By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën
January 21, 2026
Hamza për Rugovën: I priu popullit në periudhë të rëndësishme të historisë
January 21, 2026
Forumi Ekonomik në Davos: Mosha e re si përparësi për infrastrukturën me AI
January 21, 2026
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narkotikëve
January 21, 2026
Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidial të Serbisë për shfarosje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidial të Serbisë për shfarosje
Lajme

Kurti: Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidial të Serbisë për shfarosje

Kosova Times
Last updated: 2023/05/03 at 3:04 PM
Kosova Times Published May 3, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar martirët e Masakrës së Bukoshit në përvjetorin e 24-të.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se më 3 maj në vitin 1999 oborri i shkollës në Bukosh u mbulua me gjak, ku u vranë 25 burra dhe djem të rinjë, vetëm pse ishin shqiptarë.

Kurti theksoi se dëbimi, zhdukja dhe vrasja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidial të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve.

“Më 3 maj 1999 oborri i shkollës në Bukosh u mbulua me gjak. 25 burra dhe djem të rinj shqiptarë u pushkatuan. Forcat policore të Serbisë i vranë ata, vetëm pse ishin shqiptarë. I ekzekutuan pasi i ndanë nga kolona e banorëve të fshatrave të Suharekës, që i kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”, ka shkruar Kurti.

Tutje, kryeministri Kurti, deklaroi se kriminelët e luftës duhet të nxirren para drejtësisë dhe Serbia duhet të mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës.

“Kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

“Republika e Kosovës nuk mund të falë e as të harrojë”, shtoi ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hamza për Rugovën: I priu popullit në periudhë të rëndësishme të historisë

IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narkotikëve

Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj

Begaj përkujton Rugovën: Vizionari i Kosovës së lirë

Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria në Bordin e Paqes, dritare shprese

Kosova Times May 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Krenar që nuk jam në mesin e mashtruesve!

Kosova Times Kosova Times January 2, 2025
Lushaku: Presim emër të pranueshëm nga të gjithë për kryeparlamentar
11 vjecari vret babanë sepse i mori Nintendo Switch
Meliza Krasniqi emërohet u.d. e drejtoreshës në Institutin Albanologjik
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?