By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia refuzon kërkesën e ShBA-së për ta vizituar gazetarin e burgosur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia refuzon kërkesën e ShBA-së për ta vizituar gazetarin e burgosur
Rajon / Botë

Rusia refuzon kërkesën e ShBA-së për ta vizituar gazetarin e burgosur

Kosova Times
Last updated: 2023/04/27 at 3:08 PM
Kosova Times Published April 27, 2023
Share
SHARE

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, se e ka refuzuar një kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i bërë një vizitë gazetarin amerikan të The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili është burgosur në Rusi nën akuza për spiunazh.

Ministria ruse tha se refuzoi kërkesën për një vizitë më 11 maj në shenjë hakmarrjeje për refuzimin e ShBA-së për t’u dhënë viza gazetarëve rusë që planifikonin ta shoqëronin ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në një udhëtim për në Kombet e Bashkuara (OKB).

Gershkovich ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij më 29 mars nga shërbimi i sigurisë ruse nën akuzat për spiunazh që ai, The Wall Street Journal dhe qeveria e ShBA-së i kanë mohuar.

Gershkovich është korrespondenti i parë amerikan që nga fundi i Luftës së Ftohtë që është arrestuar në Rusi nën akuzat për spiunazh. Arrestimi i tij tronditi gazetarët amerikane dhe nxiti zemërim në mesin e shteteve të Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur Gershkovichin të “arrestuar gabimisht” dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Refuzimi rus i kërkesës së ShBA-së për një vizitë konsullore për Gershkovichin erdhi pas paralajmërimit nga Lavrov se Moska “nuk do ta harrojë dhe nuk do ta falë” refuzimin e vizave për gazetarët rusë.

Ministria e Jashtme ruse tha se po shqyrtonte gjithashtu ndërmarrjen e hapave të tjerë hakmarrës.

“Një shenjë proteste u paraqit në lidhje me sjelljen provokuese të misionit diplomatik të ShBA-së, e cila pengoi lëshimin e vizave për përfaqësuesit e mediave të zgjedhur nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të cilët supozohej ta shoqëronin atë në udhëtimin e tij drejt Nju Jorkut si pjesë e presidencës ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse.

“Ambasada e ShBA-së u informua në lidhje me këtë se kërkesa e saj për qasje konsullore ndaj shtetasit amerikan Gershkovich, të arrestuar nën dyshimin për spiunazh, më 11 maj, u refuzua”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Masa të tjera të mundshme hakmarrëse, për të cilat pala amerikane do të njoftohet në kohë, janë duke u shqyrtuar”.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kosova Times April 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti e viziton Llaushën e Skenderajt pas vërshimeve

Kosova Times Kosova Times January 22, 2023
KFOR: Heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt
Alexei Navalny u dërgua në një qeli dënimi për herë të 26-të
Lajm i keq për Realin, Ceballos dy muaj jashtë fushës së blertë
Tërmet i fuqishëm godet Iranin – raportohet për shumë dëme materiale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?