By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Klerikët e paqes së paarritur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Klerikët e paqes së paarritur
Opinion

Klerikët e paqes së paarritur

Kosova Times
Last updated: 2023/04/25 at 8:02 PM
Kosova Times Published April 25, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Shqiprim PULA

Një maksim latine thotë; për t’i dhënë problemit zgjidhje, problemin duhet ta njohësh dhe kuptosh. Në kontekstin historik, që kur Kosova u la jashtë Shqipërisë londineze, si dhuratë për sllavët, përgjatë një shekulli kishim klerikë që Kosovën nuk e ‘njohën’ por kishte klerikë që edhe nuk e ‘kuptonin’ si problem!.

Disa etapa; që më 1918 Kosovës iu dha njëtrajtshmëria me sllavët e Jugut. Në Shkurt 1945, në Beograd, nga udhëheqja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ), u vendos që Kosova t’i bashkëngjitej Serbisë, e më pas në Korrik 1945, në Prizren, u mblodh një grup i quajtur, këshilli popullor i Kosovës dhe i rrafshit të Dukagjinit, që i referohen edhe si “Kuvendi i Prizrenit”, ku, nga të gjithë pjesëmarrësit, diku 30 prej tyre ishin Shqiptarë, ku u proklamua vullneti “gjoja” i popullit të Kosovës që të jetë me Serbinë. Në Janar 1946, kushtetuta e Republikës Federative Popullore e Jugosllavisë (RFPJ), përcaktoi Kosovën si territor autonom brenda Serbisë. Në Shkurt 1974, u miratua kushtetuta e Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë (RSFJ), e cila i ofroi Kosovës atributet e një republike por jo edhe emrin republikë. Apo, thënë ndryshe, Kosovës, iu njoh emri por jo edhe mbiemri. Në Mars 1989, autoritetet serbe përmes veprimeve kundërkushtetuese suprimuan statusin e Kosovës si njësi konstituive e Jugosllavisë, sërish duke e vendosur dhunshëm Kosovën si territor me popullatë shumicë Shqiptare, nën Serbi. Në Korrik 1990, nga Shqiptarët shumicë të Kosovës u nxor Deklarata e Pavarësisë, e më pas në Shtator 1990 nxjerrin Kushtetutën, që përcakton Kosovën si Republikë, madje, në nenin 1 të kësaj kushtetute ka një përkufizim; “Republika e Kosovës është shtet demokratik i kombit Shqiptar dhe i pjesëtarëve të kombeve dhe pakicave që jetojnë në Kosovë”. Kështu, krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi, u shthur edhe me front luftimesh ushtarake ndërmjet ish-njësive federative, me luftën e Kosovës si të fundit. Por, e gjitha, në tërësinë e etapave politike është histori e aspiratës Shqiptare për mëvetësi dhe për ribashkim me Shqipërinë. Pas përfundimit të luftës Kosovë-Serbi, në Qershor 1999, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, nxori rezolutën 1244 e cila jo vetëm se ka përkufizime të përgjithësuara por edhe të çuditshme si p.sh., njeh vetëqeverisjen substanciale brenda Jugosllavisë, nuk njeh burimin shekullor por vetëm pasojat e problemit e po ashtu nuk përcakton afat kohor të efektivitetit të rezolutës!.

Po për çfarë ndodh ky gllabërim e përvetësim, nga sllavët e “Nova Rusia” çdo gjë Shqiptare?

