By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bilall Kasami shpall fitoren në Tetovë: Fituam gjithë Pollogun
October 19, 2025
Nje shkrim briliant: “Dashuria e njëjtë e shokut tim të fëminisë në aliazhin gjuhësor të tij”
October 19, 2025
Kombëtarja e Kosovës në hendboll mposhtet nga Kroacia
October 19, 2025
BDI shpall fitoren në Likovë dhe Plasnicë
October 19, 2025
Mexhiti shpall fitoren në Çair: Fitoi një klasë e re politike
October 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Papa Françesku u jep grave të drejtën e votës në mbledhjen e peshkopëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Papa Françesku u jep grave të drejtën e votës në mbledhjen e peshkopëve
Rajon / Botë

Papa Françesku u jep grave të drejtën e votës në mbledhjen e peshkopëve

Kosova Times
Last updated: 2023/04/26 at 8:23 PM
Kosova Times Published April 26, 2023
Share
SHARE

Papa Françesku do t’u mundësojë grave të votojnë, për herë të parë, në një takim global të peshkopëve në tetor, u njoftua të mërkurën, më 26 prill.

Agjencia France-Presse (AFP) vlerëson se kjo është një lëvizje historike që mund të çojë në një përfshirje më të madhe në vendimmarrje në Kishën Katolike Romake.

Në të kaluarën, gratë lejoheshin të merrnin pjesë në sinode, organe këshilluese të papës, si auditore, por pa të drejtë vote.

Rregullat revolucionare, të publikuara të mërkurën, lejojnë pesë motra fetare me të drejtë vote.

Përveç kësaj, Papa vendosi të përfshijë atë që dokumenti i Vatikanit e quan “70 anëtarët jo-peshkopalë që përfaqësojnë grupet e ndryshme të besimtarëve të popullit të Zotit”.

Papa do të zgjedhë 70 priftërinj, motra të rendeve, dhjakë dhe laikë katolikë nga një listë prej 140 personash të rekomanduar nga konferencat kombëtare të peshkopëve. Konferencat inkurajohen të përfshijnë të rinjtë. Vatikani kërkoi që 50 për qind e 70 klerikëve, të jenë gra.

Në sinode zakonisht marrin pjesë nga rreth 300 njerëz, kështu që shumica e atyre me të drejtë vote do të jenë edhe më tej peshkopë. Megjithatë, ndryshimi është i jashtëzakonshëm për një institucion që ka qenë i dominuar nga burrat me shekuj, shkruan AFP.

Rregullat e reja ndoqën dy hapat e mëdhenj që Françesku ndërmori vitin e kaluar për të vendosur gratë në pozita vendimmarrëse në Vatikan.

Në njërin hap, ai reformën domethënëse që do të lejojë çdo katolik të pagëzuar, përfshirë gratë, të kryesojë shumicën e departamenteve të Vatikanit, sipas një kushtetute të re për administratën qendrore të Selisë së Shenjtë.

Vitin e kaluar, ai emëroi gjithashtu tri gra në komitetin, i cili më herët ishte tërësisht me burra, që e këshillon atë për zgjedhjen e peshkopëve botërorë.

Për vite me radhë, grupet e grave në Kishë kanë kërkuar të drejtën për të votuar në sinodet e profilit të lartë të ngarkuar për përgatitjen e rezolutave, të cilat zakonisht çojnë në një dokument papnor.

Në vitin 2021, Françesku, për herë të parë emëroi një grua në pozicionin e dytë në autoritetet e Vatikanit, me çka motër Raffaella Petrini u bë gruaja e rangut më të lartë në shtetin më të vogël në botë.

Në të njëjtin vit, ai emëroi murgeshën italiane, motrën Alessandra Smerilli, në pozicionin numër dy në Zyrën për zhvillim të Vatikanit, e cila merret me çështjet e drejtësisë dhe paqes.

Ai emëroi gjithashtu Nathalie Becquard, një anëtare franceze e motrave misionare Xaviere, si bashkë-nënsekretare të departamentit të Vatikanit që përgatitë sinodin.

Sinodi i ardhshëm është përgatitur për dy vjet, gjatë të cilëve katolikët në mbarë botën u pyetën për vizionin e tyre për të ardhmen e Kishës.

Avokuesit e përshëndetën konsultimet, si mundësi për të ndryshuar dinamikën e pushtetit të Kishës dhe për t’i dhënë një zë më të madh katolikëve, duke përfshirë gratë dhe njerëzit në margjinat e shoqërisë.

Konservatorët thonë se procesi ishte një humbje kohe, se mund të minojë strukturën hierarkike të Kishës prej gati 1.4 miliardë anëtarësh dhe se në afat të gjatë mund të zbehë doktrinën tradicionale, raporton AFP.

You Might Also Like

Putini “godet” Vuçiçin për përpjekjen për të shtetëzuar NIS-in

Trump: Kolumbia drejtohet nga një trafikant droge!

Vulin për RT Balkan: Serbia është aleate e Rusisë, pa të nuk ka të ardhme

Zbardhet udhërrëfyesi i Mbrojtjes së BE-së

Gazi rus dhe mbështetja për Ukrainën: Kontradiktat e kundërshtarit të Orbanit

Kosova Times April 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Moti i keq shkakton 27 viktima në Pakistan

Kosova Times Kosova Times June 11, 2023
5 lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë
Në kërkim të njerëzve të ndershëm!
Kek i zhveshur: Një recetë për një ndjesi me tre përbërës që kërkon vetëm 10 minuta punë
Kazakistani refuzoi të ndihmojë Rusinë për të anashkaluar sanksionet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?