By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria e Prizrenit zbulon tre raste të grabitjes dhe arreston të pandehurin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria e Prizrenit zbulon tre raste të grabitjes dhe arreston të pandehurin
Lajme

Prokuroria e Prizrenit zbulon tre raste të grabitjes dhe arreston të pandehurin

Kosova Times
Last updated: 2023/05/05 at 3:45 PM
Kosova Times Published May 5, 2023
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.G., i cili gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Grabitja” e ngelur në tentativë nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri D.G., ​me datë 03.05.2023 rreth orës 16:04 minuta, në Prizren, në rrugën “Ahmet Prishtina”, saktësisht në objektin e njërit nga filialet mikrofinanciare, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, tenton ta përvetësoj pasurinë e luajtshme të personit tjetër – të dëmtuarës, me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që i njëjti i maskuar dhe nën kërcënimin e armës tenton të kryej grabitjen mirëpo pengohet nga zyrtari për sigurimin e objektit – i dëmtuari S.Th., me të cilin konfrontohet fizikisht dhe i shkakton lëndime trupore, i penguar nga zyrtari i sigurimit, i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe gjatë ikjes të njëjtit në vendin e ngjarjes i bien çelësat që kishte me vete, në mesin e të cilëve edhe çelësi i veturës. 

Me këto veprime kishte për të kryer veprën penale “Grabitja” e ngelur në tentativë sipas KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri D.G., posedon armë në kundërshtim me Ligjin për Armët, në atë mënyrë që pas sulmit nën kërcënimin e armës që e bën në drejtim të të dëmtuarit, i pandehuri bëhet i paarritshëm për organet e ndjekjes deri më datë 05.05.2023 i cili arrestohet dhe konstatohet se i njëjti ka mbajtur në posedim armën e zjarrit – pistoletë të tipit “BLOW C75”, Cal. 9 mm P.A.K., dhe një sharzher, për të cilën armë nuk posedonte leje valide nga organi kompetent. Me këto veprime kishte për të kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Vlen të theksohet se Prokuroria në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor, ka ndërmarrë një mori masash hetimore në mesin e tyre ka aplikuar edhe masat e veçanta hetimore të hetimit dhe pas shumë veprimeve hetimore ka arritur që pos këtij rasti të zbulojë edhe dy raste tjera të grabitjes, njëri i ndodhur më datë 27.01.2023 në qytetin e Prizrenit, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit janë grabitur 11.700 euro dhe tjetri i ndodhur më datë 04.05.2023 në Prishtinë, ku gjithashtu nën kërcënimin e armës janë grabitur nga i njëjti kryerës 2280 euro. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi

Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve

IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Mitrovicë, policia zhvillon aktivitete sensibilizuese kundër drogave

Kosova Times May 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë rezultatet e zgjedhjeve në Gjeorgji dhe po kërkon sanksione

Kosova Times Kosova Times November 28, 2024
Bie Helikopteri rus Mi-8 , gjashtë persona vdesin
Ish-informatori i FBI-së pranon se gënjeu për marrëdhëniet e familjes Biden në Ukrainë
Kush dhe çka e mbron Radoiçiqin në Serbi?
Konjufca takoi përfaqësuesit e Eurochambres dhe të OEK-ut, flasin për zhvillimin ekonomik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?