By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale
May 19, 2025
Kjo është dieta e çiftit turk : falë saj, Halit humbi 14 kilogramë dhe Berguzar 7 kilogramë
May 19, 2025
36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve
May 19, 2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
May 19, 2025
Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arsimi që e “mirëmban” dhe e fisnikëron kombin, e fuqizon edhe shtetin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Arsimi që e “mirëmban” dhe e fisnikëron kombin, e fuqizon edhe shtetin
Opinion

Arsimi që e “mirëmban” dhe e fisnikëron kombin, e fuqizon edhe shtetin

Kosova Times
Last updated: 2023/04/29 at 10:21 PM
Kosova Times Published April 29, 2023
Share
SHARE

Shkruan Sociologu Dr, Fadil Maloku

 Nëse, kriter i emancipimit të një kombi apo njē shteti të caktuar merret shkalla e edukimit dhe arsimimit, atëherë lirisht mund të themi se çdo komb apo shtet (në parim) e synon më shumë cilësinë se sa sasinë e arsimimit dhe edukimit. Në këte kontekst, kuptojmë se sa e rëndësishme është kjo komponentë në përparimin e një kombi. Për tu shpjeguar, ia vlenë të ceket se sistemi i arsimimit, po, edhe ai i edukimit që i rekomandon paradigma e kohës sonë, pra kjo e post modernizmit (nëse mund të shquhet kështu e gjithë sistemi i edukimit dhe arsimimit që do ushtrohet në shkollat e së ardhmes) insiston në vazhdimësi në një lloj distingsioni midis konceptit edukimit dhe atij të mësimdhënies. Nga këndvështrimi sociologjik, për modelin e shkollimit të tillë shumica e njerëzve do të mund të ushtrojnë profesionin e mësuesit, mirëpo, jo edhe rolin e edukatorit i cili do “mirëmbahet” në kufjt dhe limitet e kudizuara. Që realisht nënkupton se ky tip apo model shkollimi në përgatitjen e brezave të rinj do kërkoj e insistoj me ngulmim që edukatori i ri i këtij lloj arsimimi patjetër duhet ta posedoj një nivel të pranuar publik, pra një “standard” të pranuar nga institucioni përkatës i kontrollit të cilësisë. Institucion i cili as nuk “pranon” e as nuk “refuzon” nivele edukimi e arsimimi sipas qejfeve, interesave klanore, grupore, politike e ideologjike, por, ekskluzivisht sipas interesave ekonomike meritokratike afatgjate të vendeve dhe shteteve që e pranojnë sistemin e shkollimit që është në kolizion me kohën. Shkollat postmoderniste që ngandonjëherë konsiderohen edhe si prona private të individëve me horizont dhe vizion për të ardhmen, imperativ dhe ekskluzivitet social të vetëm e kanë përveç përgaditjes profesionale e kanë edhe aftësimin social që nënkupton utilitarizmin dhe formimin e qytetarëve si personalitete “funksionale” që e edukojnē dhe arsimojnē komunitetin që i përkasin. Këto tipa shkollash, që pas rënies së komunizmit në Evropë, po edhe në gjithë vendet tjera, mbështetjen e gjetën kryesisht në shërbimet e kompanive që ishin de facto dhe de jure edhe pronar të vërtetë, por, që përveç interesit dhe profitit kishin edhe misionin e edukimit dhe arsimimit të masave të gjera, e sidomos kur janë në pyetje subvencionet edukative dhe në veçanti burimet njerëzore.

       Mirëpo, me aktin dhe faktin e pranimit që të hyjnë në konkurrencë lojale, me shkollat vendore shtetërore postkomuniste, mbështetja (sidomos; ajo financiare dhe ajo e burimeve njerëzore) u ushtrua nga vendasit. Ku të gjeturat empirike dhe sidomos rekomandimet e modelit të teknikave dhe metodologjisë së arsimit nëpër shkollat e tipit post modernist e favorizojnë dhe nxisin arsimin e përqendruar ekskluzivisht tek profesioni. Është një thënie e njohur që na mëson të kuptojmë “peshën specifike” të arsimit dhe edukimit, ku thuhet; “për t’i mbajtur nën kontroll masat, mjafton që t’i privosh ata nga dija”. Dhe se kësaj tiranie masat e gjëra popullore mund t’i shpëtojnë vetëm nëpërmjet arsimimit permanent. Sepse, “traseja” drejt drejtësisë sociale është e shtruar me gurët e arsimit dhe edukimit si një e drejtë universale e gjithë njerëzve pa dallim gjinie, kombi, shteti, race, feje apo kulture. Vetëm shanset e edukimit dhe arsimimit të barabart mund t’u japin njerëzve atë “dozën” e mirëkuptimit dhe të tolerancës së mjaftueshme për t’i respektuar të drejtat e njerëzve tjerë.

       Pra, për gjykimin dhe përvojën edukativo -arsimore të shkollave post moderniste një arsimim i pakompletuar është pengesë jo vetëm ndaj vënies së drejtësisë, por edhe një relikt ndaj njohjes së të drejtave të njeriut. Korpuse, këto që bota e civilizuar i potencon me përkushtim dhe interesim maksimalizues. Edukimi dhe arsimimi postmodern, ka për synim e imperativ jo vetëm edukimin si agjens i “zgjuar” dhe i padyshim socializues, por edhe rrugën e njohjes dhe të solidaritetit me vende tjera, shtete e kombe që tashmë pas liberalizimit të vizave, shumica e rinisë sonë do i pranoj si standarde të dëshmuara sociale që i “prodhoj” mendja dhe kultura e Evropës dhe botës perëndimore. Natyrisht, pranimi i këtyre vlerave dhe standardeve evidente na “garanton” përveç konkurrencës lojale edhe kultivimin dhe rindërtimin e vlerave tona kombëtare mbi frymën dhe peshën e lirisë, por edhe të të drejtësisë sociale.. Thënë edhe më thjeshtë tipi i edukimit dhe arsimimit post modernist mendohet se do i motivonte njerëzit që të bëheshin si pionierë të ndryshimit dhe qëllimeve fisnike, që i ka “prodhuar “mendja dhe natyra e njeriut modern, por, që avansimi i jetës dhe stili i mënyrës hedoniste të jetuarit e ka margjinalizuar e atrofuar së tepërmi. Arsimi, është dhe mbetet ajo shtylla kryesore apo ai kapilari fundamental që e “mirëmban” dhe e fisnikëron kombin po edhe e fuqizon shtetin.

You Might Also Like

“Odisejada” e talljes së deputetëve edhe sot në seancën e 18…

A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?

Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Kosova Times April 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mijëra të larguar nga Karabaku arrijnë në Armeni

Kosova Times Kosova Times September 26, 2023
Kurti për Ditën e Punëtorëve: Papunësinë e kemi ulur në më shumë se 25%
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës
Qindra viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri (Video)
Gjykata Evropiane e Drejtësisë refuzoi të hiqte Abramovich nga listat e sanksioneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?