By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush është Evan Gershkovich dhe për çka e akuzon atë Rusia?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kush është Evan Gershkovich dhe për çka e akuzon atë Rusia?
Rajon / Botë

Kush është Evan Gershkovich dhe për çka e akuzon atë Rusia?

Kosova Times
Last updated: 2023/04/18 at 5:15 PM
Kosova Times Published April 18, 2023
Share
SHARE

Të martën, një gjykatë në Moskë refuzoi kërkesën e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich, për lirim nga paraburgimi, teksa ai po hetohet për akuza të lidhura me spiunazh.

Gjykata e qarkut Leftorovo në Moskë shqiptoi këtë vendim ndaj gazetarit amerikan, i cili ishte i pranishëm në gjykatë. Në këtë seancë gjyqësore u lejuan të merrnin pjesë edhe ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy, së bashku me 10 gazetarë.

“Vendimi i gjykatës së shkallës së parë, që zgjodhi arrestimin si masë kufizuese, nuk duhet të ndryshohet. Prandaj, kërkesa e mbrojtjes nuk do të plotësohet”, tha gjykata, duke mos dhënë shpjegime të mëtejme.

Kush është Gershkovich?

Pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar, Wall Street Journal punësoi gazetarin Gershkovich, i cili kishte mbuluar temat rreth Rusisë për më shumë se pesë vjet. Gershkovich, 31-vjeçar, prindërit e të cilit migruan në Shtetet e Bashkuara dhe lanë pas Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, flet gjithashtu rrjedhshëm rusishten.

Cilat janë rrethanat e arrestimit të tij?

Më 30 mars, shërbimi i sigurisë FSB njoftoi se e kishte arrestuar gazetarin për përpjekje për të marrë informacion në lidhje me kompleksin ushtarak-industrial të Rusisë teksa udhëtonte për në Yekaterinburg, i cili ndodhet 1.400 kilometra (880 milje) në lindje të Moskës. Gazeta ku ai ishte duke punuar, raportoi se për herë të fundit kishin dëgjuar për të një ditë më parë, kur ai kishte mbërritur në një restorant afër qytetit.

Ai u transportua përsëri në kryeqytet dhe u akuzua për spiunazh; nëse shpallet fajtor, ai mund të kalojë deri në 20 vjet në burg. Ai e ka hedhur poshtë akuzën dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe gazeta ku ai ishte duke punuar.

Çfarë thonë ShBA-ja dhe Rusia lidhur me këtë rast?

Kjo është cilësuar si “krejtësisht e paligjshme” nga presidenti Joe Biden. Të hënën e kaluar, Shtetet e Bashkuara e deklaruan zyrtarisht se ai ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme, se akuzat se ai është një spiun ishin të rreme dhe se çështja ishte kthyer në çështje politike.

Kremlini pretendon se Gershkovich ishte “kapur në flagrancë”, por Rusia nuk ka bërë ende publik asnjë dokumentacion mbështetës lidhur me këtë.

Ku është duke u mbajtur gazetari?

Gershkovich është duke u mbajtur në paraburgim në burgun Lefortovo në Moskë, i cili historikisht është përdorur nga FSB dhe KGB-ja sovjetike, për të strehuar të dyshuar për krime të rënda si spiunazhi.

Ambasadorja e ShBA-së, Lynne Tracy, arriti ta vizitonte atje për herë të parë të hënën. Ajo tha se ai ishte në gjendje të mirë, por dha pak detaje.

Në një letër të shkruar me dorë të datës 5 prill drejtuar prindërve të tij, Gershkoviq tha se ai po lexonte, shkruante, bënte stërvitje dhe “nuk do ta humbë shpresën”.

Çfarë pastaj?

Seanca dëgjimore e së martës është më shumë procedurale – për mënyrën se si Gershkovich duhet të mbahet teksa pret gjykimin dhe nuk do të shqyrtohen akuzat në detaje. Hetuesit janë ende duke punuar për detajet e rastit, i cili mund të zgjasë me muaj apo vjet, si rasti i amerikanit Paul Whelan.

Whelan, një ish-marins, u arrestua në dhjetor të vitit 2018, u mbajt për 18 muaj në Lefortovo dhe u burgos për 16 vjet në qershor 2020 me akuza për spiunazh. Rasti është vlerësuar nga Uashingtoni si i arrestuar gabimisht.

You Might Also Like

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Kosova Times April 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Ushqim deti – një recetë për një pjatë të shijshme, aromatike me spageti

Kosova Times Kosova Times September 28, 2024
April 23, 2024
“Tartufi” i teatrit nga Gjilani ka fituar 5 çmime në Ferizaj
Stubb: Finlanda dhe Kosova ndajnë bashkë një vizion për një Evropë në paqe
Selmanaj: Rikthimi i ushtarëve gjermanë, mesazh i dhunës apo garanci e sigurisë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?