By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti thotë se ekipi menaxhues për Asociacionin e kreu funksionin e vet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti thotë se ekipi menaxhues për Asociacionin e kreu funksionin e vet
Lajme

Kurti thotë se ekipi menaxhues për Asociacionin e kreu funksionin e vet

Kosova Times
Last updated: 2023/05/07 at 2:21 PM
Kosova Times Published May 7, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ekipin menaxhues, i cili ka propozuar draft-statutin për Asociacionin.

Kurti tha se ky ekip menaxhues e ka kryer funksionin e vet dhe se krejt çka pati për të thënë i tha më 2 maj në Bruksel. Andaj, sipas tij, lirimi nga detyra i këtij ekipi është proces i natyrshëm dhe i logjikshëm.

“Ekipi menaxhues e ka kryer funksionin e tij, s’kemi arsye ta dëgjojmë më, krejt çka pati për të thënë i tha më 2 maj në Bruksel. I ka përfunduar puna dhe lirimi nga detyra është proces i natyrshëm dhe i logjikshëm”, ka thënë Kurti.

Kurti theksoi se ky draft-statut i është prezantuar në Bruksel më 2 maj, duke shtuar se nuk ka qenë i kënaqur me atë që iu prezantua, pasi tha se shihej një dëshirë e madhe e tyre për të krijuar një Republika Srpska në Kosovë, gjë që, sipas Kurtit, nuk do ta lejojnë.

“Me durim e vëmendje e dëgjuam ekipin menaxhues dhe ka qenë kërkesë e partnerëve tanë evropiane e amerikanë që ne ta dëgjojmë prezantimin që do të bëjë ekipi menaxhues. Nuk kemi qenë të kënaqur me faktin që ky ekip menaxxhues nuk e takoi së pari ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, i cili vjen nga një komunitet joshumicë, përkundër që ky i kishte bërë ftesë atyre më 18 prill. Shkuam në Bruksel e dëgjuam prezantimin e draft-statusit, ishin dy zonja nga katër anëtarë, që e prezantuan thelbin  dhe na përcollën pastaj në 6-7 nene, pas një pauze 10-15 minutash e pamë që në ato nene bëhej fjalë për një dëshirë të madhe për një Republika Srpska në Kosovë, andaj me të filluar bisedat në vijim e thamë që shprehim mospajtimin tonë fundamental me këtë draft-statut”, u shpreh Kurti.

Ai tha se menjëherë pas kësaj, ai e dha një propozim se si do të duhej të rregullohej neni shtatë, që flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, brenda idesë së marrëveshjes kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtje të komuniteteve jo shumicë dhe nenin 10 për të gjitha marrëveshjet e mëhershme.

Kurti tha se për këtë propozim të tij ndërmjetësit nuk dhanë ndonjë vlerësim, ndërkaq pala serbe nuk e mori as për ta lexuar.

“Ndërmjetësit nuk dhanë vlerësim për atë, mirëpo pala serb s’pranoi ta marrë as për lexim. Ne e kemi dëgjuar ekipin menaxhues, e kemi lexuar propozimin dhe e kemi dhënë vlerësimin tonë, ndërkaq ne nuk patën vlerësim”, u shpreh ai.

Ai tha se neni shtatë është i inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicën serbe. Sipas tij, një model të tillë për Kroacinë e ka pranuar Serbia, andaj tha se nuk do të kishte arsye pse të mos e pranonte edhe për Kosovën.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times May 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dronët sulmuan rafinerinë më të madhe të naftës në Rusinë Qendrore

Kosova Times Kosova Times May 1, 2024
PK: Grupet kriminale po pengojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve
Lukashenko kercenon: Kemi sjelle “disa dhjetëra” raketa bërthamore
Ministria e Jashtme njoftoi një probabilitet rekord të luftës bërthamore në dekada
Saraçin sot në Kosovë, sonte me Kurtin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?