By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një shpresë e brishtë për paqe pasi Trump dhe Putin zhvilluan bisedime ‘jashtëzakonisht produktive’
August 16, 2025
Konferenca për shtyp Trump-Putin përfundon pa detaje mbi marrëveshjen (LIVE)
August 16, 2025
Kremlini konfirmoi se Putini do t’i bashkohet Trumpit në konferencën për shtyp
August 16, 2025
Bisedimet kanë përfunduar.
August 16, 2025
Trump ka një armë të fuqishme sanksionesh kundër Putinit – çfarë është ajo?
August 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Çikatovë: Është koha e fundit të sjellim drejtësi për viktimat e dënim për kriminelët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Çikatovë: Është koha e fundit të sjellim drejtësi për viktimat e dënim për kriminelët
Lajme

Kurti në Çikatovë: Është koha e fundit të sjellim drejtësi për viktimat e dënim për kriminelët

Kosova Times
Last updated: 2023/04/17 at 3:16 PM
Kosova Times Published April 17, 2023
Share
SHARE

Në 24- vjetorin e masakrës në fshatin Çikatovë e Vjetër të Komunës së Drenasit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit Vjosa Osmani Sadriu dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te memoriali i ngritur në nderim të të vrarëve.

Duke folur për masakrën e 17 prillit të vitit 1999, Kryeministri Kurti tha se në Çikatovë të Vjetër të Drenicës, “jo vetëm që u vranë shqiptarët që jetonin në tokën e tyre dhe dëshironin veçse liri dhe paqe, por gjithashtu edhe kufomat e tyre u rrëmbyen dhe u dërguan në Serbi në varreza masive, në pesë varreza masive gjithsej mbi 950 shqiptarë”.

“Ata që u vranë këtu në Çikatovë të Vjetër u zbuluan si kufoma në Rudnicë të Rashkës. Pra në Rashkë atje ku krerët shtetërorë të Serbisë i mbajnë mbledhjet me përfaqësues politikë të listës serbe, me eksponentë të krimit të organizuar dhe me drejtues të strukturave paralele në Kosovë, kjo ndodhë pra në Rashkë të Serbisë. E në Rudnicë të Rashkës është një varrezë masive prej të cilës janë ekshumuar edhe shqiptarët e vrarë në Çikatovë të Vjetër nga forcat serbe para 24 vjetëve,” tha kryeministri.

Kryeministri theksoi se me datën 30 maj bëhen 4 vjet prej se në Kuvendin e Republikës është amendamentuar Kodi i Procedurës Penale dhe është mundësuar që kriminelët serbë të gjykohen edhe në mungesë për krimet që i kanë kryer gjatë luftës.

“Andaj, ne këtu si tre krerë të institucioneve shtetërore që jemi bëjmë thirrje edhe njëherë që Prokuroria e Shtetit, sistemi i drejtësisë në vendin tonë të jetë shumë më aktiv sepse është koha e fundit të sjellin drejtësi për viktimat e dënim për kriminelët. Nuk mund të presim që faktorët ndërkombëtarë do ta bëjnë punën tonë, nëse ne nuk e bëjmë së pari një gjë të tillë vet. Kosova është shtëpia jonë dhe ne e kemi për obligim shtetëror, kombëtar e qytetar, që të sjellim drejtësi për ata që derdhën gjakun për lirinë tonë të cilën e gëzojmë të gjithë ne sot”, tha kryeministri Kurti.

Deklarimi i plotë për media i kryeministrit Kurti:

Para 24 vjetëve, pra me 17 prill të vitit 1999, këtu në Çikatovë të Vjetër të Drenicës, janë vrarë 23 civilë të paarmatosur e të pambrojtur nga forcat e Serbisë, të regjimit fashist të Millosheviqit, i cili në pranverën e vitit 1999 kreu gjenocid kundër popullit shqiptar në Kosovë.

