By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave
January 30, 2026
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
January 30, 2026
Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
January 30, 2026
Sot promovohet libri ‘Klithma’ i Alketa Gashi Fazliu
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DW: Parada e 9 majit në Moskë sërish pa të ftuar ndërkombëtarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > DW: Parada e 9 majit në Moskë sërish pa të ftuar ndërkombëtarë
Rajon / Botë

DW: Parada e 9 majit në Moskë sërish pa të ftuar ndërkombëtarë

Kosova Times
Last updated: 2023/04/29 at 7:50 AM
Kosova Times Published April 29, 2023
Share
SHARE

Parada e 9 majit në përkujtim të fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë hitleriane do të zhvillohet sërish pa të ftuar ndërkombëtarë.

Në vitin e dytë të luftës në Ukrainë Rusia përsëri nuk u dërgoi ftesa krerëve të huaj të shteteve dhe qeverive për të marrë pjesë në paradën tradicionale ushtarake të 9 majit.

“Këtë vit nuk kemi dërguar ftesa të veçanta ”, konfirmoi Kremlini.

Në festimet për shënimin e 78-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore do të marrë pjesë vetëm presidenti i ish-republikës sovjetike të Azisë Qendrore të Kirgistanit, Sadyr Schaparov, i cili gjithsesi do të jetë në atë kohë në Moskë për një vizitë pune.

Zyrtarisht Kremlini e justifikoi mospraninë e krerëve të huaj të shteteve me faktin se ky vit nuk është një përvjetor jubilar. Megjithatë në të kaluarën ka pasur mjaft raste kur presidentë apo kryeministra shtetesh të ndryshme kanë qenë të pranishëm në paradën tradicionale ushtarake të 9 majit në Sheshin e Kuq në Moskë edhe pse ato kanë qenë përvjetorë të thjeshtë.

Pjesë e memories kombëtare të rusëve

Fitorja ndaj Gjermanisë hitleriane bën pjesë në kulturën e memories kombëtare të rusëve. Bashkimi Sovjetik humbi 27 milionë vetë në Luftën e Dytë Botërore, e cila u quajt Lufta e Madhe Patriotike. Konflikti që rrënoi qytete dhe fshatra, shkaktoi vuajtje të jashtëzakonshme dhe la plagë të thella në psikikën kombëtare.

Tradicionalisht në paradën e 9 majit parakalojnë më shumë se 10,000 ushtarëTradicionalisht në paradën e 9 majit parakalojnë më shumë se 10,000 ushtarë
Tradicionalisht në paradën e 9 majit parakalojnë më shumë se 10,000 ushtarëFotografi: Ramil Sitdikov/SNA/IMAGO

Tradicionalisht në paradën tradicionale ushtarake të 9 majit në Sheshin e Kuq në Moskë parakalojnë më shumë se 10,000 ushtarë dhe paraqiten edhe armatimet më të fundit dhe teknologjia ushtarake e ushtrisë ruse, nga tanket, avionët luftarakë dhe deri tek raketat balistike ndërkontinentale me mbushje bërthamore.

Raketa balistike ndërkontinentale me mbushje bërthamore
Raketa balistike ndërkontinentale me mbushje bërthamoreFotografi: Alexander Nemenov/AFP/Getty Images

Por sikurse edhe vitin e kaluar moria e armëve që do të përshkojnë Sheshin e Kuq të Moskës mendohet se do të jetë më e vogël për shkak të angazhimit të tyre në luftën ndaj Ukrainës.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Kosova Times April 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për krime lufte

Kosova Times Kosova Times June 22, 2023
Trajneri belg nuk dëshiron që De Bruyne ta rrezikojë Evropianin
Pepe: Portugalia, ndër skuadrat më të mira me statistika
Protestat në Iran hyjnë në javën e katërt
Papunësia e migracioni mbesin sfidat kryesore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?