By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
June 7, 2025
Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!
June 7, 2025
Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus
June 7, 2025
Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi
June 7, 2025
Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tetë nxënës dhe një roje vriten nga të shtënat në një shkollë në Beograd
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tetë nxënës dhe një roje vriten nga të shtënat në një shkollë në Beograd
Rajon / Botë

Tetë nxënës dhe një roje vriten nga të shtënat në një shkollë në Beograd

Kosova Times
Last updated: 2023/05/03 at 12:55 PM
Kosova Times Published May 3, 2023
Share
SHARE

Unë jam një psikopat! Këto ishin fjalët e para të Kosta K. (14), i cili vrau tetë nxënës të shkollës “Vladislav Ribnikar”, portierin dhe plagosi mësuesin, si dhe gjashtë fëmijë të tjerë!

Siç dihet, Kosta është larguar i qetë nga shkolla pas masakrës. Megjithatë, ai u gjet shpejt nga një patrullë policie dhe u arrestua.

Tetë nxënës dhe një roje sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, bëri të ditur Policia e Serbisë.

Sipas njoftimit, gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën dhe aktualisht ndodhen në trajtim mjekësor.

Në oborrin e shkollës u gjet dhe u arrestua nxënësi i kësaj shkolle, K. K. (14), i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër, tha po ashtu policia, por pa dhënë detaje për motivin e sulmit.

– Ai u çarmatos dhe teksa inspektori po i vinte prangat e pyeti pse i vrau fëmijët. Për këtë, Kosta i tha: Unë jam psikopat! – deklaroi burimi ynë nga hetimi. 

Shokët e shkollës thanë për të se ai ishte gjithmonë i qetë dhe i tërhequr dhe se nuk krijonte kurrë probleme, por shquhej për sjelljen e tij shembullore. 

Kujtojmë, Kosta qëlloi me dy armë. Ai kishte pesë korniza të plota dhe një çantë shpine plot me kokteje molotov.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi. 

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha më herët se i dyshuari, nxënës i klasës së shtatë, ka qëlluar disa herë nga arma e të atit në drejtim të nxënësve dhe sigurimit të shkollës.

Millan Nedelkoviq, kryetar i komunës së Vraçarit, ku ndodhet shkolla, u tha gazetarëve se nxënësi ka sjellë një armë në çantën e shpinës dhe se të shtënat kanë ndodhur në korridorin e shkollës.

Ai tha se shkolla ka kamera sigurie, por se nuk ka detektorë metalikë.

Të gjitha rrugët përreth shkollës, që ndodhet në qendër të Beogradit, janë të bllokuara, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Gazetarët e REL-it në vendin e ngjarjes raportojnë se nxënësit janë evakuuar përmes hyrjes dytësore të shkollës.

“Ishte e tmerrshme”, ka thënë E.M., 14 vjeçe, pasi u evakuua nga shkolla.”Kishim edukatë fizike, dhe unë isha poshtë kur dëgjova të shtëna të vazhdueshme, nuk ishte vetëm një e shtënë”, ka treguar E.M., e cila u prit nga nëna e saj jashtë shkollës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ministri i Arsimit i Serbisë, Branko Ruzhiq, dhe ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq.

“Të gjitha informatat relevante lidhur me tragjedinë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo, do të bëhen të ditura nga Ministria e Brendshme, ndërsa institucionet kompetente shëndetësore do të njoftojnë për gjendjen e të plagosurve”, tha përmes një deklarate Ministria e Arsimit e Serbisë.

Sindikata e Punëtorëve të Arsimit në Serbi tha se “tragjedia në shkollën fillore është dëshmi se jetojmë në kushte ekstreme dhune”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

“Në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me të plagosurit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratën e saj.

Zhelko Komshiq, anëtar i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, i dërgoi ngushëllime presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, shkroi në Twitter se “është e tronditur dhe e pikëlluar nga të shtënat” në shkollën “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd.

You Might Also Like

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!

Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus

Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi

Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve

Kosova Times May 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shërbimi Sekret merr në pyetje ish-shefin e FBI-së pas postimit të numrit 8647 në Instagram

Kosova Times Kosova Times May 17, 2025
Broja pret shumë nga bashkëlojtarët për ndeshjen me Legian
Osmani ambasadorëve finlandezë: Serbia bëri agresion ndaj Kosovës
Biden: ShBA-ja po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
Nottingham Forest insiston për Nketiah, gati oferta e re
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?