“Të gjithë qytetarëve të Kosovës, të besimit ortodoks, ju uroj festën e Pashkëve”, ka deklaruar Kurti.

Në videon e publikuar në faqen e Qeverisë së Kosovës në Facebook, kryeministri deklaron se Qeveria do të kujdesët për të garantuar lirinë elementare të besimit dhe sigurinë e përgjithshme për besimtarët ortodoksë.

“Ne do të vazhdojmë kujdesin tonë për ju besimtarët ortodoksë, duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit, si dhe sigurinë tuaj të përgjithshme”, shprehet ai.

“Ju uroj që t’i kaloni festat në gëzim dhe paqe, së bashku me familjen dhe fqinjët tuaj”, është shprehur kryeministri.

“Shpirti i Pashkëve ju dhuroftë paqe, drejtësi dhe begati të gjithë ju qytetarëve tanë. Gëzuar Pashkët”, tha Kurti.

Festën e Pashkëve, besimtarëve ortodoksë ua kanë uruar edhe politikanë e zyrtarë të tjerë. Mes tyre edhe ambasadori amërikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Besimtarët ortodoksë në Kosovë dhe mbarë botën, festojnë sot Pashkët.

Festimi i Pashkës fillon me meshën e së shtunës në mbrëmje dhe mbaron me drekën e së dielës.

Pjesë e festës janë vezët e kuqe që trokiten nga të gjithë besimtarët, si dhe buka e ëmbël, flaka e shenjtë e mishi i qengjit.

Atmosferën e Pashkëve besimtarët e shprehin duke i thënë fjalët  “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, si dhe “Krishti u ngjall”.