By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhuna përfshin gjithë Sudanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dhuna përfshin gjithë Sudanin
Rajon / Botë

Dhuna përfshin gjithë Sudanin

Kosova Times
Last updated: 2023/04/17 at 9:10 AM
Kosova Times Published April 17, 2023
Share
SHARE

Përleshje të ashpra raportohen në të gjithë Sudanin, derisa luftimet midis fraksioneve të armatosura rivale vazhdojnë të përhapen.

Dhuna midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë ka hyrë tashmë në ditën e tretë.

Gati 100 njerëz janë vrarë, tha një sindikatë mjekësh, ndërsa numri i të plagosurve ka kaluar 1.100.

Të dyja palët ndërluftuese pretendojnë se kontrollojnë vendet kryesore në kryeqytetin Kartum.

Ato kanë shpallur një armëpushim të përkohshëm të dielën, për të lejuar evakuimin e të plagosurve, por nuk është e qartë se sa i janë përmbajtur atij.

Mjekët kanë paralajmëruar se situata në spitalet në Kartum është jashtëzakonisht e vështirë dhe se luftimet janë duke penguar personelin dhe furnizimet mjekësore të arrijnë te njerëzit e plagosur.

Luftimet janë pjesë e një përpjekjeje të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit, e cila është përshkallëzuar në dhunë midis fraksioneve rivale.

Dy burrat që janë në qendër të kësaj – Abdel Fattah al-Burhan, udhëheqës i Këshillit Sovran qeverisës, dhe Mohamed Hamdan Dagalo, nënkryetar i Këshillit dhe udhëheqës i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë – nuk pajtohen rreth mënyrës sesi vendi duhet të shkojë drejt sundimit civil.

Mosmarrëveshjet kryesore kanë të bëjnë me planet për t’i inkorporuar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në ushtri dhe me atë se kush do ta drejtojë më pas forcën e re.

Sudani është udhëhequr nga gjeneralët prej se presidenti autoritar, Omar al-Bashir, është rrëzuar përmes grushtshtetit në vitin 2019.

Mëngjesin e së hënës, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë thanë se kanë pushtuar disa vende të rëndësishme në kryeqytetin e Kartumit, përfshirë pallatin presidencial dhe qytetin fqinj të Omdurmanit, si dhe Aeroportin Merowe në veri të vendit.

Por, sipas disa njoftimeve të mëvonshme, ushtria e ka rimarrë kontrollin e aeroportit.

Ushtria ka mohuar se Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kanë marrë pika kyçe në kryeqytet, ndërsa dëshmitarët në këtë vend i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se ushtria duket se po avancon, pas goditjes me sulme ajrore të bazave të grupit rival.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që t’i jepet fund dhunës menjëherë.

Shtetet kryesore arabe dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për bisedomë që do të çonin në rivendosjen e një qeverie civile, ndërsa Bashkimi Afrikan ka njoftuar se po dërgon kryediplomatin e tij, Moussa Faki Mahamat, në Kartum, në përpjekje për të negociuar një armëpushim.

Sipas një deklarate të Presidencës egjiptiane, Egjipti dhe Sudani i Jugut janë ofruar, gjithashtu, si ndërmjetëses mes fraksioneve ndërluftuese.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se më shumë se 83 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1.100 janë plagosur në të gjithë Sudanin, prej se ka shpërthyer dhuna, por ajo nuk ka specifikuar se sa civilë janë vrarë në luftime.

Në mesin e të vrarëve janë tre anëtarë të stafit të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i cili ka pezulluar tashmë operacionet e tij në Sudan.

Televizioni shtetëror i Sudanit raportohet se ka ndalur transmetimet, por nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar këtë vendim.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times April 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qeveria e Kosovës pranë Turqisë, nisin kontingjentin e FSK-së

Kosova Times Kosova Times February 6, 2023
Për ëmbëlsira, cupcakes, madje edhe krepa: Një recetë për glazurën e përsosur të çokollatës me vetëm 3 përbërës
April 23, 2024
Ushtria amerikane hedh ndihma në Gazë prej ajrit
Haradinaj për Ditën e Dëshmorëve: Deçani vend i shumë patriotëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?