By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kolegji i Kirurgëve të Kosovës binjakëzohet me degën e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve nga Dakota e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Kolegji i Kirurgëve të Kosovës binjakëzohet me degën e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve nga Dakota e Veriut
Shëndetësi

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës binjakëzohet me degën e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve nga Dakota e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/05/02 at 7:21 PM
Kosova Times Published May 2, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, gjatë javës së kaluar ka marrë pjesë si Mysafir Special në takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, dega e Dakotave , në Fargo, Dakota e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë takim u bë edhe binjakëzimi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe degës së Kolegjit të Kirurgëve të Amerikës nga Dakota e Veriut (KKA-ND). Ky binjakëzim mes dy institucioneve shëndetësore konsiderohet e arritur shumë e rëndësishme, sepse do të ndikojë drejtpërdrejt në avancimin dhe zhvillimin e kirurgjisë kosovare.

Binjakëzimin mes dy institucioneve, Prof. dr. Rifat Latifi e vlerësoi si hap shumë të suksesshëm, pasi që Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka për synim të transformojë kirurgjinë kosovare drejt standardeve ndërkombëtare.

Në takimin “North Dakota and South Dakota Chapters of the American College of Surgeons 2023 Annual Meeting – Takimi Vjetor 2023 – Degët e Dakotës së Veriut dhe Dakotës së Jugut të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve”, Dr. Latifi ka mbajtur ligjëratë me temën “Complex Abdominal Wall Reconstruction: What the Acute Care and General Surgeon Should Know – Rindërtimi Kompleks i Murit Abdominal: Çka duhet të dinë Kirurgu i Kujdesit Akut dhe Kirurgu i Përgjithshëm”.

Më këtë rast, Dr. Latifi shpjegoi përvojën e tij shumë vjeçare si kirurg i përgjithshëm/traumatolog, dhe për rëndësinë që kanë zhvillimet e avancuara në këtë lëmi shkencore, sidomos në temën “Rindërtimi Kompleks i Murit Abdominal”.

Dr. Latifi shfrytëzoj këtë rast të takohet edhe me ekipin traumës dhe telemjekësisë në Qendrën Spitalore Sanford në Fargo për të ndarë eksperiencën e tij si autoritet ndërkombëtar në këtë fushë.

Gjithashtu, lajm tjetër i rëndësishëm është se Anëtari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, FACS, njëherit edhe Shef i Qendrës së Nivelit të Parë të Traumës në qendrën spitalore Sanford Medical Center në Fargo, North Dakota, është zgjedhur Kryetar i ardhshëm i degës së Kolegjit të Kirurgëve të Amerikës – North Dakota, SHBA.  Dr. Ahmeti është gjithashtu Drejtor i Asociuar i Programit Specialistik Kirurgjik pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e North Dakotës, e gjithashtu Drejtor i Qështjeve Akademike dhe Hulumtimeve Shkencore.  Si projekt parësor në pozitën e kryetarit të ardhshëm të KKA-ND dhe Shefit të Traumës, Dr Ahmeti ka themelimin dhe mbajtjen e parë të kursit kryesor për trajtimin e traumës – ATLS në Kosovë gjatë këtij viti, nën sponzorizimin e Sanford Medical Center Fargo dhe në bashkëpunim me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës.

Me këtë rast Dr. Rifat Latifi, Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka reaguar duke thënë se “ Zgjedhja e Dr. Mentor Ahmetit, Kryetar i ardhshëm i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve,  Dega e Dakotës së Veriut, është një arritje e madhe për Dr. Mentorin, por dhe të gjithë ne, është testament i qartë për përparimin dhe ngritjen e kirurgëve  shqiptarë nëpër botë, mburrje për neve të gjithë, dhe do të mundësoj lidhjen edhe më të fortë të KCS dhe Kolegjit të Kirurgëve Amerikan dhe degëve të shumë shteteve të ndryshme, dhe vendeve të ndryshme të botës”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Pse këtë lëng duhet konsumuar të gjithë njerëzit në moshë?

A pini ujë mineral? Shumë veta as nuk janë të vetëdijshëm për efektet e tij në trup

Pse njerëzit po bëjnë më pak seks sot sesa 30 vjet më parë: Problemi është tek…

Zbulohet sekreti i një figure perfekte – ushqimi i zakonshëm nga frigoriferi shkrin kilogramët më shpejt se një dietë

15 mijë pacientë me diabet trajtohen çdo vit në Klinikën e Endokrinologjisë

Kosova Times May 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë kundër dy personave për pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi

Kosova Times Kosova Times February 5, 2024
Një sukses i pabesueshëm: Kanali i Suezit , gjatë ndërtimit të të cilit vdiqën rreth 125 mijë njerëz
Mediat izraelite pretendojnë: Netanyahu planifikoi sulm ndaj Turqisë, por u tërhoq nga frika
Ish-kreu i Policisë së Malit të Zi dyshohet për lidhje me “klanet e duhanit”
Putin me oficeret e sigurise: Në takim ishte edhe Shoigu – Kjo është kërkesa e presidentit rus (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?