By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur
December 18, 2025
Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”
December 18, 2025
Supë me kungull, receta për mbrëmjet e dimrit
December 18, 2025
Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike
December 18, 2025
Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina njofton për luftime të ashpra në Bakhmut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina njofton për luftime të ashpra në Bakhmut
Rajon / Botë

Ukraina njofton për luftime të ashpra në Bakhmut

Kosova Times
Last updated: 2023/04/16 at 8:50 AM
Kosova Times Published April 16, 2023
Share
SHARE

Ushtria e Ukrainës njoftoi të shtunën se forcat ukrainase dhe ruse po zhvillojnë beteja jashtëzakonisht të përgjakshme në qytetin Bakhmut. Kievi thotë se ushtria ukrainase po qëndron e fortë përballë sulmeve të përgjakshme të Kremlinit.

Ministria ruse e mbrojtjes tha më herët gjatë ditës se luftëtarët e grupit mercenar Wagner kishin kapur dy zona të tjera të Bakhmutit, objektivi kryesor i ofensivës së Moskës në Ukrainën lindore.

Grupi mercenar Wagner ka udhëhequr përpjekjen e Kremlinit për të marrë Bakhmutin që nga vera e kaluar në atë që ka qenë beteja më e gjatë dhe më vdekjeprurëse e luftës për të dyja palët.

“Beteja të përgjakshme të papara në dekadat e fundit po zhvillohen në mes të zonës urbane të qytetit”, tha Serhiy Cherevatyi, zëdhënës i komandës ushtarake lindore të Ukrainës. “Ushtarët tanë po bëjnë të pamundurën në beteja të përgjakshme dhe të ashpra për të mposhtur aftësinë luftarake dhe për të thyer moralin e armikut. Çdo ditë, në çdo cep të këtij qyteti, ata po e bëjnë këtë me sukses,” tha ai për kanalin televiziv 1+1.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se njësitë e grupit Wagner kishin marrë dy zona në periferitë veriore dhe jugore të qytetit. Agjencia e lajmeve Reuters nuk mund ta konfirmonte në mënyrë të pavarur raportin.

Kreu i grupit Wagner kërkon që Rusia të largohet nga Ukraina. Përmes një postimi në rrjetin “Telegram” të premten Yevgeny Prigozhin tha se ka ardhur koha që qeveria dhe shoqëria t’i japin fund luftës në Ukrainë.

Sipas tij, Rusia i ka arritur objektivat që synonte, ka zhdukur shumicën e meshkujve që mund të luftonin në Ukrainë dhe ka frikësuar pjesën tjetër.

Shefi i organizatës mercenare, Prigozhin nuk përmendi asnjë prej fitoreve të Ukrainës ndaj Rusisë. Ai tha se Rusia tani duhet të ruajë përgjithmonë territoret që janë nën kontrollin rus.

Grupi privat mercenar rus Wanger ka rekrutuar luftëtarë për agresionin në Ukrainë.

Ndërkohë, mbi 10 persona u vranë dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur të premten si pasojë e sulmeve ruse me raketa në qytetin e Slovianskut, në Ukrainë. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë, i cili u nxorr i gjallë nga rrënojat, por humbi jetën rrugës për në spital.

“Në këtë javë të Pashkës Ortodokse nuk ka kaluar asnjë orë pa vrasje dhe terror. Ky është një shtet kriminal që do të humbase. Ne do të fitojmë”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy përmes një postimi në Twitter të premten.

You Might Also Like

Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur

Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”

Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike

BE-ja ka vendosur sanksione kundër 41 anijeve të tjera të “flotës në hije” të Rusisë

Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel

Kosova Times April 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tre arrestime të reja të turqve për vrasjen e dyfishtë

Kosova Times Kosova Times March 10, 2025
Policia jep detaje për rastin e ndodhur në mesnatë në kryeqytet
Zbuloni thesare të fshehura: Çfarë është saktësisht “99% e Italisë”?
MFPT dhe Telekomi nënshkruajnë marrëveshje për kredi investive
Takimi me Papa Françeskun, Begaj: Kërkova që Vatikani të njohë Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?