By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dodik kërcënon sërish me ndarjen e Republikës Sërpska
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dodik kërcënon sërish me ndarjen e Republikës Sërpska
Rajon / Botë

Dodik kërcënon sërish me ndarjen e Republikës Sërpska

Kosova Times
Last updated: 2023/04/14 at 8:00 PM
Kosova Times Published April 14, 2023
Share
SHARE

Udhëheqësi i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, kërcënoi me ndarjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnjës, për shkak të një mosmarrëveshjeje që përfshin një ligj për pronën.

“Ne po shqyrtojmë seriozisht marrjen e një vendimi për pavarësi dhe shkëputje të Republikës Sërpska [nga Bosnja], nëse nuk zgjidhet çështja e pronës”, tha Dodik.

Ai i bëri komentet në Beograd, ku u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Republika Sërpska është përpjekur disa herë që të zbatojë një ligj për pronën, që parasheh transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska – pavarësisht se është konsideruar jokushtetues.

Ligji përfaqëson një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj vendimeve të mëparshme të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, për të shfuqizuar dekretin që ka krijuar ligjin dhe për ta pezulluar atë deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës.

Republika Sërpska thotë se ligji synon të sigurojë që pronat e përdorura nga autoritetet e këtij entiteti – duke përfshirë qeveritë lokale, ndërmarrjet publike, institucionet publike dhe departamentet e tjera të themeluara nga Republika Sërpska – t’u përkasin atyre.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka deklaruar se Parlamenti i vendit duhet të miratojë një ligj për pronën që do të ishte i vlefshëm në të gjithë Bosnjën, e jo vetëm në njërin nga dy entitetet e vendit.

Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995, e cila i ka dhënë fund luftës civile në Bosnje, ka krijuar një sistem administrativ sipas të cilit Bosnja mbetet e ndarë midis entitetit serb – Republika Sërpska – dhe Federatës Boshnjake-Kroate.

Dodik, i cili është sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania për përpjekje për destabilizim dhe për korrupsion, ka kërcënuar disa herë se do të kërkojë pavarësinë e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Ai e refuzon rregullimin administrativ të këtij vendi dhe autoritetin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, që mbikëqyr aspektet civile dhe të tjera të Marrëveshjes së Dejtonit.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

Kosova Times April 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

FSK dhe FARSH mbajnë trajnim të përbashkët në fushën e zhytjes

Kosova Times Kosova Times August 28, 2025
“Travel off Path”: Shqipëria ndër destinacionet e qeta mesdhetare për të vizituar në 2025
Vuçiq për Radoiçiqin: Bashkëpunëtor i afërt, nuk mund ta ekstradoj në Prishtinë (VIDEO)
Mali i Zi nuk dha informacion të vërtetë për pasurinë e rusëve të sanksionuar
Kosova zyrtarisht është pjesë e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?