By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg
December 13, 2025
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
December 13, 2025
SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin
December 13, 2025
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit
December 13, 2025
Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti mirëpret thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Iowa-s në fushën e arsimit të lartë dhe atë të sektorit privat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti mirëpret thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Iowa-s në fushën e arsimit të lartë dhe atë të sektorit privat
Lajme

Kryeministri Kurti mirëpret thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Iowa-s në fushën e arsimit të lartë dhe atë të sektorit privat

Kosova Times
Last updated: 2023/04/24 at 6:38 PM
Kosova Times Published April 24, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë, ku e pranishme ishte e ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se ky aktivitet synon të forcojë partneritetet ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve akademike të Republikës sonë.

Ne jemi të lumtur që marrëdhënia jonë tashmë e shkëlqyer me shtetin e Iowa-s do të forcohet edhe më tej me përfshirjen e dy universiteteve me bazë në Iowa: Universitetin e Iowa-s dhe Universitetin Shtetëror të Iowa-s, tha ai dhe shtoi se një fokus i veçantë do të jetë në programet e studimit të TIK-ut dhe bujqësisë, për t’iu përgjigjur nevojave specifike të tregut tonë të punës.

Bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile është thelbësor për zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive efektive që adresojnë sfidat shoqërore dhe se një bashkëpunim i tillë promovon gjithashtu inovacionin dhe rritjen ekonomike dhe rrit cilësinë e jetës së qytetarëve tanë,  tha kryeministri Kurti.

Qeveria jonë është e gatshme të bashkëpunojë në mënyrë që Kosova të shkëlqejë në të gjitha frontet. Ne kemi treguar përparim të jashtëzakonshëm në ndjekjen e agjendës sonë të reformës demokratike. Kjo është dokumentuar mirë nga raportet e organizatave ndërkombëtare gjatë dy viteve të fundit. Këtu do të përmendi vetëm disa nga sukseset. Raporti i BE-së për vitin 2022 për Kosovën tregon se nuk ka fushë pa përparim të dukshëm dhe nuk ka fushë me regres të vërejtshëm. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International tregon se Kosova është përmirësuar për 20 vende në vetëm dy vjet” tha Kryeministri.

Kryeministri Kurti gjithashtu u shpreh se Qeveria ka bërë gjithashtu investime rekord në arsim dhe punësim për të rinjtë, duke përmendur programet bachelor dhe master në universitetet tona publike, që tashmë janë pa pagesë. Ai tha se kanë financuar edhe tre mijë bursa për të nxitur studentët që të ndjekin arsimin e lartë, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.

Kryeministri Kurti njoftoi që janë në mes të krijimit të Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në të cilën agjenci do të integrohet një platformë e inteligjencës së biznesit me më shumë të dhëna. Prandaj, tha Kryeministri Kurti, unë do t’ju inkurajoja ju dhe të gjitha projektet e tjera relevante të financuara nga donatorët që të bashkërenditen me përpjekjet tona për ndarjen dhe vlerësimin e të dhënave përkatëse.

Nënshkrimi i këtyre tri marrëveshjeve ndërmjet Universitetit të Iowa-s, dhe Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, dhe Universitetit të Pejës, “Haxhi Zeka”, u bë në prani të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, dhe drejtoreshës së USAID në Kosovë, Zeinah Salahi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Kosova Times April 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama ngre alarmin për rrezikun e mosmbajtjes së Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030: Vonesa në infrastrukturë dhe menaxhim

Kosova Times Kosova Times August 15, 2024
Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake
Diaspora serbe me billborda kundër Kosovës e Kurtit në New York
Prishtina dhe trajneri Egbo ndajnë rrugët
Horoskopi ditor për 10 maj 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?