejrutin
Maloku: Vilat e politikanëve dhe biznesmenëve, të sekuestruara në Brezovicë
Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë
Horoskopi ditor për 7 gusht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?