By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfiskohen rreth 18 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Vermicë
June 10, 2025
Lamtumirë dr. Bujar Bukoshi!
June 10, 2025
Mbyllet për qarkullim një segment në autostradën `Ibrahim Rugova`
June 10, 2025
Në Bruksel po zhvillohet një takim trepalësh
June 10, 2025
Të ardhurat nga turizmi arrijnë rekord 874 milionë euro, në 3-mujorin e parë
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përshkallëzojnë luftimet midis Izraelit dhe Rripit të Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Përshkallëzojnë luftimet midis Izraelit dhe Rripit të Gazës
Rajon / Botë

Përshkallëzojnë luftimet midis Izraelit dhe Rripit të Gazës

Kosova Times
Last updated: 2023/05/03 at 8:15 AM
Kosova Times Published May 3, 2023
Share
SHARE

Militantët në Gaza goditën Izraelin me më shumë se 20 raketa, pas vdekjes së një të burgosuri palestinez, i cili ishte futur në grevë urie në një burg të Izraelit.

Tre punëtorë të huaj u plagosën nga një sulm me raketa, i cili ndodhi pasi tanket izraelite bombarduan Gazën, në përgjigje të një sulmi të mëparshëm raketash.

Ushtria izraelite tha se nisi sulmet në Gaza të martën në mbrëmje.

I burgosuri, Khader Adnan, ishte një figurë e lartë e Xhihadit Islamik, i akuzuar për vepra terrorizmi.

Autoritetet izraelite thanë se ai e refuzoi kujdesin mjekësor gjatë grevës së tij 87-ditore.

Por, një nga avokatët e tij i akuzoi ato për neglizhencë, ndërsa kryeministri palestinez e përshkroi vdekjen e tij si “vrasje të qëllimshme”.

Një grup ombrellë që përfaqëson grupet militante në Gaza, përfshirë edhe Xhihadin Islamik, tha se sulmet me raketa janë “një përgjigje fillestare ndaj këtij krimi të urryer”.

Tri raketat e para, të cilat u hodhën disa orë pas njoftimit për vdekjen e Adnanit, ranë në zona të hapura, thanë Forcat e Mbrojtjes në Izrael.

Më vonë, ato thanë se kanë goditur Gazën me “zjarrin e tankeve”, në përgjigje të sulmeve me raketa. Forcat e Mbrojtjes në Izrael thanë se militantët kanë lëshuar edhe 22 raketa të tjera, katër prej të cilave janë kapur nga sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit.

Kush ishte Khader Adnan?

Gjatë dy dekadave të fundit, Khader Adnan, 45 vjeç, ishte disa herë në paraburgimin izraelit.

Ai ishte futur në grevë urie edhe katër herë më parë.

Edhe pse të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite shpesh mbajnë qëndrim duke refuzuar ushqimin, kjo besohet të jetë vdekja e parë e tillë në tri dekada.

Adnan e nisi grevën e pestë të urisë menjëherë pasi u ndalua nga forcat izraelite në shtëpinë e tij në Arraba, pranë qytetit Jenin në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor, më 5 shkurt.

Autoritetet izraelite e akuzuan atë për mbështetje të terrorizmit, lidhje me një grup terrorist dhe nxitje, dhe ai do të dilte në gjyq këtë muaj.

Portreti i Khader Adnanit në pano.
Portreti i Khader Adnanit në pano.

Por, grupi për të drejtat e të burgosurve palestinezë, Addameer, tha se ai po mbahej nën “akuza të rreme”, që kanë për synim “t’i shtypin edhe më shumë aktivistët palestinezë”.

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit njoftoi të martën se Adnan “është gjetur herët në mëngjes në qelinë e tij pa ndjenja” dhe se është dërguar në një spital, ku është konstatuar vdekja e tij.

Një zyrtar i lartë izraelit i tha agjencisë së lajmeve AFP se Adnan ka rrezikuar jetën e tij, duke refuzuar kujdesin mjekësor.

Por, kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammed Shtayyeh, tha se Izraeli “ka kryer një atentat të qëllimshëm kundër të burgosurit Khader Adnan, duke refuzuar kërkesën e tij për lirimin e tij, duke e neglizhuar atë nga aspekti mjekësor dhe duke e mbajtur në qeli pavarësisht seriozitetit të gjendjes së tij shëndetësore”.

Xhihadi Islamik – i cili është grupi i dytë më i fuqishëm militant në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi – tha se lufta e tij do të vazhdojë dhe se armiku “do ta kuptojë edhe një herë se krimet e tij nuk do të kalojnë pa përgjigje”.

Sipas grupit Addameer, në burgjet izraelite gjenden rreth 4.900 palestinezë.

Shumica janë duke vuajtur dënimet, pasi janë shpallur fajtorë nga gjykatat izraelite, ose mbahen për t’u marrë në pyetje, janë të akuzuar ose janë në gjykim.

Palestinezët i konsiderojnë të gjithë ata që mbahen nga Izraeli si të burgosur politikë.

You Might Also Like

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

Numri i të vdekurve në në Graz rritet në 10.Pamje nga shkolla ku ndodhi të shtënat

18 të vdekur në sulmet izraelite në Gaza. Ata u vranë pranë një qendre ndihme humanitare

Incidentet Rritet numri i të vdekurve nga të shtënat me armë në një shkollë austriake

Inteligjenca Gjermane: Putini po përgatitet të sulmojë shtetet baltike nën pretekstin e “mbrojtjes së popullsisë rusishtfolëse”

Kosova Times May 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

WP: Irani planifikon të furnizojë Rusinë jo vetëm me drone, por edhe me raketa

Kosova Times Kosova Times October 16, 2022
Lepa Brena per Bekim Fehmiun
Mediat gjermane pas sulmit ne Kosove: Serbia shpreson të ndihmojnë të dy vendet
Ministri gjerman i Mbrojtjes i shqetësuar me situatën në Kosovë e Bosnjë
NG: Litiumi si levë politike e Vuçiqit per negociata me Gjermanin dhe Brukselin ne raport me Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?