By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës
December 13, 2025
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
December 13, 2025
KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
December 13, 2025
Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani
December 13, 2025
PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zvicra e sanksionon grupin rus Wagner
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zvicra e sanksionon grupin rus Wagner
Rajon / Botë

Zvicra e sanksionon grupin rus Wagner

Kosova Times
Last updated: 2023/04/20 at 5:42 PM
Kosova Times Published April 20, 2023
Share
SHARE

Zvicra e ka sanksionuar të enjten grupin rus Wagner, duke ndjekur hapin e Bashkimin Evropian, i cili e ka bërë të njëjtën gjë një javë më parë.

Forcat e Wagnerit janë në krye të ofensivave në lindje të Ukrainës, përfshirë luftimet në qytetin e Bahmutit, ku po shënohen përleshjet më të përgjakshme, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.

“Grupi Wagner është organizatë ushtarake me bazë në Rusi, nën udhëheqësinë e Yevgeny Prigozhin, e cila shërben si instrument i luftës hibride të Rusisë”, ka thënë Ministria ruse e Ekonomisë.

“Ndonëse natyra e saj ligjore është e paqartë, grupi Wagner është pjesë e një rrjeti kompleks të kompanive globale, të cilat janë të lidhura përmes strukturave të mbivendosura të pronësisë dhe rrjeteve logjistike”, është thënë në deklaratë.

I udhëhequr nga biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Prigozhin, Wagner është themeluar më 2014.

Ky grup është përfshirë në konfliktet në Afrikë, Amerikën Latine dhe Lindje të Mesme.

Zvicra nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, mirëpo u është bashkuar sanksioneve të bllokut evropian sa i përket Rusisë, prej nisjes së luftës.

Pavarësisht presionit nga Kievi dhe aleatët, Zvicra vazhdon të ruajë neutralitetin e saj.

Berni ka refuzuar kërkesat e shteteve tjera që armët zvicerane të rieksportohen në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg

SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin

Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës

LIVE/ Nga protesta ne Shkup, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës

Kosova Times April 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore të kulturës

Kosova Times Kosova Times November 4, 2022
IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje
Paris 2024: LeBron, Curry dhe shumë yje në “Skuadrën e Ëndrrave”
Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, Kosova në festë: Bravo shqipe!
Mandati i Xhaçkës, BE e ShBA shprehin shqetësim për vendimin e parlamentit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?