By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Diplomati rus: Ndoshta është koha të reduktohet numri i gazetarëve amerikanë në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Diplomati rus: Ndoshta është koha të reduktohet numri i gazetarëve amerikanë në Rusi
Rajon / Botë

Diplomati rus: Ndoshta është koha të reduktohet numri i gazetarëve amerikanë në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2023/04/14 at 1:06 PM
Kosova Times Published April 14, 2023
Share
SHARE

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara tha se Uashingtoni ka kërcënuar se do të hakmerret pasi gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u arrestua nën akuza për spiunazh, dhe sugjerojë se mund të jetë koha që të reduktohet numri i gazetarëve amerikanë në Rusi.

Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) tha më 30 mars se ka arrestuar Gershkovichin në qytetin e Jekaterinburgut dhe ndaj tij ka iniciuar një rast për spiunazh, pasi sipas autoriteteve ruse, gazetari amerikan dyshohet se po mblidhte sekrete shtetërore lidhur me kompleksin industrial ushtarak.

Gershkovich, gazetari i parë amerikan i arrestuar në Rusi nën akuza për spiunazh që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, dhe media ku ai punon, kanë mohuar akuzat.
SHBA-ja i ka bërë thirrje Rusisë që të lirojë Gershkovichin dhe i ka cilësuar akuzat ndaj tij si qesharake. Presidenti amerikan, Joe Biden, po ashtu ka bërë thirrje për lirimin e gazetarit.

“Amerikanët na kanë kërcënuar me masa hakmarrëse nëse nuk e lirojmë Gershkovichin në një të ardhme të afërt”, tha ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov. “Do të shohim se si do të veprojnë ata”.

Antonov tha se ka pasur një “bisedë të ashpër” me nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, e cila e ka akuzuar Rusinë për arrestim të paligjshëm të Gershkovichit. Antonov tha se Nuland vazhdimisht e ka ndërprerë atë gjatë bisedës.

Ambasadori rus tha se mund të jetë koha që të ulet numri i gazetarëve amerikanë që punojnë në Rusi.

“Amerikanët e kanë një fjalë shumë të mirë, reciprocitet, në të cilin ata insistojnë gjithmonë”, tha Antonov.

“Ndoshta është koha që ne të tregojmë reciprocitet dhe të reduktojmë numrin e gazetarëve amerikanë që punojnë në Moskë dhe në tërësi në mbarë Rusinë, dhe ky numër të jetë po aq sa numri i gazetarëve rusë që punojnë në Uashington dhe Nju Jork”, tha Antonov.

ShBA-ja tha të hënën se Rusia ka “arrestuar paligjshëm” Gershkovichin, duke hedhur poshtë akuzat, të cilat thanë se janë të motivuara politikisht.

Shumë gazetarë amerikanë janë larguar nga Rusia pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrianës vitin e kaluar dhe gazetarë të tjerë janë larguar pas arrestimit të Gershkovichit.

ShBA-ja vazhdimisht u ka kërkuar shtetasve të saj të largohen nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, duke i paralajmëruar se ata mund të jenë subjekt i arrestimeve arbitrare dhe ngacmimeve nga forcat e sigurisë së Rusisë.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

Kosova Times April 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Nisin ethet e Kupës

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
“K’cimi i Tropojës” mbrohet nga UNESCO
Droni ukrainas dëmtoi rëndë tre anije luftarake
Xhaferi zgjidhet kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut
Trump apelon vendimin e gjykatës në rastin për mashtrime financiare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?