Që kur perandoria otomane, tokat Shqiptare i kishte ndarë në vilajete për t’u administruar si të ndara ndër-Shqiptarë, por nën portën e lartë, deri në kapitullim dhe largim të tyre; nga Serbët fqinjë u rishfaq apetiti gllabërues e përvetësues, me frymën “sllavizmi nuk përfundon askund …” i realizuar brenda konturës “Nova Rusia” por me akterë të ndryshëm kohor. Ishin, pretendimet territoriale shekullore sllave për ‘tokën e shenjtë’, për ‘identitetin kishtar’, për ‘ekzistencë kombëtare’ dhe jo vetëm, kjo, bëri që të jetë prej kohësh një nga problemet më të vështirët në botë. Fshirja e plotë e vendbanimeve, toponimeve dhe e emrave me identitet Shqiptar, ka treguar ekzistencën, gjuhën, historinë tonë të hareshme. Kishat tona Arbnore-Shqiptare, të përvetësuara e prezantuara si serbe-sllave, po ashtu tregon se deshën ta fshijnë plotësisht identitetin Shqiptar. Në vitet 1921, 1931, 1948 dhe 1953 kur ishte bërë regjistrimi i popullsisë së Jugosllavisë, identiteti kombëtar Shqiptar paraqiste problem, por jo ai mysliman!. Atëherë, madje, shkruhej se numri i popullsisë i rritur në bazë të shtimit natyror është manipuluar dhe të dhënat mbi Shqiptarët nuk përkonin me realitetin fare. Sllavët, edhe mund të quhen një qytetërim si vlerë ndryshe, por kjo vlerë nuk ishte e pranuar për ne Shqiptarët, andaj, çdo herë e në çdo kohë u kemi thënë jo.

Përpjekja diplomatike e kufizuar në “normalizim” si zgjidhje?

Diplomacia e dekadës së fundit e udhëhequr nga UE-ja, e fokusuar në zgjidhjen e çështjeve fondamentale përmes “normalizimit” duket të jetë e kufizuar. Serbia me ndërhyrjen e paprecedent në veriun e vendit, duke e aneksuar politikisht dhe institucionalisht nga autoriteti qendror i Prishtinës zyrtare, për vite, ka rivendosë një epërsi të saj të dikurshme, në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore, duke sfiduar rendin dhe çdo lloj kërkese të Unionit Europian, emisarëve të saj dhe të tjerëve ndërkombëtar!. Nëse Serbia, tolerohet tejmase në një horizont veprimi si kërcënues i paqes, ajo, po e ripërcakton dukshëm rolin e saj në gjeopolitikën rajonale, duke realizuar marrëveshje ushtarake në marrjen e sistemit raketor Rus e dronëve Kinez. Prandaj, dinamika e rolit të saj destruktiv ndaj vende fqinje, e posaçërisht Kosovës, dhe në zgjerim kundrejt luftës në Ukrainë, sa bëhet i dukshëm roli i saj kërcënues për të blerë përqafimin e faktorëve ndërkombëtar. Serbia e rishfaqur si forcë për t’u patur në konsideratë, përkundër ndërhyrjeve të paprecedent në realizim të interesave gjeopolitike sipas kornizës së “Nova Rusia” lidhur me çështjet strategjike kombëtare, kishtare-sllave; disa faktorë ndërkombëtar i ka shtyrë ‘heshturazi’ ta mbështesin atë. E në rrethet e studiuesve të ‘Think Tank’ për siguri ndërkombëtare, së fundmi, përmendet se, Serbia ka shprehur interesim për rotor nuklear me Rusinë e me furnizim uraniumi nga Kazakistani!, fatkeqësisht.

Klerikët e Brukselit zyrtar dhe ata ndërkombëtar, po e respektojnë fuqinë e jo drejtësinë në raport me Kosovën dhe çështjen Shqiptare.

You Might Also Like

Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!

Apel i hapur për vetëdijesim politik dhe përgjegjësi kombëtare

Krimba zorrësh në organizmin politikë të Kosovës

Ka ikur koha e tranzicionit politik!

Populli i Dardanisë nuk mashtrohet

Kosova Times April 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Orban paralajmeron marrëveshjen me Trump: Hungaria mund të shmangë pasojat e “luftës” tarifore SHBA-BE

Kosova Times Kosova Times March 9, 2025
MPJD: Shmangini hyrje-daljet në vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi
Schmidt: Nëse Republika Srpska përpiqet të shkëputet, nuk do të shkojë pa pasoja
Qeveria vazhdon shpronësimin në veri të Kosovës, banorët protestojnë
KRU `Prishtina` paralajmëron shkyçje të borxhlinjve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?