By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”
December 16, 2025
BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë
December 16, 2025
Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, certifikohen 15 zyrtarë korrektues
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deklarata për të Zhdukurit, Osmani: Një moment lehtësimi për familjet që kanë pësuar dhimbje dhe vuajtje të pashpjegueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deklarata për të Zhdukurit, Osmani: Një moment lehtësimi për familjet që kanë pësuar dhimbje dhe vuajtje të pashpjegueshme
Lajme

Deklarata për të Zhdukurit, Osmani: Një moment lehtësimi për familjet që kanë pësuar dhimbje dhe vuajtje të pashpjegueshme

Kosova Times
Last updated: 2023/05/02 at 10:40 PM
Kosova Times Published May 2, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Osmani ka deklaruar se fati i të zhdukurve me forcë ka qenë prej kohësh një plagë e thellë në shoqërinë tonë.

“Familjet që vazhdojnë të kërkojnë vendndodhjen e të dashurve të tyre, të cilët u zhdukën me forcë nga regjimi i Millosheviqit dhe përmes një sistemi të krimeve të luftës dhe gjenocidit të sponsorizuar nga shteti, kanë mbi dy dekada që mbajnë këtë barrë të rëndë në zemrat dhe në emër të një vendi të tërë”.

“Atyre u është mohuar në mënyrë çnjerëzore drejtësia dhe paqja për një kohë të gjatë”.

“Shpresojmë që Deklarata e rënë dakord sot në Bruksel do të hapë rrugën për njohjen e këtyre krimeve dhe për drejtësinë. Por mbi të gjitha, një moment lehtësimi për familjet që kanë pësuar dhimbje dhe vuajtje të pashpjegueshme”.

“Kjo deklaratë do të kërkojë zbatim të menjëhershëm dhe për këtë, siç e dimë nga marrëveshjet e mëparshme, Serbia ka një histori të paimagjinueshme”, ka shkruar Osmani.

My statement following the Declaration on forcibly disappeared persons, agreed today in Brussels ⬇️ pic.twitter.com/NwZqQJPd75

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 2, 2023

Kurti dhe Vuçiq u takuan të martën për një rund të ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së.

Dy udhëheqësit miratuan, fillimisht, Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, që kryesoi takimin Kurti-Vuçiq, tha se BE-ja e mirëpret miratimin e kësaj deklarate dhe pret që “palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur”.

“Zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk është vetëm një detyrim humanitar. Ajo është gjithashtu një mundësi thelbësore për pajtimin dhe besimin mes njerëzve”, tha, mes tjerash, Borrell. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën

Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë, certifikohen 15 zyrtarë korrektues

Maqedonci zhvilloi takim virtual me shefen e operacioneve të NATO-s, Viehe

Kosova Times May 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Profesorët e Berkeley pretendojnë se Rusia po humbet në Ukrainë si ushtarakisht ashtu edhe ekonomikisht

Kosova Times Kosova Times March 11, 2024
Kryebashkiaku i Moskës njoftoi shkatërrimin e një droni që fluturonte drejt qytetit nga forcat e mbrojtjes ajrore
Mbi 30 të vdekur nga sulmi “më i madh” rus në Ukrainë prej se nisi lufta
Vetaksidentohet automjeti i FSK-së, ka të lënduar
Trump miraton shitjen e parë të armëve me para në dorë Kievit, heq pjesërisht pezullimin e ndihmës ushtarake të Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?