By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bordi i RTK-së raporton për shpenzimet në Komisionin për Buxhet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bordi i RTK-së raporton për shpenzimet në Komisionin për Buxhet
Lajme

Bordi i RTK-së raporton për shpenzimet në Komisionin për Buxhet

Kosova Times
Last updated: 2023/05/03 at 12:23 PM
Kosova Times Published May 3, 2023
Share
SHARE

Komisioni për Buxhet e Financa i Kuvendit të Kosovës, shqyrton raportin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës, për tremujorin e parë të vitit 2023.

Fillimisht, Besnik Boletini, kryetar i Bordit të RTK-së, në pika të shkurtra, deklaroi se bilanci fillestar në fillim të këtij tremujori, ka qenë 60 mijë euro, kurse të hyrat totale të realizuara gjatë këtij tremujori të parë ishin 2 milionë e 585 mijë euro.

Ndërkohë, ai tha se shpenzimet e paguara janë 2 milion e 295 mijë euro. “Bilanci përfundimtar i pashpenzuar gjatë tremujorit të parë të këtij viti është 340 mijë euro”, tha Boletini, duke rikujtuar se të gjitha, në detaje,  janë të përfshira në raport.

Mërgim Lushtaku, deputet nga PDK dhe anëtar i Komisionit, kërkoi nga Bordi, që të prezantohet në tërësi raporti dhe jo që i njëjti të prezantohet në pika të shkurta e menjëherë deputetet të parashtrojnë pyetje.

Në këtë pikë, kryetari i Komisionit parlamentar, deputeti Armend Muja, ia kaloi sërish fjalën kryetarit të Bordit, Besnik Boletini, për të prezantuar më në detaje raportin tremujor të shpenzimeve të RTK-së.

Boletini tha se gjatë kësaj periudhe, RTK ka realizuar të hyra gjithsej prej 2 milion e 575 mijë e 155 euro, prej të cilave, të hyra nga buxheti i Kosovës kanë qenë 2 milion e 242, apo 86.98%.

“Të hyra nga marketingu, 270 mijë e apo 10.50%. të hyrat tjera, 64 mijë euro apo 2.52%”, tha Boletini, në shpalosjen e detajeve nga ky raport.

Sa i përket shpenzimeve, kryetari i Bordit të RTK-së tha se gjatë kësaj periudhe raportuese (tremujori i parë i vitit 2023), tha se transmetuesi publik ka shpenzuar 2 milionë e 295 mijë euro, prej të cilave në kategorinë e pagave, 1 milion e 982 mijë euro apo 86.3%.

“Shpenzimet komunale, 53 mijë euro, mallra e shërbime 242 mijë euro e investime kapitale, 17 mijë euro”.

Ai tha se gjithsej, llogari të arkëtueshme të RTK-së, sipas gjendjes deri në datën 31 mars 2023 janë në shumën prej 585 mijë e 606 euro. Boletini tha se në këtë janë të përfshira llogaritë e arkëtueshme dhe me kompensim të marketingut, në shumën prej 249 mijë e 593 euro.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, sqaroi se sa i përket shumës prej 340 mijë euro,  për të cilin tha se mund të krijohet debat në Komision për arsyen se përse kanë tepruar, ai tha se të njëjtat para nuk kanë tepruar.

“Por janë fonde që ne i kemi parashikuar për të drejtat sportive të cilat nuk kanë mundur të realizohen në këtë tremujor. Kjo është natyra e punës në RTK, pra funksionimi në baza tremujore është shumë i vështirë sepse ka kontrata që marrin më shumë kohë derisa të realizohen dhe të ekzekutohen”, tha Ahmetxhekaj.

Ai u shpreh se është parashikuar që kjo shumë të shpenzohet kryesisht për të drejtat sportive dhe të cilat janë kaluar për këtë tremujor. “Pra kjo mbetje thjesht do të kalohet në këtë tremujor”.

Pas këtij prezantimi të raportit tremujor të punës, deputetet nisën të parashtrojnë pyetjet e tyre në lidhje me raportin.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti nga LDK, anëtar i Komisionit Parlamentar, tha se është dukë vërejtur ndryshimin në mënyrën e raportimit.

“U bën dy vjet që jam në këtë Komision dhe na keni çmend me insistimin e disiplinimit të shpenzimeve duke na treguar se sa keni kursyer”, tha Hoti. “Pra jo çfarë keni bërë, jo arritjen e objektivave”.

Ai tha se Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së ka qenë shumë entuziast në detaje duke treguar se po e përdornin mirë buxhetin e si po e kursenin mirë atë.

“tash po ë vërej se iu ka rënë edhe ai entuziazëm. Çfarë ka ndodhur me ju?”, pyeti deputeti Hoti. “Iu ka rënë entuziazmi komplet për të raportuare dhe për kursimet, s’ka më kursime”.

Ai tha se edhe ky Bord është sikur ata të kaluarit sepse u janë kthyer raportimit të shpenzimeve.

