By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse
May 16, 2025
Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral
May 16, 2025
Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mirë e kurrqysh hiq!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mirë e kurrqysh hiq!
Opinion

Mirë e kurrqysh hiq!

Kosova Times
Last updated: 2023/05/01 at 2:21 PM
Kosova Times Published May 1, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Këtë shkrim po e nisi nga një ngjarje e vërtetë e para disa ditëve më parë. Ndodhesha për ngushëllime në një ceremoni mortore në kryeqytet, erdhi një i moshuar duke u mbajtur në një patericë në dorën e djathtë, pasi u ulë e pyetën qysh je o bal, plaku u përgjigj shkurt, “mirë e kurrqysh hiq”!

Rrëfime trishtuese të qytetarëve në prag të largimit nga vendi

Më bëri përshtypje përgjigja e plakut, andaj më kureshtje e dëgjova përgjigjen e tij. E fillojë rrëfimin për gjendjen e tij shëndetësore, por më e trishtë ishte gjendja shpirtërore e plakut të tronditur pas largimit të familjarëve të tij në mërgim!

Ky ishte vetëm një rrëfim i një prindi të vetmuar, i një shpirti të trazuar i cili tërë jetën ia ka kushtuar ardhmërisë së fëmijëve, nipave dhe mbesave të tij në Kosovë, por që e papritura në shtetin e lirë e sprovoj me sfida të mundimshme dhe të pakapërdishme në moshën e pleqërisë.

Ditën tjetër me rastin e një vizite mjekësore në një qendër spsecialistike në një qytet tjetër të Kosovës, gjatë bisedës me një punonjës shëndetësorë u zhgënjeva akoma më keq nga rrëfimi i tij për ditët e numëruara në Kosovë, po citoj; “Të lumtë ju që jeni në perëndim, këtu politikanët s’na kanë lanë vend për me jetua, na kanë shkatërruar çdo perspektivë të jetës. Jam në pritje, në momentin që ta marrë të bekuarën vizë do të largohem menjëherë për të mos u kthyer më asnjëherë në këtë vend”, e përfundojë rrëfimin e tij i riu 24 vjeçar i punësuar në sektorin privat shëndetësorë!

Për të riun tjetër 28 vjeçar, përfundimi i studimeve me suksese shembullore e gjen pa asnjë shpresë për punësim në sektorin publik në profesionin e tij me titullin ‘Doktor i Shkencave’. “Për neve që nuk jemi të lidhur me krerët e partive politike, as si pastrues nuk na pranojnë në institucionet publike”, kurse familjarët e politikanëve me rezultate të dobëta në studime dhe pa asnjë kriter profesional punësohen si drejtues nëpër institucione të larta shtetërore dhe publike”.

Por, akoma më rrëqethëse janë rrëfimet e mjekëve dhe infermierëve në sektorin publik shëndetësor, të cilët punojnë me paga të ulëta dhe pa kushte elementare për punë. Po ashtu të trishta janë rrëfimet e të punësuarve në sektorin privat, të cilët detyrohen të punojnë si skllevër, me orar të stërzgjatur dhe më paga të ulëta, pa shujta, pa sigurime shëndetësore dhe pa asnjë të drejtë të garantuar nga punëdhënësi dhe as nga shteti.

Dashuria e pafundme e mërgimtarëve për vendlindjen

Për ne mërgimtarët e viteve të ’90-ta që jetojmë prej dekadash në vendet e huaja, ëndrra për kthim në atdhe na shoqëron për çdo ditë dhe në çdo hap të jetës, na i ushqen shpresat për kthim të shpejtë në vendlindje.

Ne kur vijmë në Kosovë çdo gjë na duket e mirë në këtë vend, duke filluar nga rrezet e ngrohta të diellit e deri tek aroma e luleve të Pranverës, e mirë për ne është gjithçka që frymon në këtë vend, filluar nga më të dashurit që e i kemi këtu, pra nga familjarët, miqtë e farefisi i gjerë e deri tek të panjohurit që i takojmë në rrugë.

