By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dhoma GuestDNA si çelësi i transformimit të industrisë hoteliere
December 15, 2025
Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin
December 15, 2025
Receta e Kek me Xhenxhefil
December 15, 2025
“Peshku nga veriu” që pushtoi Evropën: Receta të shijshme me merluc për frymëzim për festat
December 15, 2025
Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Polonia dhe Ukraina rinisin bisedimet për transitin e drithërave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Polonia dhe Ukraina rinisin bisedimet për transitin e drithërave
Rajon / Botë

Polonia dhe Ukraina rinisin bisedimet për transitin e drithërave

Kosova Times
Last updated: 2023/04/18 at 4:44 PM
Kosova Times Published April 18, 2023
Share
SHARE

Ukraina do të tentojë të zhbllokojë eksportet e ushqimeve dhe drithërave përmes Polonisë, gjatë ditës së dytë të bisedimeve në Varshavë, pasi një ditë më parë disa shtete evropiane vendosën ndalesa ndaj produkteve të Kievit.

Polonia, Hungaria dhe Sllovakia së fundi kanë vendosur ndalesa në importet e drithërave dhe produkteve ukrainase, me qëllim që të mbrojnë tregjet e tyre nga fluksi i furnizimeve më të lira.

Eksportet ukrainase përmes këtyre shteteve janë rritur për shkak të pushtimit rus, pasi Moska ka bllokuar disa nga portet e Ukrainës në Detin e Zi.

Vonesat e shkaktuara për shkak të dërgesave të ngadalta apo për shkak të mungesës së transportuesve, kanë rritur problemet, duke bërë që në Evropën Qendrore të ketë sasi të mëdha të drithërave ukrainase, që kanë çmime më të lira. Kjo gjë ka dëmtuar shitjet e fermerëve lokalë, gjë që ka shtuar presionin te qeveritë.

Partia në pushtet në Poloni, Ligj dhe Drejtësi përballet me zgjedhje gjatë këtij viti dhe llogaritë në mbështetjen e banorëve që jetojnë në zonat rurale.

Ukraina dhe Polonia nisën bisedimet të hënën pas ndalesës së Varshavës, që shkojë përtej ndalesave nga shtetet e tjera, duke ndaluar transitin e drithërave dhe ushqimeve ukrainase.

Ministri polak i Bujqësisë, Robert Telus, i tha radios publike PR1 të martën se bisedimet janë paraparë që të vazhdojnë.

“Ne po bisedojmë edhe me BE-në, por edhe me Ukrainën, për të gjetur një zgjidhje. Ne dëshirojmë që këto produkte të shkojnë në Evropë, por të shkojnë më thellë në Evropë”, tha Telus.

“Sot do të zhvillojmë bisedime. Këto zakonisht janë bisedime teknike që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje që këto produkte të kalojnë transit në Evropë”, shtoi ai.

Në Hungari, zyrtarët po kontrollojnë në kufi dërgesat me drithërat ukrainase, duke lejuar hyrjen vetëm të dërgesave që kalojnë transit, raportoi agjencia e lajmeve MTI, që citoi Ministrinë e Bujqësisë.

Hungaria dhe shtetet e tjera në Evropën Qendrore janë bashkuar për të gjetur një zgjidhje brenda BE-së për këtë çështje.

BE-ja ka kritikuar Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë që kanë vendosur ndalesa individuale. Për këtë çështje, të dërguarit e BE-së pritet të bisedojnë më 19 prill.

Ndalesat ndaj drithërave ukrainase vijnë në kohën kur marrëveshja eksportet e miliona tonë drithërave ukrainase, që transportohen përmes Detit të Zi, pritet të skadojë më 18 maj.

You Might Also Like

Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë

Me këtë metodë të thjeshtë, pula e skuqur do të jetë lëngshme dhe krokante

Një dokument identifikimi i klubit serb të gjuetisë u gjet në portofolin e sulmuesit të Sidneit, ai ishte anëtar i tij

SHBA: I dyshuari i arrestuar për masakrën e Brown lirohet – Ku po shkojnë hetimet?

Kërcënimi i Rusisë është “agresiv”: Çfarë thotë kreu i ri i MI6

Kosova Times April 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Çeki

Kosova Times Kosova Times January 27, 2023
Ambasador De Riu: Mezi pres të shikojmë Kosovën të shkëlqejë në Eurovizion
Qyteza franceze rezistente ndaj vërshimeve po nxitë interes në botë
Shefi i OKB-së: Ka ardhur epoka e vlimit, korriku muaji më i nxehtë në histori
Gruaja e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror të Ukrainës u helmua
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?