By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të ndëshkohen deputetët e papërgjegjshëm!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Të ndëshkohen deputetët e papërgjegjshëm!
Opinion

Të ndëshkohen deputetët e papërgjegjshëm!

Kosova Times
Last updated: 2023/04/29 at 8:49 AM
Kosova Times Published April 29, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Një legjislaturë e papërgjegjshme e Parlamentit të Kosovës e cila e shkelë rregullën bazike dhe etike të mospjesëmarrjes në Seancat e Kuvendit nuk e meriton te vazhdoj mandatin e fituar më votën e lirë për shkak të papërgjegjësisë ndaj qytetarëve.

Ku mbeti betimi i deputetit?!

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” Betohem!

Në momentin e dhënies së betimit në Kuvend, deputetët e zgjedhur me votën e popullit paraprakisht duhet të jenë përfaqësues të popullit e pastaj anëtarë të partive politike në Parlament.

Deputetët janë pasqyra e shtetit para qytetarëve, andaj me sjelljet e tyre në Kuvend duhet të jenë shembulli më mirë dhe pasqyra më reale e shoqërisë (qytetarëve) që përfaqësojnë, duke u prezantuar me kulturë të lartë qytetare dhe edukatë të shëndoshë familjare.

Në të gjitha legjislaturat e deritanishme ka pasur dhe ka deputet të përgjegjshëm, mirëpo në dy-tre legjislaturat e fundit ka rënë niveli i përgjegjësisë dhe ka ndodhur rritja arrogancës dhe fjalorit jo parlamentar!

Të largohen grindavecët nga Kuvendi 

Militantët e partive politike në Kuvend si nga radhët e opozitës ashtu edhe të pushtetit po grinden mes veti sikurse fëmijët e paedukuar në rrugë, duke i shitur trimëri njëri-tjetrit, duke e përdorur Parlamentin si “Koloseum” e jo si tempull të demokracisë për qërim hesapesh partiake, duke u sjellë me rebelizëm të paparë duke i shkelur të gjitha rregulloret e Kuvendit, duke hyrë dhe dalë nga seancat e kuvendit sipas qejfit dhe urdhrave të liderëve partiak.

Mungesa e kuorumit dhe gjuha jo parlamentare janë bërë dukuri i shëmtuar e Kuvendit të Kosovës. Përzierja e roleve në Kuvend, gjegjësisht e intelektualit me injorantin, e akademikut me rrugaçin, e atdhetarit me tradhtarin e ka kthyer tempullin e demokracisë në arenë gladiatorësh!

Kontrabandimi, përkatësisht kalimi i deputetëve nga një grupim parlamentar në tjetrin, e ka kthyer Kuvendin në Treg të partive politike, të cilat deputetët i trajtojnë si numra e jo si produkt i vullnetit të qytetarëve!

Harruan qytetarët duke mbrojtur kauzat partiake në Kuvend 

Disa nga deputetët e papërgjegjshëm të Parlamentit të Kosovës, gjegjësisht të zgjedhurit e popullit në vend të mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe të shtetit në përgjithësi po kalojnë në mbrojtje të interesave partiake dhe të kauzave të rrejshme të liderëve partiak për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit.

Bojkotimi i Seancave në Kuvendin e Kosovës nga ana e deputetëve, sa e papranueshme dhe e pamoralshme, është e kundërligjshme dhe antikushtetuese, për shkak të mungesave të paarsyeshme në vendin e punës, në vendin e punës me pagat më të larta në nivel vendi dhe me privilegjet e pafundme që ju sjellë posti i deputetit!

Braktisja dhe bojkotimi i seancave po ndodh për shkak të mungesës së një ligji adekuat që përcakton qartë të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Mbase është nevojë urgjente përcaktimi i masave ndëshkimore për deputetët e papërgjegjshëm, duke filluar nga ndalesa e mëditjeve e deri tek marrja e imunitetit të deputetit, përkatësisht e largimit nga lista e deputetëve në Kuvend dhe zëvendësimi i tyre me deputet të rinj sipas votës qytetare.

Vetëm kështu mund të vije më shpejtë deri tek ndërgjegjësimi dhe vetëdijesimi i deputetëve të papërgjegjshëm, të cilët në Kuvend sillen herë si `Kaubojë` e herë si sharlatan të kohës moderne të veshur me petkun e politikanit dhe zyrtarit shtetërorë të cilët në vendin e punës shkojnë kur të ua do ëndja e jo sipas përgjegjësive ligjore që kanë ndaj vendit të punës.

Deputetët janë të obliguar që të qëndrojnë në seancat e Kuvendit edhe atëherë kur urdhërohen nga lideri partiak, për shkak se punëdhënës i deputetit nuk është lideri por qytetari i cili i ka dhënë besimin me votën e lirë. Prandaj, largimi i deputetëve nga seancat e Kuvendit është papërgjegjësi dhe fyerje ndaj qytetarëve, është shkelje ligjore dhe mungesë e etikës njerëzore.

You Might Also Like

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

Qeveri Kurti 3 në mes të dëshirës dhe realitetit

Kosova Times April 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

AFP: Policia vret më shumë se pesëdhjetë protestues në Bangladesh

Kosova Times Kosova Times July 20, 2024
Regjimi brutal i Putinit denon ashper: Konfirmohet denimi prej 25 vjet burgim per disidentin britaniko-rus
Amerika anuloi vizat e anëtarëve të grupit që bërtitën “Vdekje IDF-së” në koncert
Krasniqi dhe emisari norvegjez diskutojnë për zhvillimet politike
Analistët shprehin shqetësime për zhvillimet politike në Malin e Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?