By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve
January 31, 2026
Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta
January 31, 2026
Përgatitni shpejt një supë të shijshme me krem ​​domatesh dhe kënaqni familjen tuaj…
January 31, 2026
EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…
January 31, 2026
Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfundon subvencionimi i faturave të energjisë elektrike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Përfundon subvencionimi i faturave të energjisë elektrike
Financa

Përfundon subvencionimi i faturave të energjisë elektrike

Kosova Times
Last updated: 2023/04/26 at 4:29 PM
Kosova Times Published April 26, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në këtë muaj përfundon subvencionimi i faturave të konsumatorëve që kursejnë energjinë elektrike.

Nga kjo masë, e cila ka filluar në muajin shtator të vitit të kaluar, kanë përfituar rreth 200 mijë familje dhe janë kursyer 88 milionë euro nga importi, tha ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media, së bashku me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Nga ky muaj Qeveria e Kosovës ka subvencionuar faturat e konsumatorëve, të cilët kanë kursyer së paku 5 për qind të energjisë së konsumuar në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Këta konsumatorë kanë përfituar dyfishin e përqindjes së kursyer.

Murati tregoi se subvencionimi për tre muajit e parë (shtator, tetor, nëntor) janë paguar nga buxheti i Kosovës, ndërsa katër muajt e tjerë (dhjetor 2022, janar, shkurt, mars 2023) janë paguar nga fondet e Bashkimit Evropian në shumën prej 15 milionë eurosh.

Një pako tjetër lehtësuese për pagesën e faturave të energjisë, Murati tha se gjatë këtij viti do të jetë vetëm për familjet në nevojë.

“Do të ketë masa të tjera, që po ashtu janë të parapara me pakon mbështetëse të BE-së, janë 25 milionë euro të tjera për familjet në nevojë”, bëri të ditur Murati.

Në muajin shkurt Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje financiare në vlerë prej 75 milionë eurosh në kuadër të programit të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se BE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë qytetarët e Kosovës me masa të tjera efiçiente, si në renovimin e ndërtesave, pajisjeve efiçiente për ngrohje, instalimin e paneleve diellore dhe bizneset e vogla dhe të mesme, në mënyrë që të investojnë në energji të ripërtërishme.

Ndryshe, nga 1 prill i këtij qytetarët në Kosovë do t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike për 15 për qind më shtrenjtë. Ky vendim është marrë në muajin mars nga Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike.

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times April 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Akuzohen tetë persona për falsifikim të dokumenteve dhe shpëlarje parash

Kosova Times Kosova Times December 13, 2024
Koreja e Jugut: Ushtarët e Koresë së Veriut kalojnë kufirin. Ne qëlluam.
Policia ukrainase shpërndan dhurata për festa në Bahmutin e rrethuar
Sulmohen seksualisht dy të mitura
“Le të dihet”: Mirëpritet akuza në mungesë për krime lufte në Zajm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?