By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kremlini thotë se nuk planifikon mobilizim të ri ushtarak
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kremlini thotë se nuk planifikon mobilizim të ri ushtarak
Rajon / Botë

Kremlini thotë se nuk planifikon mobilizim të ri ushtarak

Kosova Times
Last updated: 2023/04/21 at 3:05 PM
Kosova Times Published April 21, 2023
Share
SHARE

Kremlini ka thënë të premten se nuk është duke planifikuar mobilizim të ri për luftën në Ukrainë, teksa shtohen raportimet se studentëve po u dërgohen njoftime.

Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur në shkurt të vitit të kaluar – është bllokuar në betejën në lindje.

“Nuk ka bisedime në Kremlin për ndonjë valë të re mobilizimi”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve.

Peskov ka folur pasi në raportimet e mediave ruse, është thënë se studentët janë duke pranuar njoftime për ushtri, në Moskë dhe disa qytete tjera.

“Për të qenë i sinqertë, kjo është hera e parë që dëgjoj diçka të tillë”, ka thënë Peskov.

“Çfarë njoftime? Sinqerisht, nuk e di”.

Pas dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar në shtator një “mobilizim të pjesshëm ushtarak”, me qëllim të përforcimit të ushtrisë.

Ky njëherësh ka qenë mobilizimi i parë ushtarak që ka ndodhur në Rusi, prej Luftës së Dytë Botërore.

Qindra mijëra burra janë rekrutuar, derisa dhjetëra mijëra të tjerë kanë ikur prej shtetit.

Peskov ka thënë se është duke vazhduar puna për modernizim dhe digjitalizim të sitemit rus të rekrutimit, lidhur me “obligimin kushtetues të shtetasve rusë për të kryer shërbimin ushtarak”.

Javën e kaluar, Putin e ka nënshkruar një ligj për krijimin e një sistemi të rekrutimit, që parasheh edhe ndalesë për burrat që të largohen nga shteti, në rast se injorojnë ftesën.

Në mesin e ndëshkimeve tjera, për ata që nuk përgjigjen, është përmendur edhe pamundësia për të marrë kredi, për të regjistruar pronë, apo për të punuar si sipërmarrës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times April 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Trupat italiane me mjete të rënda patrullojnë në kufirin Kosovë-Serbi

Kosova Times Kosova Times January 8, 2024
Qeveria miraton Programin për Reforma në Ekonomi 2025-2027
Kolona e Fitores: Një monument me një histori të trazuar, sot një nga vendet e preferuara për turistët dhe berlinezët
Konfuzioni që shkaktoi Stoltenbergu për forcat e sigurisë në veri
DASh publikon raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore-Kosovës i rekomandohet të shqiptojë dënimet e duhura për trafikim me qenie njerëzore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?