By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina thotë se po mban pozicionet strategjike në Bahmut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina thotë se po mban pozicionet strategjike në Bahmut
Rajon / Botë

Ukraina thotë se po mban pozicionet strategjike në Bahmut

Kosova Times
Last updated: 2023/04/24 at 8:42 AM
Kosova Times Published April 24, 2023
Share
SHARE

Mbrojtësit ukrainas po vazhdojnë të mbajnë pozicionet e tyre strategjike në Bahmut, tha një komandant i lartë pasi Rusia pretendoi se ka bërë përparime në këtë qytet, që ka qenë epiqendra e një beteje të ashpër disamujore për kontrollin e rajonit lindor të Donjeckut.

“Ne e godasim armikun, shpesh papritur për të, dhe po vazhdojmë të mbajmë vijat strategjike”, shkroi në Telegram Oleksandr Syrskiy, komandant i forcave tokësore të Ukrainë.

“Gjithkush këtu është hero. Rusët po pësojnë humbje të mëdha, ne po shkatërrojmë personelin e tyre dhe ofensivat potenciale”, shtoi ai.

Komentet e këtij komandanti ukrainas erdhën pasi Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 23 prill se forcat ruse kanë marrë dy qarqe në pjesën perëndimore të qytetit, i cili sipas kreut të grupit rus të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin, është pothuajse nën kontrollin e plotë të forcave të tij.

Këto raportime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Ndërkaq, sipas kreut të administratës ushtarake të Donjeckut, Pavlo Kyrylenko, në 24 orët e fundit janë vrarë edhe dy civilë nga granatimet ruse në Bahmut, dhe dy të tjerë janë plagosur.

Në Herson, forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre në territorin e kontrolluar nga Ukraina në këtë rajon jugor, tha një zëdhënëse e Forcave Jugore të Mbrojtjes ukrainase, pas raportimeve se ushtria ukrainase ka kaluar lumin Dnjepër dhe ka vendosur pozicione në bregun lindor të lumit.

Instituti për Sutidmet e Luftës – me seli në SHBA- tha më 22 prill se blogerët ushtarakë rusë “kanë ofruar pamje të mjaftueshme që tregojnë lokacionet dhe raporte tekstuale që konfirmojnë se forcat ukrainase kanë vendosur pozicione në bregun lindor të Herson Oblast më 22 prill, edhe pse nuk dihet ende se deri në çfarë shkalle dhe për çfarë qëllimi”.

Sipas këtij instituti, sipas të dhënave që kanë paraqitur blogerët rusë, ky pozicionim i forcave ukrainase nënkupton se Ukriana ka krijuar “linja të sigurta të furnizimit” për trupat e saj në rajonin e Hersonit.

Shumë ekspertë kanë thënë se forcat e Kievit kanë nisur përgatitjet për një kundërofensivë. Disa kanë thënë se Ukraina mund të tentojë të marrë territor për të penguar korridorin tokësor që forcat e Kremlinit kanë krijuar midis Gadishullit të aneksuar të Krimesë dhe Rusisë.

Megjithatë, ushtria ukrainase nuk ka pranuar të komentojë nëse forcat e saj kanë vendosur pozicione në pjesën që kontrollohet nga rusët në lumin Dnjepër.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times April 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 3 maj 2025

Kosova Times Kosova Times May 3, 2025
Vdiq shkrimtari dhe humoristi Ali Mehmetaj
Media spanjolle, “A21”: Shqipëria, destinacioni i preferuar i vizitorëve
Përplasje mes kryetarit të ASHAK-ut dhe Seksionit të Shkencave Shoqërore
FBI: Autori i atentatit mund ketë zgjedhur tubimin e ish-Presidentit Trump, për mundësinë që krijonte për të sulmuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?