By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ligji për Tatimin në Pronë përplas ministrin Murati me deputetin e LDK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ligji për Tatimin në Pronë përplas ministrin Murati me deputetin e LDK-së
Lajme

Ligji për Tatimin në Pronë përplas ministrin Murati me deputetin e LDK-së

Kosova Times
Last updated: 2023/04/18 at 3:35 PM
Kosova Times Published April 18, 2023
Share
SHARE

Ministri i Financave, Hekuran Murati po raporton në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin në pronë, raporton RTKlive.

Raportimi i tij u përcoll me kritika nga deputetë të partive opozitare të cilët thanë se komunave do t’u bien të hyrat për shkak të vendimit të ministrisë për faljen deri në 100 euro nga fatura e tatimit.

Ndërsa, ministri Murati tha se përmes këtij projektligji do të lehtësohet barra e qytetarëve.

“Ideja ka qenë për zbritjen e 100 eurove të para që të lehtësohet barra e qytetarëve. Për vitin 2024 janë paraparë disa ndryshime pasi shuma e zbritur nga vlera e tatimit në ligjin  aktual është 15 mijë euro, derisa në ndryshimin e ligjit të ri do të jetë 30 mijë euro. Për vitin 2025 këto zbritje vlejnë dhe shkalla tatimore kthehet në progresive bazuar në vlerën e pronës që ka një pronar”, ka deklaruar ai.

Ministrit Murati i është kundërpërgjigjur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i cili kërkoi sqarime se si do t’ia kompensojë komunave rëniet e të hyrave.

“Ky është një ligj shumë i rëndësishëm për të kaluar në diskutim publik. Në janar të vitit 2023 qytetarët i kanë marrë dyfish më të larta faturat. Nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për t’i bërë këto vlerësime të pronave. Andaj kemi pasur disa anomali që disa lagje në Prishtinë janë tatimuar më pak se disa në Fushë Kosovë. Një reformë kaq e madhe të kalojë në këtë mënyrë është e dëmshme. Për shembull nga rreth 92 mijë fatura  në komunën e Prishtinës, 47 mijë janë me vlerë deri në 100 euro dhe 44 mijë janë me vlerë mbi 100 euro. Me vendimin që e keni marrë ju 6.8 milionë euro falen. Si do të kompensohen këto para? Për shkak të kësaj falje do të bien të hyrat e komunave”, ka deklaruar ai.

Mirëpo ministri Murati tha se të hyrat e komunave do të vazhdojnë të jenë të larta edhe pas faljeve tatimore. Ndaj tij replikoi deputeti Hoti i cili tha se ministri nuk e ka idenë se çfarë po bënë.

Ndërkaq, gjatë raportimit deputetë të pozitës kërkuan sqarime nëse për vendimin Ministria e Financave ka konsultuar edhe komunat.

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Kosova Times April 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Biden mirëpret dëshirën e Starmerit për raporte më të ngushta me BE-në

Kosova Times Kosova Times July 11, 2024
Hasani takon VanHorn-in: Avancim i lidhjes unike Shqipëri-ShBA
Shefi i Wagner-it thotë se beteja për Bahmutin ka shkaktuar dëme të rënda në forcat e tij
BE-ja thotë se Kosova do të mbetet “e vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë
Një muze në Shqipëri flet në gjuhën ukrainase
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?