By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IPK në bashkëpunim me ICITAP-in organizoi konferencën rajonale “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në policinë kufitare”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IPK në bashkëpunim me ICITAP-in organizoi konferencën rajonale “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në policinë kufitare”
Lajme

IPK në bashkëpunim me ICITAP-in organizoi konferencën rajonale “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në policinë kufitare”

Kosova Times
Last updated: 2023/05/04 at 6:01 PM
Kosova Times Published May 4, 2023
Share
SHARE

Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me ICITAP-in amerikan organizoi në Prizren konferencën rajonale tre ditore me temën “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në policinë kufitare”.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin zyrtarë të lartë nga institucionet homologe të mbikëqyrjes policore të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut si dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës etj.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe Ministri i Brendshëm z. Xhelal Sfeçla, Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë znj.Kimberly Riffe dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi të cilët përkrahën iniciativat e tilla të bashkëpunimit  duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndër-institucional si mekanizëm i vlefshëm që garanton rritje të efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Gjatë konferencës u diskutua për sfidat në luftimin e korrupsionit tek policia kufitare, praktikat e mira të parandalimit dhe luftimit të këtij fenomeni duke prezantuar edhe disa raste studimi të operacioneve të suksesshme përfshirë këtu edhe operacionin “Pika 1 dhe 2”të IPK-së dhe raste nga vendet e rajonit.

Ndër temat e trajtuara ishin edhe ato që ndërlidhen me fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të kontrollit të brendshëm të vendeve të rajonit lidhur me përgjegjshmërinë dhe integritetin e policisë kufitare etj.

Në mbyllje të konferencës si konkluzione që u përkrahën nga të gjitha delegacionet e shteteve pjesëmarrëse ishin që të vazhdohet me iniciativa të tilla (takime të rregullta së paku një herë në vit nga organizatat mbikëqyrëse policore të vendeve të rajonit), organizimi i trajnimeve të përbashkëta në mes agjencive mbikëqyrëse policore nga vendet e rajonit, krijimi i platformave të përbashkëta të shkëmbimit të informatave etj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit

Kosova Times May 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rritja e kërkesës për rrymë do t’i mbajë gjallë termocentralet me thëngjill

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Sveçla mohon se Kosova ka ngritur gjendjen e gatishmërisë ushtarake
LDK e cilëson dështim menaxhimin e buxhetit nga Qeveria
Pse Serbia nuk do të votojë për rezolutën e Këshillit të Evropës?
Fitorja e madhe e Kievit : Kremlini dërgoi njësitë më elitare në front, por humbi një pikë kyçe – tani rruga është e hapur për ukrainasit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?