By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Siguria rrugore dhe parandalimi i aksidenteve vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e Policisë së Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Siguria rrugore dhe parandalimi i aksidenteve vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e Policisë së Kosovës
Lajme

Siguria rrugore dhe parandalimi i aksidenteve vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e Policisë së Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/05/04 at 5:56 PM
Kosova Times Published May 4, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës (PK), në krye me menaxhmentin e saj, në kuadër të Planit Zhvillimor Strategjik 2021-2025, ka paraparë disa objektiva strategjike, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në ruajtjen e sigurisë publike, parandalimin e krimit, duke marrë për bazë nevojat e qytetarëve në sferën e sigurisë së përgjithshme, e po ashtu edhe në atë të sigurisë në trafikun rrugor.

Me qëllim të avancimit të sigurisë në trafik, parandalimit të aksidenteve në përgjithësi e në veçanti atyre me pasoja fatale, bazuar në objektivat strategjike, planet operacionale të dedikuara për sigurinë rrugore, Policia e Kosovës ka arritur rezultate pozitive në rritjen e sigurisë në trafik si dhe në parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale, çka ka qenë edhe si synim primar i PK-së, ku gjatë muajit prill 2023 ka qenë vetëm një (1) aksident me fatalitet.

Përveç realizimit të planeve operacionale, prezencës së shtuar policore në terren, angazhimit të njësiteve policore me veturat inteligjente në patrullime dhe pika kontrolli, ligjërimeve në shkolla, fushatave të ndryshme sensibilizuese me media, bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve me institucionet relevante në një formë apo tjetër, kanë ndikuar në sensibilizim e pjesëmarrësve në trafik, e që ka reflektuar në uljen e aksidenteve me pasoja fatale.

Policia e Kosovës, përmes Divizionit të Trafikut, në vazhdimësi bën edhe rekomandime për institucionet qendrore dhe ato lokale mbi të gjeturat dhe nevojat e paraqitura në rrugët nacionale, rajonale dhe ato lokale, me qëllim të rritjes së mëtejme të sigurisë rrugore, e që ndikon drejtpërsëdrejti në parandalim të aksidenteve fatale dhe në shpëtim të jetës së qytetarëve.

Divizioni i trafikut me njësitë rajonale, përveç detyrave primare, angazhohet edhe në përcjelljen e delegacioneve, përcjelljen e materieve të rrezikshme, të gjitha këto që reflektojnë në sigurinë e përgjithshme në trafik, ku gjatë muajit prill 2023 janë realizuar disa nga aktivitetet si në vijim:

  • 5 plane operative me 25 aktivitete për ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor;
  • 61 përcjellje të personaliteteve të rëndësishme;
  • 51 përcjellje të materieve të rrezikshme;
  • 38 shkresa për MMPHI-në dhe komunat përkatëse që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore;
  • 11 ligjërata në institucione shkollore;
  • 20 fushata sensibilizuese në media dhe rrjete sociale të PK-së për vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik.

Policia e Kosovës, përmes njësiteve policore, do të vazhdojë aktivitetet në terren dhe njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, për vozitje të kujdesshme dhe respektim të rregullave në trafik, për të vazhduar edhe më tej uljen e aksidenteve me pasoja fatale, si dhe për siguri edhe më të madhe në trafik. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve

Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup

Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova

Kosova Times May 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Termokos” avancon me teknologji të re: Përmirësimi i shërbimit dhe Prishtina e Gjelbër

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Transportimin e turistëve në Krime me anije luftarake për shkak të bllokimit të trafikut në urën Kerç
PDK paraqet draft-Rezolutën për mbështetjen e Policisë së Kosovës
Pronat e krimit të konfiskuara për vitet 2022-2024, në Tiranë vlera e tyre arrin 7.3 mln euro
Donald Suxho përzgjedhës i Kosovës U17 (vajzat)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?