By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata miraton kërkesën qeveritare për mbylljen e Radios Evropa e Lirë në Kirgizi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykata miraton kërkesën qeveritare për mbylljen e Radios Evropa e Lirë në Kirgizi
Rajon / Botë

Gjykata miraton kërkesën qeveritare për mbylljen e Radios Evropa e Lirë në Kirgizi

Kosova Times
Last updated: 2023/04/27 at 9:45 PM
Kosova Times Published April 27, 2023
Share
SHARE

Një gjykatë në kryeqytetin e Kirgizisë, Bishkek, e ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës për të mbyllur shërbimin e Radios Evropa e Lirë në Kirgizi – e njohur atje si Radio Azattyk. Ky vendim, të cilin REL-i e quajti “të egër”, erdhi pasi kompania kishte refuzuar ta hiqte një video për përleshjet përgjatë një segmenti të kufirit me Taxhikistanin.

Menjëherë pasi gjykatësi Cholpon Karimbaeva shpalli vendimin më 27 prill , avokati i Radios Evropa e Lirë, Timur Sultanov, tha se vendimi do të apelohet në Gjykatën e qytetit të Bishkek pasi “gjatë procesit, ne i paraqitëm argumentet tona të bazuara në ligj dhe kushtetutë. Për fat të keq, gjykata nuk na dëgjoi”.

Presidenti dhe shefi ekzekutiv i Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly, shtoi se Radio Evropa e Lirë do të apelojë vendimin “e egër” të gjykatës.

“Historia jonë na ka treguar se kur njerëzit duan informacione të vërteta, që censurohen nga qeveria e tyre, ata do të gjejnë mënyra për të pasur qasje në to”, tha Fly.

Amnesty International tha se pretendimet e bëra nga autoritetet në Kirgizi për videon janë të rreme dhe një po përdoren si justifikim për mbylljen e transmetuesit.

“Autoritetet kanë kërkuar një justifikim për ta mbyllur një zë të pavarur mediatik”, tha në një deklaratë Marie Struthers, drejtoresha e Amnesty International për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Struthers tha se vendimi për ta mbyllur Radio Azattyk është një goditje e madhe për lirinë e shprehjes në vend.

“Autoritetet e Kirgizisë kanë ndërmarrë një hap tjetër drejt heshtjes së mbulimit kritik të ngjarjeve në vend dhe mbylljes së gojës së gazetarëve”, tha Struthers.

Amnesty International përsëriti gjithashtu thirrjen e saj për autoritetet në Kirgizi që ta tërheqin urdhrin e tyre për mbylljen e Radio Azattyk, dhe të mos frikësojnë gazetarët dhe kritikët e qeverisë dhe respektojnë dhe mbrojnë lirinë e shprehjes për të gjitha mediat në Kirgizi.

Ministria kërkoi ndalimin e operacioneve mediatike nga Shërbimi i Radios Evropa e Lirë në Kirgizi në janar, duke përmendur refuzimin e Radio Azattyk për ta hequr nga interneti një video të përleshjeve në shtator të vitit 2022 përgjatë një segmenti të kufirit me Taxhikistanit, për të cilat dy vendet nuk pajtohen.

Autoritetet në Kirgizi bllokuan faqet e internetit të Radio Azattyk në fund të tetorit, pasi ajo refuzoi të hiqte videon në fjalë, e cila u prodhua nga Current Time, një rrjet në gjuhën ruse i drejtuar nga REL-i në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

Zyrtarët e shtetit të Azisë Qendrore kanë pohuar se autorët e videos “kryesisht” kanë marrë pozicionin e palës së Taxhikistanit.

Autoritetet thanë se vendimi bazohej në Ligjin për Mbrojtjen nga Informacioni i rremë, legjislacion që u kritikua gjerësisht kur u miratua në gusht të vitit 2021.

Radio Evropa e Lirë ka thënë se “merr seriozisht angazhimin tonë për raportim të balancuar” dhe se pas një rishikimi të përmbajtjes në fjalë, “asnjë shkelje e standardeve tona” nuk është gjetur.

Llogaria bankare e Radio Azattyk në Bishkek u ngri gjithashtu pasi u bllokuan faqet e internetit, ndërsa në nëntor, autoritetet në Kirgizi i pezulluan akreditimet e 11 gazetarëve të Radios Evropa e Lirë në parlament.

Vendimi i qeverisë së Kirgizisë për t’i bllokuar faqet e internetit të Radio Azattyk është kritikuar nga vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, politikanë të ndryshëm në Kirgizi, persona të famshëm, intelektualë, gazetarë, ligjvënës dhe aktivistë të të drejtave, të cilët i kanë kërkuar qeverisë ta shfuqizojë atë vendim.

Avokati i Radios Evropa e Lirë, Sultanov, tha se vendimi i gjykatës më 27 prill “i përgjigjet pyetjes” nëse “qytetarët e Kirgizisë kanë të drejtë të marrin dhe ndajnë informacione të vërteta apo nëse kjo e drejtë është e shkruar vetëm nominalisht në kushtetutë”.

You Might Also Like

Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan

SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll

Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’

Mbi 270 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Kosova Times April 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Siria përballet me Gjykatën Botërore rreth pretendimeve për torturë

Kosova Times Kosova Times June 12, 2023
Potestohet sërish sot kundër shtrenjtimit të rrymës
Serbia thotë se ushtarët afër kufirit penguan kontrabandën me drunj
Sulm i ri në Rafah, të paktën 21 të vdekur; Izraeli mohon të jetë pas tij
Vuçiq tha për RIA Novosti: Takimi me Zelenskyn nuk ndryshon qendrimin ndaj Moskes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?