By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hill ndau me kryetarin e Parlamentit serb shqetësimin e ShBA-së për Rusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hill ndau me kryetarin e Parlamentit serb shqetësimin e ShBA-së për Rusinë
Rajon / Botë

Hill ndau me kryetarin e Parlamentit serb shqetësimin e ShBA-së për Rusinë

Kosova Times
Last updated: 2023/04/20 at 5:31 PM
Kosova Times Published April 20, 2023
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se i ka ndarë shqetësimet e tij me kryetarin e Parlamentit serb, Vladimir Orliq, për situatën në këtë shtet lidhur me Rusinë.

“Unë e kam shprehur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara në shumë tema, sa i përket Kosovës, situatës me Rusinë, dhe shqetësimet tona për Rusinë në përgjithësi”, ka thënë Hill, kur është pyetur nga Radio Evropa e Lirë për vizitën e deputetëve rusë në Parlamentin e Serbisë.

Tre deputetë rusë, të cilët janë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë – e kanë vizituar Parlamentin e Serbisë më 19 prill.

Deputetët e Këshillit Federal të Rusisë, Elena Afanasjeva, Andrej Chernishev dhe Vladimir Krugli, janë takuar me kryetarin e Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orliq dhe disa deputetë tjerë.

Ambasadori amerikan ka shtuar se i ka treguar kryetarit të Parlamentit të Serbisë se është i kënaqur me bashkëpunimin bilateral në mes të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Deputetët rusë në ditën e dytë të vizitës në Beograd

Në ditën e dytë të vizitës së tyre në Beograd, deputetët rusë kanë vazhduar takimet me zyrtarë qeveritarë.

Ministri për Administrim dhe Qeverisje Lokale, Aleksandar Martinoviq, ka thënë se me deputetët rusë është diskutuar për forcim të bashkëpunimit mes Serbisë dhe Rusisë.

Sipas tij, dy shtetet kanë nënshkruar 40 marrëveshje për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë.

Megjithatë, Serbia ka thënë se e respekton integritetin territorial të Ukrainës dhe në Kombet e Bashkuara i ka mbështetur disa rezoluta që e kanë dënuar luftën e Rusisë.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times April 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nushi drejtuar aktivistëve të VV-së: Ejani e kundërshtojmë bashkë Zajednicën

Kosova Times Kosova Times March 18, 2023
Mbrëmje e hareshme dhe festive
Flan me kungull
Gërvalla: Të trajtohet sa më parë, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE
Zbardhet biseda e fshehtë mes Putinit dhe Macron për armët bërthamore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?