By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA sanksionon rrjetin që mbështet programin e dronëve iranianë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA sanksionon rrjetin që mbështet programin e dronëve iranianë
Rajon / Botë

ShBA sanksionon rrjetin që mbështet programin e dronëve iranianë

Kosova Times
Last updated: 2023/04/19 at 11:15 PM
Kosova Times Published April 19, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një rrjet të kompanive dhe furnizuesve – shumica me seli në Kinë – që Departamenti i Thesarit tha se mbështesin industrinë e prodhimit të dronëve iranianë.

Sanksionet e reja synojnë të rrisin presionin ndaj Teheranit për të ndalur furnizimin e Rusisë me dronë, pasi që Moska i përdor këta dronë në luftën kundër Ukrainës, përfshirë edhe për sulmet ndaj infrastrukturës kritike civile.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se sanksionet shënjestrojnë një individ – iranianin Mehdi Khoshghadam që drejton kompaninë Pardazan System Namad Arman (PASNA) – dhe gjashtë entitete. Vetë PASNA veçse ka qenë e përfshirë në listën e sanksioneve amerikane.

Khoshghadam si udhëheqës i PASNA-s “është përgjegjës për përpjekjet e kompanisë për të shmangur sanksionet”, tha Thesari, duke shtuar se ai “kishte blerë një sërë komponentësh elektronikë nga furnizues të huaj, kryesisht me seli në Kinë”.

Thesari tha se në listën e sanksioneve ka vendosur katër furnizues kinezë: Jotrin Electronics, Arttronix International, Vohom Technology, dhe Yinke Electronics. Tre prej tyre kanë selinë në Hong Kong.

Po ashtu, kompania me seli në Iran, Amv AJ Nilgoun Bushehr është futur në listën e sanksioneve.

Thesari tha se Khoshghadam kishte marrëveshje me katër furnizuesit kinezë dhe kishte përdorur kompaninë AMV AJ për të blerë pajisje elektronike për PASNA-n.

“Rrjeti i sanksionuar sot ka blerë mallra dhe teknologji për Qeverinë iraniane dhe për industrinë e saj të mbrojtjes, por edhe për programin e dronëve”, tha Thesari më 19 prill.

“Thesari do të vazhdojë të vendosë sanksione ndaj përpjekjeve të Iranit për blerje të pajisjeve ushtarake, që kontribuojnë në pasigurinë rajonale dhe në paqëndrueshmërinë botërore”.

Sipas vendimit, subjekteve të sanksionuara do t’iu ngrihen asetet që i kanë në Shtetet e Bashkuara.

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

Kosova Times April 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Indeksi i demokracisë në rritje vetëm në Kosovë

Kosova Times Kosova Times April 11, 2024
UP feston 55-vjetorin, çmohet rezistenca akademike
Presidenti i Serbise kapet “ne fund” : Aleksandar Vuçiqit sot i ka mbushur goja Republika Srpska dhe ja çfarë bëri si ministër i Millosheviqit…
Stoltenberg: Rreziku i sulmit bërthamor rus kundër Ukrainës i ulët, por NATO po përgatitet për çdo skenar
Serbët morën një paralajmërim serioz: ‘Shikoni çfarë po ndodh sepse ju vjen në rrugën tuaj’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?