By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti i keq në Shqipëri, spitalet aktivizojnë urgjencën
November 18, 2025
Kosova do të përballet me Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë
November 18, 2025
Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të shiut
November 18, 2025
Xhaka: Më dhemb që u fishkëlleva, sidomos këtu në shtëpi
November 18, 2025
Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis fushatën zgjedhore koalicioni “Bashkë Fitojmë” – Rama: Ata janë e shkuara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nis fushatën zgjedhore koalicioni “Bashkë Fitojmë” – Rama: Ata janë e shkuara
Rajon / Botë

Nis fushatën zgjedhore koalicioni “Bashkë Fitojmë” – Rama: Ata janë e shkuara

Kosova Times
Last updated: 2023/04/15 at 8:42 PM
Kosova Times Published April 15, 2023
Share
SHARE

Koalicioni “Bashkë fitojmë” i tre forcave politike PL, PDK dhe PBDNj, të cilëve u është bashkuar edhe ish kryeministrit Sali Berisha me ndjekësit e vet, nisën sot fushatën zgjedhore, ku theksuan premtimet e tyre për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në tubim morën fjalën me radhë kandidatët për kryebashkiakë të koalicionit dhe në fund folën politikanët kryesorë, të gjithë nën lajtmotivin “Ndryshimi fillon nga duart tuaja”.

Kryetari i Partisë së Lirisë, ish presidenti Meta premtoi ndryshimin e qeverisjes vendore në dobi të qytetarëve dhe ndërprerje të abuzimeve me fondet publike.

“Ky vend anëtar i NATO-s, ky vend 100% pro europian kontrollohet në mënyrë të paligjshme dhe absolute nga një klikë në të gjithë pushtetin vendor. Pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut dhe ashtu është e gjithë Rilindja socialiste. Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë. Është koha për revolucion me votë, i cili do të sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut, transparencë dhe llogaridhënie absolute”, tha zoti Meta.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste për qeverisje të korruptuar dhe të kapur në çdo nivel të administratës nga ryshfeti dhe klientelizmi.

“Ju sot jeni kampionët e lirisë, kampionët e fitores. Kjo është arsyeja pse Edi Rama është tmerruar, Erion Veliaj është tmerruar. Një dyshe famëzezë, që ditën lëpihen, kurse natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit”, tha zoti Berisha.

Fushata e Partisë Socialiste ka lajtmotivin “Vetëm përpara, kurrë mbrapa”, ku në pjesën e dytë përfshin edhe në sigël non gratën amerikane të ish kryeministrit Berisha.

Gjatë një tubimi sot në Rrogozhinë, kryetari i kësaj partie dhe kryeministri Edi Rama, i quajti ish kryeministrin Berisha dhe ish presidentin Meta ata politikanë të së shkuarës, të izoluar dhe të zhytur në halle personale.

“Ata nuk kanë as vula, as emra. Njëri është non grata nga ShBA-të, tjetri non grata nga demokratët, që thonë se nuk mund të votojnë për një si Meta”, tha zoti Rama.

Ndërsa gjatë një tubimi sot në Kavajë, zoti Rama deklaroi se emigrimi i shtuar i rinisë nga Shqipëria ka ardhur prej plakjes së vendeve europiane dhe rënies së lindjeve në to.

Ai premtoi vazhdimin e transformimit të qyteteve si dhe rritje pagash publike, duke nxitur bizneset që të bëjnë të njëjtën gjë, që të frenohet emigrimi.

“Shqipëria nuk është më ajo e pak viteve më parë. Fakti që pothuajse po dyfishojmë pagat tregon për rritjen e ekonomisë dhe zhvillimin e tregut të punës”, tha zoti Rama.

Institucione vendase, shtete perëndimore dhe organizata ndërkombëtare kanë bërë thirrje për një garë zgjedhore të rregullt dhe mundësi zgjedhje të lira për qytetarët.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u ka bërë thirrje forcave politike që të mos denigrojnë njëra tjetrën, por të angazhohen me ide për përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Ai theksoi se do të jenë të patolerueshme shit-blerja e votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike dhe manipulimi i procesit zgjedhor.

Zyra ODIHR e OSBE-së ka përfshirë në monitorimin e zgjedhjeve vendore të Shqipërisë më 14 maj mbi 300 vëzhgues afatshkurtër, ndërsa aktualisht kanë ardhur 13 ekspertë ndërkombëtarë dhe 24 vëzhgues afatgjatë.

You Might Also Like

Anëtari i jurisë së Miss Universe dorehiqet duke pretenduar se ata kishin paracaktuar 30 më të mirat

Kremlini i ka ofruar SHBA-së një shkëmbim të burgosurish për të rifilluar bisedimet me Trumpin

Ata drejtuan një makinë drejt njerëzve në Bregun Perëndimor, një person u vra. Ata kishin edhe eksplozivë

Gazetari denoncon Vuçiqin në Prokurorinë Publike në Milano për rastin “Sarajevo Safari”

Kryeministri polak tha se sabotimi në hekurudhën pranë Varshavës u krye nga dy ukrainas që bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës ruse.

Kosova Times April 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ylli e fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Pejës

Kosova Times Kosova Times April 24, 2024
Një Boeing 737 S7 u rrëzua për shkak të problemeve me motorin në Novosibirsk
“Egjipti do të mirëpresë gjysmë milioni banorë të Gazës”
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
Haradinaj: Komandant Drini, figurë emblematike e UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?