By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Masakra gjenocidale e Mejës ku u vranë e zhdukën 376 civilë shqiptarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Masakra gjenocidale e Mejës ku u vranë e zhdukën 376 civilë shqiptarë
Lajme

Masakra gjenocidale e Mejës ku u vranë e zhdukën 376 civilë shqiptarë

Kosova Times
Last updated: 2023/04/27 at 8:31 AM
Kosova Times Published April 27, 2023
Share
SHARE

Sot shënohet 24 vjetori i masakrës së Mejës, ku forcat serbe vranë e masakruan 376 civilë shqiptarë të pafajshëm. Më 27 prill të 99-ës, forcat serbe i kishin ndarë nga kolonat e të dëbuarve burrat shqiptarë, që më pas i vranë dhe i zhdukën pa gjurmë. Nga kjo masakër që është një ndër më të mëdhatë, nga rreth 400 të tilla që i shkaktoi regjimi serb në Kosovë, ende ka persona të zhdukur.

Me një ofshamë të madhe “ohaaaaa”, e fillon rrëfimin e saj Zejnepe Xhemajlaj nga fshati Rracaj, teksa përshkruan krimin e përmasave gjenocidale që forcat kriminelet serbë kryen në fshatin Meje të Gjakovës, sot 24 vite më parë.

Në Meje, forcat ushtarake e policore serbe kishin pushkatuar 376 shqiptarë civilë të pafajshëm. Të gjitha viktimat ishin burra. Në mesin e të vrarëve ishte edhe bashkëshorti dhe djali i zonjës Zejnepe.

“Mërzi kam boll. Kam shumë shkrumbe të mdhaja. Unë e kam të vrarë burrin me gjithë djalë. Është i vrarë edhe baca Hasan me gjithë djalë. Është edhe Xhemajli. I kam edhe dy djem të kunatit. Në Meje janë vrarë me qindra djem e burra. S’di çka me thanë ma zi për jetën tonë dhe atë ditë të tmerrshme që na ka ndodhur”, tha ajo.

Për krimin e llahtarshëm që kishte parë, flet edhe Ibrahim Haxhiu.

“Në mesin e shumë trupave të viktimave që kam parë, kam pa edhe 7 apo 8 trupa që ishin pa kokë. Në vendin e krimit kam parë edhe veshmbathje e gjësende të ndryshme”, rrëfeu Haxhiu për RTK.

Në Meje familjarë kishte humbur edhe Selim Zyberi nga fshati Mulliq. Përveç dhembjes së madhe për familjarët, brengë e madhe për të është edhe fakti se nga masakra e Mejës, ende ka viktima të pa gjetura.

“Ende, edhe sot e kësaj dite janë edhe 16 persona të zhdukur. Ata munden edhe me qenë në ndonjë varr masiv ndoshta edhe këtu brenda në Kosovë. Por që ende nuk ka fakte e dëshmi, e pa këto kurrë një gjë nuk po vërtetohet”, tha ai.

Që nga viti 1999, çdo 27 prill është i rëndë e më i rëndë për ne, thotë Bekim Hasanaj nga fshati Meje, babai i të cilit vazhdon të jetë i zhdukur.

“Unë babanë ende nuk e kam gjet. E kam edhe axhën me djalë të zhdukur. Axhën tjetër me djalë dhe me nip i kemi gjetur. Ne si familje i kemi humbur 6 persona më 27 prill të vitit 1999-të”, tha ai.

Drejtues i shoqatës së familjarëve të personave të pagjetur “27 Prilli” në Mejë, Haki Sadrija thotë për Radio Kosovën se dhimbja e familjarëve është shumë e madhe. Por, megjithëkëtë, ajo që i ngushëllon familjarët, sipas tij, është fakti se numri më i madh i atyre që ishin ekzekutuar në masakrën e Mejës, tashmë janë gjetur dhe mbetjet mortore u janë kthyer familjarëve. Për tragjedinë e shkaktuar në Mejë, ende kriminelët nuk janë sjellë para drejtësisë, thotë Sadrijaj.

“Kemi me emra dhe mbiemra të deponuar, por që asnjëri prej tyre nuk është sjellë para drejtësisë. Kemi rastin e eprorëve ushtarakë të fshatit Korenicë, familja Micunoviq. Sepse selektimin e njerëzve në masakrën e Mejës e kanë bërë bashkëfshatarët tanë”, tha ai.

Sot, 24 vite më parë, në orët e hershme të mëngjesit, në një operacion të planifikuar, ushtria serbe kishte grumbulluar 376 meshkuj nga fshatra të ndryshme të Gjakovës, të cilët më pas i ekzekutuan. Në mesin e rreth 400 masakrave sa shkaktoi regjimi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë, masakra e Mejës është një ndër më të mëdhatë dhe shpesh është cilësuar si një Srebrenicë e dytë e Ballkanit.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times April 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arratisje ne tentativ si në filma i çiftit shqiptar në Itali, ja çfarë iu gjet në makinë

Kosova Times Kosova Times March 20, 2023
Avokatët që largohen nga Rusia mund të humbasin statusin e tyre
Kos: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE, brenda vitit 2029
Masa qarkullimi për automjetet me pesha të larta, shkak temperaturat
Antisemitizmi dhe islamofobia: miqësia midis Rusisë dhe Hamasit në optikën e militaristëve rusë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?