By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shtator
September 3, 2025
Naftësjellësi një armë politike që nuk rrjedhë: Putin me xhepa bosh nga KIna
September 3, 2025
Aksident i rëndë në Luksemburg, pesë të vdekur
September 2, 2025
Kosova dhe Kroacia drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik e politik
September 2, 2025
Rusia dyshohet se ka ndihmuar Korenë e Veriut të krijojë një raketë të re me shumë koka bërthamore
September 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OSBE pas zgjedhjeve në veri: Të merren parasysh interesat e gjithë komuniteteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > OSBE pas zgjedhjeve në veri: Të merren parasysh interesat e gjithë komuniteteve
Lajme

OSBE pas zgjedhjeve në veri: Të merren parasysh interesat e gjithë komuniteteve

Kosova Times
Last updated: 2023/04/24 at 3:22 PM
Kosova Times Published April 24, 2023
Share
SHARE

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka thënë se të drejtat e dhe interesat e të gjithë komuniteteve që jetojnë në katër komunat veriore të Kosovës, duhet të merren parasysh pas zgjedhjeve në atë zonë.

Jeff Bieley, shef për çështje politike dhe për komunikim në misionin e OSBE-së në Kosovë, ka komentuar për Radion Evropa e Lirë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetarët e komunave me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Këto zgjedhje u bojkotuan gjerësisht nga popullata serbe, dhe dalja në to, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ishte vetëm 3.47 për qind.

“Do të ishte e preferueshme që të gjitha komunitetet të merrnin pjesë plotësisht, si kandidatët ashtu edhe votuesit”, tha Bieley.

Megjithatë, sipas tij, ishte pozitive që, “pavarësisht dallimeve politike për mbajtjen e zgjedhjeve, nuk u bë asnjë përpjekje për të prishur procesin në ditën e zgjedhjeve”.

OSBE-ja, që në të kaluarën ishte angazhuar në monitorimin apo edhe organizimin e zgjedhjeve lokale dhe qendrore në Kosovë, bëri të ditur se nuk i është kërkuar angazhimi në këto zgjedhje në asnjë kapacitet.

“OSBE-ja… nuk ka pasur rol në lehtësimin e zgjedhjeve në Kosovë që nga viti 2020. Kjo për shkak se KQZ-ja ka dëshmuar që nga nëntori i vitit 2020 se ka aftësi teknike për të mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës pa mbështetje operacionale nga OSBE-ja”, theksoi ai.

Sipas rezultateve preliminare, garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, e fituan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq në Zveçan dhe Zubin Potok fituan ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

Nga dhjetë kandidatë, vetëm një ishte nga komuniteti serb.

Më parë këto komuna janë udhëhequr nga anëtarë të partisë më të madhe serbe në Kosovë- Lista Serbe- e cila kësaj here bojkotoi zgjedhjet.

Për bojkotimin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës, liderët kosovarë e fajësuan ndikimin e Beogradit.

Ndërkaq liderët e Serbisë kanë paralajmëruar “një krizë të thellë” në atë zonë.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

You Might Also Like

Kosova dhe Kroacia drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik e politik

Osmani takoi Hargreaves-in, biseduan për krijimin e institucioneve

Hoti: Kuvendi nuk është i konstituuar, janë shkelur parimet kushtetuese

Trump, përpara përfundimit të ultimatumit të fundit, deklaroi përsëri “zhgënjimin” e tij me Putinin dhe premtoi të “bëjë diçka”

Mbi 320 milionë euro investim i FSK në armatim, trajnim dhe infrastrukturë

Kosova Times April 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani udhëtoi zyrtarisht për takime në Vatikan dhe Itali

Kosova Times Kosova Times January 22, 2023
Shpërthim i fuqishëm në një anije në portin e Sarandës, një i plagosur
Aliu: Finalizohet doracaku për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Gjilani do t’i japë titullin `Qytetar Nderi` ish-presidentit të Kroacisë
Ministri çek në Kosovë sheh një skenë politike të bashkuar rreth nacionalizmit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?