By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse e doni tortën Red Kadife, këto kube lëngshme djathi krem ​​do të jenë të preferuarat tuaja të reja
January 22, 2026
Kjo është receta më e lehtë e tortës me djathë, pa pjekje, ka pushtuar rrjetet sociale dhe është bërë vetëm me 2 përbërës
January 22, 2026
Pa aksidente me fatalitet, mbi 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë
January 22, 2026
Këto makarona të pjekura me 4 djathëra mposhtin dimrin dhe depresionin sezonal
January 22, 2026
Receta me fasule
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ​KPK reagon ndaj deputetëve të Vetëvendosjes që mbrojtën Nagip Krasniqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ​KPK reagon ndaj deputetëve të Vetëvendosjes që mbrojtën Nagip Krasniqin
Lajme

​KPK reagon ndaj deputetëve të Vetëvendosjes që mbrojtën Nagip Krasniqin

Kosova Times
Last updated: 2023/04/20 at 5:19 PM
Kosova Times Published April 20, 2023
Share
SHARE

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), përmes një komunikate për media, ka kundërshtuar fuqishëm dhe ka shprehur indinjatën e thellë ndaj deklaratave të deputetëve dhe përfaqësuesve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, sipas tyre, kanë përdorur gjuhë të papranueshme dhe tendencioze lidhur me punën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj.

Pas arrestimit të drejtorit të Korporatës së Energjisë së Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”, deputetët Halil Thaçi, Arbër Rexhaj, Adnan Rrustemi, në deklarimet publike i dolën ën mbrojtje drejtorit të arrestuar të KEK-ut.

Mirëpo, KPK-ja konstaton se disa zyrtarë të lartë shtetërorë po tentojnë të ndikojnë sistematikisht në punët e sistemit prokurorial dhe po përçojnë mesazhe tendencioze politike, sikurse thonë se që kanë bërë edhe kësaj radhe, duke përdorur gjuhë denigruese kundër personalitetit të Blerim Isufajt, kandidatit për kryeprokuror të shtetit.

Për KPK-në kjo gjuhë është në kundërshtim me të gjitha normat etike, ligjore dhe kushtetuese.

“Këshilli Prokurorial vlerëson se, deklaratat e tilla, siç ishte ishin ato të djeshmet, janë në kundërshtim të plotë me ndarjen e pushteteve dhe përbëjnë ndërhyrje flagrante dhe të drejtpërdrejtë në punën e gjyqësorit, përkatësisht të institucionit të Prokurorit të Shtetit, ngaqë puna dhe angazhimi i të gjithave, përfshirë edhe PSRK-në , burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, e jo nga vullnetet politike, grupet e interesit dhe individët e caktuar”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, Këshilli Prokurorial i Kosovës, thekson se qëndron plotësisht prapa punës së mirëfilltë dhe shumë profesionale të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe prapa punës dhe angazhimit të prokurorëve të PSRK-së dhe në asnjë rast nuk do të tolerojë denigrimet dhe atakimet qëllimkëqija ndaj angazhimeve dhe përkushtimit të bartësve të sistemit prokurorial.

Në përmbyllje të reagimit, KPK-ja ia risjellë në vëmendje kujtdo që tenton të cenojë punën e kësaj prokurorie dhe Kryeprokurorit Blerim Isufaj, si dhe përgjithësisht punën e institucionit të Prokurorit të Shtetit se, pushteti gjyqësor dhe prokurorial është i veçantë, me institucione kushtetuese, të pavarura dhe të paanshme, të cilat kryejnë detyrën e tyre në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, duke u bazuar gjithnjë në prova dhe fakte. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Pa aksidente me fatalitet, mbi 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Katër të arrestuar për vjedhje të rënda në Obiliq, mes tyre tre të mitur

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Kosova Times April 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Njihet me nofkën “Sedoy”, kush është mercenari i Wagner që Putini mund të zëvendësojë Prigozhinin?

Kosova Times Kosova Times July 15, 2023
Kurti: Epopeja e UÇK-së na ka përcaktuar ritmin e mendimit politik
Një i djathtë famëkeq dhe një vullnetar rus sulmon ashpër Kremlinin: Idiotëve po u mbaron mishi i njeriut
Perparim Rama: Nder për luftëtarët e lirisë! Drejtësi për për çlirimtarët!
Policia e Ukrainës ndalon pjesëtarin e ushtrisë ruse që u fsheh për gjashtë muaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?