Por ne kemi mall e nostalgji edhe për varret, vendin ku prehen të qetë prindërit dhe gjyshërit tanë, të cilëve ju rrëfehemi pranë varrit për ndryshimet e thella shoqërore, për të gjitha të arriturat dhe sukseset, por edhe për aspektet negative të shoqërisë sonë dhe për gjithçka të keqe që ka ndodhë pas shkuarjes së tyre në botën e amshueshme, siç janë: humbja e respektit dhe dashurisë ndërvëllazërore, e humbjes së bujarisë dhe besnikërisë, e humbjes së humanizmit dhe solidaritetit njerëzorë e deri tek largimi nga traditat, doket dhe zakonet e bukura popullore.

Krahasuar me vitet e ’90-ta, kur përveç prangave të robërisë gjithçka tjetër ishte në binarët e shëndoshë të një shoqërie njerëzore, tri dekada më pas gjithçka duhet riparuar dhe rikthyer në binarët normal të funksionimit të shoqërisë sonë.

Përsëri po më shfaqen fjalët e plakut; “Mirë e kurrqysh hiq”!

Mirë në Kosovë është vetëm për politikanët e nivelit të lartë dhe familjet e tyre, përkatësisht për pushtetarët e të dyja niveleve të qeverisjes (qendrore dhe lokale) dhe për familjet e oligarkëve ekonomik, por jo edhe për qytetarët e zakonshëm të cilët mezi arrijnë të mbijetojnë nga ngritja e çmimeve të artikujve ushqimor.

Kjo e shtron nevojën imediate që të mirën ta bëjmë të plotë dhe të gjithanshme, në mënyrë që njerëzit në këtë vend ta ndjejnë vetën mirë pavarësisht moshës dhe gjinisë, pavarësisht përkatësisë partiake apo fetare.

Këtë nuk do ta bëjnë asnjëherë ata që e sollën në këtë derexhe këtë vend dhe këtë popull të mirë dhe fisnik që se gjen dot në rruzullin tokësorë.

Ky vend i bukur dhe ky popull i mirë nuk meriton të qeveriset edhe më tutje nga kjo klasë kusarësh politik (pushtet dhe opozitë) të cilët mendojnë vetëm për xhepat e tyre, për punësimin e familjarëve dhe militantëve partiak por jo edhe për mirëqenien dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve.

ADN shkëndijë shprese për ndryshim

Me ADN-në, thënia e plakut që e ceka në fillim “Mirë e kurrqysh hiq” do të kthehet në “Më mirë nuk bën hiq”.

Ndryshimin që do ta bëjë Alternativa Demokratike për Ndryshim (AND), nisma e re politike e përmasave të alternativës politike e viteve të ’90-ta, rreth vetës do të tubojë të gjitha shtresat e shoqërisë, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë njerëzit e kësaj hapësire gjeografike.

Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) është një nismë e re politike, është një shkëndijë shprese për qytetarët e zhgënjyer nga mashtrimet serike të politikanëve aktualë.

ADN do t’i bëjë qytetarët e këtij vendi që të ndjehem mirë dhe të barabartë në të gjitha aspektet e jetës.

Me ADN-në nuk do të jetë e largët dita kur shteti i Kosovës do të bëhet vend i dashur dhe tërheqës për të jetuar në të dhe vend i sigurt për investime të mërgatës dhe investitorëve të jashtëm që dëshirojnë të zhvillojnë veprimtari afariste në vendin tonë.

Tri shkronjat e arta ‘ADN’ simbolizojnë ADN-në politike të shqiptarëve në trojet etnike, të cilat do të ndalojnë katandisjen e mëtutjeshme dhe do ta kthejnë shtetin kah e mbara, bashkë me ketë edhe shpresën e qytetarëve për jetë dinjitoze në Republikën e Kosovës.

You Might Also Like

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

Kosova Times May 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi 2.456 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
Derbi i basketbollit luhet në “Karagaç”, Peja përball Prishtinës
Funksionalizohet Rezonanca magnetike
“Shqetësime për thellimin e përçarjeve politike dhe polarizimin e shoqërisë”, analiza e VOA për protestën e veteranëve të luftës në Kosovë
Të dyshuarve për vrasjen e Liridonës u është vazhduar paraburgimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?