By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Agjencia për digjitalizim për mbrotje nga sulmet kibernetike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Agjencia për digjitalizim për mbrotje nga sulmet kibernetike
Rajon / Botë

Agjencia për digjitalizim për mbrotje nga sulmet kibernetike

Kosova Times
Last updated: 2023/04/29 at 4:26 PM
Kosova Times Published April 29, 2023
Share
SHARE

Ministria e Shoqërisë Informative në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar themelimin e një agjencie për digjitalizim që do të ketë për detyrë koordinimin e sigurisë kibernetike për të gjitha institucionet e vendit.

Gjatë dy vjetëve të fundit shumë institucione të shtetit ishin cak i sulmeve kibernetike duke paralizuar funksionimin e tyre me ditë të tëra.

Për t’i shmangur problemet e këtilla, ministri i Shoqërisë Informative, Azir Aliu, bëri të ditur se në agjencinë për digjitalizim do të angazhohen ekspertët më të mirë të inxhinierisë së teknologjisë informative nga vendi dhe jashtë. Sipas tij, ata do të menaxhojnë me tërë procesin për të mbrojtur strukturën digjitale të institucioneve të shtetit.

“Tashmë çdo institucion ia del si di: ose paguan ndonjë softuer të shtrenjtë ose ndonjë specialist të shtrenjtë të teknologjisë informative që të mund të shmangë depërtimin në sistem dhe në fund si shtet nuk kemi asnjë mbrojtje. Agjencia do t’i mbrojë të gjitha institucionet në kaskadë [kapelë mbrojtëse]. Do të filtrojë të gjitha sinjalet [sulmet] që vijnë nga jashtë”, tha Aliu.

Ai njëherësh bëri të ditur se detyrë e agjencisë do të jetë koordinimi i këtij institucioni me institucionet e ndryshme të shtetit për përdorimin e softuerëve, si dhe sistemeve antivirus që kanë në përdorim.

Ekspertët për siguri kibernetike thonë për Radion Evropa e Lirë se Maqedonia e Veriut është vonuar për sa i përket krijimit të një organi, i cili në formë të centralizuar do të koordinojë punën e të gjitha institucioneve për sa i përket sigurisë digjitale.

Megjithatë, ata shtojnë se edhe pas formimit të agjencisë, sfidë më vete do të jetë sigurimi i kuadrit të inxhinierisë së teknologjisë informative

“Sigurisht që do të ketë probleme me sigurimin e kuadrit. Nuk e di se cilat janë buxhetet e planifikuara, sepse paga është një faktor vendimtar për një numër të madh njerëzish, edhe pse do të jetë një sfidë e madhe që inxhinierët e teknologjisë informative, të cilët në tregun privat kanë paga shumë të larta, të vendosin të punojnë për shtetin ku pragu maksimal është i përcaktuar”, thotë për REL-in, Filip Simeonov, ekspert për siguri kibernetike.

Ai zgjidhjen e sheh në bashkëpunimin e institucioneve të shtetit me kompanitë private të IT-së.

“Agjencia e digjitalizimit duhet të punësojë menaxherë dhe drejtues projektesh që do t’i menaxhojnë proceset. Në shumë vende evropiane funksionojnë partneritetet publiko-privat, ku kompanitë private bëjnë punën e tyre, por dikush duhet t’i menaxhojë dhe të shohë nëse puna është bërë mirë”, vlerëson Simeonov.

Autoritetet e vendit, sulmet kibernetike ndaj institucioneve të shtetit i kanë cilësuar si pjesë të luftës hibride që zhvillohet në Evropë, pas agresionit rus në Ukrainë.

Për evitimin e sulmeve kibernetike zyrtarët e lartë të vendit bënë të ditur se krahas ekspertëve të vendit, ishin përfshirë dhe vendet anëtare të NATO-s.

Autoritetet maqedonase më tani nuk kanë dhënë përgjigje nëse sulmet kibernetike ndaj institucioneve të shtetit janë pjesë e të ashtuquajturës luftë hibride.

Prokurori publik, Gavril Bubevski, vlerësoi se lufta ndaj kërcënimeve hibride duhet të jetë e koordinuar dhe shumëdimensionale, por edhe të shfrytëzohen praktikat më të mira nga vende e zhvilluara të Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ajo që është ndoshta veçoria më specifike e kërcënimeve hibride është potenciali i tyre që vazhdimisht dhe shpejt të ndryshojnë formën dhe mjetet e realizimit, duke u bërë kështu një sfidë shtesë për ne si institucione për t’i parandaluar dhe sanksionuar në mënyrë adekuate”, tha Bubevski. Këto komente ai i bëri gjatë kësaj jave në kuadër të Konventës Nacionale të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kushtuar ballafaqimit me kërcënimet hibride.

Ndërkohë, ekipet punuese tashmë janë angazhuar në hartimin e ligjit që do të mundësojë themelimin e agjencisë për digjitalizim.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times April 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Falja e tatimit në pronë, Murati: Është në përgjegjësi të komunave

Kosova Times Kosova Times September 2, 2023
Pija e preferuar e Profetit Muhamed: Uji Nabiz pihet gjatë Ramazanit, ja si bëhet
Moti gjatë javës do të jetë i ndryshueshëm
Balena përmbys një varkë, pesë të vdekur në Zelandë të Re 
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 29 gradë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?