By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Talibanët vrasin liderin e IS-it që planifikoi sulmin në aeroportin e Kabulit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Talibanët vrasin liderin e IS-it që planifikoi sulmin në aeroportin e Kabulit
Rajon / Botë

Talibanët vrasin liderin e IS-it që planifikoi sulmin në aeroportin e Kabulit

Kosova Times
Last updated: 2023/04/26 at 4:14 PM
Kosova Times Published April 26, 2023
Share
SHARE

Lideri i grupit militant, Shteti Islamik (IS), që besohet se ka planifikuar sulmin me bombë në aeroportin e Kabulit më 2021 është vrarë nga talibanët, thanë zyrtarët amerikanë.

Bombardimi i gushtit të vitit 2021 la të vrarë të paktën 170 civilë dhe 13 ushtarë amerikanë, teksa njerëzit po tentonin të largoheshin nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e shtetit.

Ky militant i IS-it është vrarë javë më parë, por është dashur kohë që të konfirmohet vdekja e tij, thanë zyrtarët amerikanë.

Emri i militantit të vrarë nuk është bërë publik.

Zyrtarët amerikanë thanë se kanë përcaktuar se lideri i IS-it është vrarë përmes mbledhjes së informacioneve të inteligjencës në rajon, edhe pse ata nuk dhanë detaje të tjera se si mësuan se ai ishte përgjegjës për bombardimin.

“Ekspertët në Qeveri kanë besim të madh se ky individ në të vërtetë ishte personi përgjegjës”, tha një zyrtar i lartë amerikan për CBS.

Sipas raportimit të New York Times, ShBA-ja mësoi për vdekjen e liderit të IS-it në fillim të prillit. Është e paqartë nëse ai është shënjestruar nga talibanët apo është vrarë gjatë luftimeve të vazhdueshme midis IS-it dhe talibanëve.

Më 24 prill, ShBA-ja nisi të njoftonte familjet e ushtarëve të vrarë në bombardimin në Kabul lidhur me vdekjen e liderit të IS-it.

Bombardimi në aeroportin e Kabulit ndodhi disa orë pasi qeveritë perëndimore paralajmëruan shtetasit e tyre që të qëndrojnë larg Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit për shkak të rrezikut të madh nga IS-K, që është dega e IS-it në Afganistan.

Sulmi ndodhi më 26 gusht të vitit 2021 kur një sulmues vetëvrasës hyri në mes të turmës që po prisnin jashtë portës së aeroportit dhe shpërtheu eksplozivët.

Atëbotë, turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur në atë zonë, duke shpresuar që do të mund të evakuoheshin pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

SHBA-ja kreu një sulm me dron në Kabul disa ditë më vonë dhe deklaroi se kishte shënjestruar një sulmues vetëvrasës, por pranoi se raketa kishte vrarë dhjetë civilë, përfshirë shtatë fëmijë.

Më pas Uashingtoni ofroi 10 milionë dollarë shpërblim për këdo që kishte informacione që do të çonin në kapjen e personave përgjegjës për sulmin apo për kapjen e liderit të IS-K, Sanaullah Ghafari.

Në gusht të vitit 2021, trupat amerikane u tërhoqën nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës më të gjatë amerikane.

Tërheqja e trupave çoi në kolapsimin e Qeverisë afgane dhe ushtrisë, që SHBA-ja kishte mbështetur për dy dekada. Kjo mundësoi edhe rikthimin në pushtet të talibanëve.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times April 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia nisi një sulm me raketa në fabrikën Motor Sich në Zaporozhye

Kosova Times Kosova Times August 5, 2023
Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s
Kremlini refuzon të komentojë zhdukjen e Surovikin
Presidenca: Shtyrja e zgjedhjeve, vetëm pas vlerësimit nga organet e sigurisë
Omëletë spanjolle “Tortilla De Patatas”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?