“Po pres të vijë raporti vjetor e edhe raporti i Auditorit të Përgjithshëm për të diskutuar shumë vërejtje që kam për menaxhimin financiar që keni bërë gjatë vitit 2022”.

Megjithatë, Hoti tha se në këtë mbledhje janë për të miratuar këtë raport dhe për të kaluar buxhetin për tremujorin e dytë. “Me sa di unë, pagat e të punësuarve në RTK janë paguar vetëm gjysma, për muajin e kaluar”.

Deputeti Hoti tha se shifrat e shpenzimeve janë shumë të përgjithësuara. “Tek shpenzimet për mallra e shërbime, u jeni kthyer udhëtimeve jashtë vendit. S’ka më kursime”.

Hoti tha se në tremujorin e parë të vitit 2022 kanë qenë të raportuara 1 mijë e 676 euro shpenzime për udhëtime jashtë vendit kurse tani keni 24 mijë e 900 euro.

“Është e arsyeshme, nuk po e kontestoj këtë, ju duhet t’i arsyetoni shpenzimet në këto udhëtime dhe nuk ua të hyj në detaje sepse është Bordi e menaxhmenti, por ne na intereson rregullsia financiare dhe përmbushja e objektivave”.

Ai tha se sërish po vazhdon mënyra e njëjtë e të hyrave nga marketingu përmes kompensimit. “Nuk po shihet entuziazmi juaj që të përmbyllen borxhet që kanë mbetur nga e kaluara kur na i sillnit nga 100 faqe të kontratave nga e kaluara dhe me të drejtë duhet të adresohen, por tani i keni rënë shkurt”.

Deputeti Hoti kërkoi të dijë se përse janë rritur kaq shumë shpenzimet në udhëtime, ndonëse ritheksoi se nuk dëshiron të hyjë në detaje.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, duke iu përgjigjur deputetit Hoti, tha se çështja e entuziazmit është perceptim relativ e subjektiv.

“Ne jemi përgjigjur në pyetjet tuaj, ku keni pyetur shumë për kursimet, ato mbetjet në fund të çdo tremujori apo çështje të tjera. Prandaj nuk e di se çfarë konsideroni ju, me rënie të entuziazmit”, tha Boletini.

Duke iu rikthyer raportit tha se kjo është një formë që e respektojnë dhe e dërgojnë si të tillë.

“Sa për borxhe, në krahasim me ato që kemi trashëguar, ne kemi shlyer 300 mijë euro borxhe, e që nuk janë pak, me 2.2 milionë euro më pak sa na keni ndarë në dy vitet paraprake”, tha Boletini.

“Konsideroj se megjithatë është një e arritur edhe pse jo e kënaqshme”.

Sa për çështjen e  marketingut, duke iu drejtuar deputetit Hoti, kryetari i bordit të RTK-së, Boletini, tha se u janë përgjigjur edhe me shkrim.

“Ne kemi ardhur të raportojmë për dy pika që janë agjendë, prandaj nuk duam të lëshohemi në gjëra të tjera që nuk janë as kompetencë e këtij Komisioni”, tha Boletini. “Prandaj jemi të hapur për të diskutuar për këto dy pika”.

Për t’i dhënë përgjigje sa i përket rritjes së shpenzimeve për udhëtime jashtë vendit, Boletini ia dha fjalën Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Ai tha se këto shpenzime janë kryesisht ekipet e RTK-së që janë dërguar për të përcjellë delegacionet shtetërore.

“Ka qenë një tremujor jashtëzakonisht intensiv. Kemi pasur vizitat e presidentes, kryeministrit. Në anën tjetër kemi pasure dhe gazetarë që janë dërguar në trajnime të ndryshme me interes të RTK-së”, tha Ahmetxhekaj.

Ai rikujtoi se në raport është edhe një vizitë studimore në EBU, të financuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve. “Nuk ka qenë buxhet i RTK-së, por e kemi shpalosur sepse kanë qenë të hyra që kanë ardhur nga EBU-ja”.

Ahmetxhekaj tha se i kujtohet që në kohën kur ishte emëruar ushtrues detyre në i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, nuk ka pasur as buxhet dhe as planifikim dhe ka qenë fundi i muajit janar.

“Kështu që ndoshta nuk mund të merret si model, tremujori i vitit 2022 për faktin se ka pasur shumë ndryshime në Bord e menaxhment dhe ka qenë vetëm fillimi sepse është dashur të skanojmë se sa kemi mundësinë të realizojmë buxhetin që kemi”

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times May 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Dikur argjendare, ukrainasja tani prodhon dronë ushtarakë

Kosova Times Kosova Times February 1, 2024
Ibrahimi: Stabiliteti, i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit në Kosovë
Presidentja Osmani dorëzon flamurin paraatletit Grevist Bytyqi për Lojërat Paralimpike “Paris 2024”
PSD me aksion te Ura e Ibrit: Rrugëtimi i Kurtit në veri çon në izolim ose autonomi
Tryeza për të zhdukurit, Kurti: E përsërisim kërkesën për hapjen e arkivave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?