By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tolerancë dhe dashuri, jo nxitje të urrejtjes ndër fetare!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Tolerancë dhe dashuri, jo nxitje të urrejtjes ndër fetare!
Opinion

Tolerancë dhe dashuri, jo nxitje të urrejtjes ndër fetare!

Kosova Times
Last updated: 2023/04/15 at 9:20 AM
Kosova Times Published April 15, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Traditën e mirë të bashkëjetesës dhe tolerancës ndër fetare të trashëguar ndër shekuj duhet ta kultivojmë edhe në ditët e sotme. Edhe përkundër pushtimeve të gjata dhe barbare shqiptarët asnjëherë gjatë historisë nuk kanë pasur konflikte ndër fetare.

Jemi popull me origjinë dhe traditë kombëtare

Kosova e ka një popull të mrekullueshëm, ka pozitë gjeografike të lakmueshme nga të tjerët, ka burime të pashtershme natyrore, ka pasuri të pafundme nëntokësore, ka kulturë shpirtërore të zhvilluar qysh nga civilizimet e hershme, por po i mungon lidershipi i ndershëm dhe i përgjegjshëm për rrethanat e kohës në të cilën po jetojmë.

Konflikte ndër fetare nuk kishim në të kaluarën, nuk kemi sot dhe as nuk do të kemi as në të ardhmen. Pasi shqiptarët i kanë 99 fije që i bashkojnë dhe vetëm një fije e hollë që i ndanë. I ndanë aspekti personal siç e ndan secilin njeri nga tjetri në rruzullin tokësorë.

Ngase çështja e besimit apo mosbesimit në një fe apo në një parti politike janë çështje krejtësisht personale të cilat nuk ndërlidhen me prejardhjen gjenetike të shqiptarëve, të njërës nga racat më të vjetra dhe më fisnike të popujve të botës.

Mirëpo origjinën dhe qytetërimin tonë të vjetër janë munduar të na zhdukin pushtuesit me zëvendësimin e racës dhe kulturave të huaja siç po ndodhë edhe sot në truallin e Dardanisë Antike të quajtur Kosovë.

Ndarjet ndër fetare nëse mund t’i quajmë ashtu në Kosovën e paraluftës së fundit ishin simbolike, të vogla dhe të papërfillshme. Gjithmonë shqiptarët i festat fetare kanë kremtuar bashkë dhe në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, pra Bajram e Pashkë i kanë festuar bashkë.

Pa dashur të futem më thellë në historinë e prejardhjes së religjioneve tek shqiptarët, nga fëmijëria ime e mbajë mend, kur shkonim për festën e Pashkëve tek familjet e besimit të krishterë dhe ata na dhuronin vezë të ngjyrosura, kurse për festën e Bajramit vinin fëmijët e tyre tek ne dhe nënat dhe motrat tona ju dhuronin bonbone dhe karamele të llojeve të ndryshme.

Përderisa të rriturit (burrat) mysliman i cakërronin gotat e Rakisë me vëllezërit e besimit katolik për festat e Pashkëve dhe Krishtlindjeve, ata të besimi të krishterë i shijonin të gjitha llojet e ëmbëlsirave tek familjet myslimane në festën e Bajramit.

Andaj, konfesionet fetare në mesin e shqiptarëve duhet t’i kuptojmë si vlera të lashtësisë sonë, të rrënjëve tona të vjetra Ilire-Dardane, të ecjes dhe rrugëtimit tonë fetar nga paganizmi e deri tek besimet e ditëve të sotme, të cilat janë vlera të trashëguara të shqiptarëve ndër shekuj.

Pavarësisht ndërrimit të rrethanave gjeopolitike në botë, ne jemi ata që ishim dje, do të jemi edhe nesër si njëri ndër popujt me besim të fuqishëm në Zot dhe Atdhe. Besimet fetare janë rruga që e zgjedhin besimtarët për të qenë më afër krijuesit.

Edhe përkundër zhvillimit të hovshëm teknologjik dhe avancimit të shkencës, roli i besimeve fetare (religjioneve) pothuajse ka mbetur i njëjtë. Zhvillimi ekonomik i një shteti e determinon rolin e fesë në shoqëri. Sa më e lartë që të jetë ngritja arsimore e një kombi, aq më i vogël do të jetë ndikimi fetar në shoqëri dhe anasjelltas.

Më shumë dashuri dhe respekt ndaj vëllait me besim tjetër fetar apo partiak

Në vend të përhapjes së gjuhës së urrejtjes ndër fetare, të përçojmë dashuri ndër vëllazërore brenda kombit tonë, të ndërtojmë ura bashkëpunimi pa dallime fetare, pse jo të nxiten edhe stimulohen akoma më shumë martesat e të rinjve shqiptar mes besimeve të kundërta.

Kjo përveçse arma më e fuqishme kundër atyre që mbjellim urrejtje ndër fetare, e çon kombin tonë drejt unifikimit dhe prosperitetit, shtetin drejt zhvillimit ekonomik dhe barazisë qytetare.

Thënë ndryshe, në vend të fjalorit ekstremist, ta përdorim fjalorin e butë shpirtërorë. Fjalët “ekstremizëm” dhe “radikalizëm” fetar të zëvendësohen me fjalët e ëmbla përplot dashuri dhe respekt ndaj vëllait me besim tjetër fetar apo partiak.

Jo pa shkas po e përmendi edhe një fakt, shqiptarët që jetojnë në vendet evro-perëndimore nuk janë të privuar nga besimet e tyre fetare. Secili mund të praktikojë dhe aplikojë fenë që i flen për zemër në shtëpi apo në objektet fetare të lejuara nga shtetet përkatëse dhe fjala “ekstremizëm fetar” nuk ekziston dhe askush nuk ndiqet nga shteti për lutjet ndaj Zotit në mënyrën që e preferon.

Për ne shqiptarët, si kombi më i shprishur që jemi në botë, para çdo religjioni dhe partie politike duhet ta kemi qenien tonë kombëtare. Për arsye se ndjenja jonë shpirtërore, në veçanti e mërgimtarëve është gjithmonë më e etshme për komb dhe atdhe, e fare pak për besim fetar.

Atdhetarët edhe pse me mijëra kilometra largësi në mërgim, atdheun e mbajnë në zemër, kurse gjuhën dhe flamurin kombëtar i ruajnë dhe i kultivojnë me dashuri, duke i mbajtur në thellësinë e shpirtit si amanet nga të parët tanë, për t’ua përcjellur pasardhësve që po lindin dhe po rriten padrejtësisht në vendet e huaja.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times April 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

BQK dhe AKB koordinohen për mbështetjen e bizneseve kosovare

Kosova Times Kosova Times March 7, 2024
Si e huqi Samuel Huntigtoni me analizën mbi “përleshjen e qytetërimeve”, në luftërat e Ballkanit?
Eksportet e LNG nga Rusia arrijnë nivele rekord në vitin 2024
Osmani: ‘Vatra’ ishte pikë referimi për shqiptarët e Amerikës
Diplomacia kosovare demanton Serbinë për “çnjohjet”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?