Jo vetëm që u vranë shqiptarët që jetonin në tokën e tyre dhe dëshironin veçse liri dhe paqe, por gjithashtu edhe kufomat e tyre u rrëmbyen dhe u dërguan në Serbi në varreza masive, në pesë varreza masive, gjithsej mbi 950 shqiptarë.

Njëra prej atyre varrezave është edhe varreza në Rudnicë të Rashkës, ku në fakt janë ekshumuar edhe të vrarët e Çikatovës së Vjetër. Pra, ata që u vranë këtu në Çikatovë të Vjetër u zbuluan si kufoma në Rudnicë të Rashkës. Pra në Rashkë atje ku krerët shtetërorë të Serbisë i mbajnë mbledhjet me përfaqësues politikë të listës serbe, me eksponentë të krimit të organizuar dhe me drejtues të strukturave paralele në Kosovë, kjo ndodhë pra në Rashkë të Serbisë. E në Rudnicë të Rashkës është një varrezë masive prej të cilës janë ekshumuar edhe shqiptarët e vrarë në Çikatovë të Vjetër nga forcat serbe para 24 vjetëve.

Me datën 30 maj të vitit 2019, pra së shpejti bëhen 4 vjet prej se në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është amandamentuar, është ndryshuar, është plotësuar Kodi i Procedurës Penale dhe është mundësuar që kriminelët serbë për krimet që i kanë kryer gjatë luftës të gjykohen edhe në mungesë.

Pra ndjekja e tyre, akuzimi, gjyqësia dhe ndëshkimi janë të mundshme edhe në mungesë, për shkak se me datën 30 maj të vitit 2019, Kuvendi i Republikës e ka mundësuar një gjë të tillë, duke e kaluar në lexim të dytë plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Andaj, ne këtu si tre krerë të institucioneve shtetërore që jemi, bëjmë thirrje edhe njëherë që Prokuroria e Shtetit, sistemi i drejtësisë në vendin tonë të jetë shumë më aktiv, sepse është koha e fundit të sjellin drejtësi për viktimat e dënim për kriminelët.

Nuk mund të presim që faktorët ndërkombëtarë do ta bëjnë punën tonë, nëse ne nuk e bëjmë së pari një gjë të tillë vet. Kosova është shtëpia jonë dhe ne e kemi për obligim shtetëror, kombëtar e qytetar, që të sjellim drejtësi për ata që derdhën gjakun për lirinë tonë të cilën e gëzojmë të gjithë ne sot.

Andaj, lavdi edhe njëherë të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe thirrje e përsëritur që edhe shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, pra sistemi i drejtësisë të veprojë, për shkak se siç e dini të gjithë, me kalimin e kohës po mplaken, po vdesin dëshmitarët, dhe në këtë mënyrë edhe po na dobësohet edhe perspektiva që kriminelët të cilët urdhëruan dhe ekzekutuan krimet të ndodhen përfundimisht prapa grilave. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Krimet e luftës ende gjykohen mbi bazë të një ligji të ish-Jugosllavisë

Specialja kërkon kufizime për personat që e vizitojnë Hashim Thaçin

Kurti: Autoblindat nga SHBA, dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur

AGK mirëpret zgjidhjen e përkohshme financiare për RTK-në

Qeveria në detyrë miraton në parim kërkesën e RTK-së për huamarrje

Kosova Times April 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Zëra të padëgjuar”: Deri tani 84 burra të dhunuar seksualisht u janë drejtuar institucioneve

Kosova Times Kosova Times November 30, 2023
Fillon stërvitja bërthamore e NATO-s
“Agjencia”: Putin diskutoi shkëmbimin e Navalny në ditën e vdekjes së tij
Daçiq: Kishte dyshime për identitetin e Faton Hajrizit, s’kemi dokumente të tij, Gjermania s’po përgjigjet
Penava: Rezoluta e Malit të Zi është një akt armiqësor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?