By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Petroviq – politikani serb i Kosovës – është ftuar për herë të 17-të në “Lutjet e Mëngjesit”
December 20, 2025
Një ëmbëlsirë e bërë me bukë të ndenjur dhe fara lulekuqeje që hungarezët e hanë natën para Krishtlindjeve
December 20, 2025
Qendra zvicerane e skive po ndryshon të ardhmen e pushimeve dimërore
December 20, 2025
Mund të përgatisni makarona me djathë të butë në më pak se 30 minuta
December 20, 2025
Maratona televizive e Putinit: Kostumet kombëtare, propozimi për martesë dhe lëvdatat
December 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani ekzekuton dy persona të akuzuar për blasfemi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani ekzekuton dy persona të akuzuar për blasfemi
Rajon / Botë

Irani ekzekuton dy persona të akuzuar për blasfemi

Kosova Times
Last updated: 2023/05/08 at 3:09 PM
Kosova Times Published May 8, 2023
Share
SHARE

Irani ka ekzekutuar dy burra që ishin dënuar me vdekje pasi kishin përdorur rrjetet sociale për të promovuar “ateizmin dhe për të ofenduar fetë dhe islamin”.

Njoftimi për ekzekutimin e Yousef Mehrdad dhe Sadrollah Fazeli Zare u bë i ditur më 8 maj përmes ueb-faqes së gjyqësorit, Mizan, dhe në njoftim nuk thuhej se kur këta dy persona u ekzekutuan.

Rastet ndaj Zare dhe Mehradad datojnë që nga viti 2019, kur u ngritën akuzat ndaj tyre. Mehrdad, baba i tre fëmijëve të vegjël, ishte akuzuar për blasfemi online, por edhe për djegien e Kuranit. Zare raportohet se ka pranuar se ka ofenduar profetin dhe islamin.

Ata janë ekzekutuar përmes varjes. Ekzekutimi i këtyre dy personave është shtuar në listën e dënimeve kapitale që Irani ka shqiptuar gjatë dy javëve të fundit, pasi në këtë shtet një person është ekzekutuar çdo gjashtë orë në dy javët e fundit, ka thënë organizata Iran Human Rights, me seli në Norvegji.

Më 6 maj, një disident suedezo-iranian, që u zhduk nga një aeroport turk dy vjet më parë, u bë e ditur se gjendej në paraburgim në Iran. Ai u ekzekutua nga autoritetet nën akuza për terrorizëm.

Habib Chaab, themelues dhe ish-udhëheqës i grupit separatist të quajtur Lëvizja Arabe për Çlirimin e Ahvazit (ASMLA), ishte akuzuar se udhëhiqte “një grup terrorist” dhe është dënuar me vdekje.

ASMLA ishte fajësuar për sulmin me bombë gjatë paradës ushtarake në qytetin Ahvaz më 2018, kur ishin vrarë dhjetëra persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Numri i lartë i ekzekutimeve, por edhe protestat e vazhdueshme kundër udhëheqjes fetare të Iranit, kanë çuar në kritika të shumta nga grupet për të drejtat e njeriut dhe nga ekspertët e Kombeve të Bashkuara që kanë kërkuar nga Irani të ndalë persekutimin dhe ngacmimin e minoriteteve fetare.

Sipas organizatës Iran Human Rights, në Iran vetëm gjatë këtij viti janë ekzekutuar 205 persona, shumica e tyre nën akuza që lidhen me drogë. Më shumë se 40 persona, që janë ekzekutuar në dy javët e fundit, i përkisnin minoritetit etnik baluç.

Në mars, Amnesty International akuzoi Iranin se po ekzekuton anëtarët e grupeve të minoriteteve etnike dhe po përdor ekzekutimin si “mjet për shtypje”.

You Might Also Like

Maratona televizive e Putinit: Kostumet kombëtare, propozimi për martesë dhe lëvdatat

Rubio sinjalizon më shumë Amerikë transaksionale ndaj NATO-s, Ukrainës dhe Rusisë

Ukraina godet radarin RSP-6M2 në Krime

Inteligjenca amerikane: Putini nuk e ka braktisur idenë e pushtimit të të gjithë Ukrainës dhe shteteve baltike

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan një raund bisedimesh mbi një plan paqeje

Kosova Times May 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një sulmues goditi me thikë gjashtë persona në një çerdhe, duke përfshirë tre fëmijë

Kosova Times Kosova Times July 10, 2023
Pak armë e ushtarë: Telashet e Ukrainës në frenimin e avancimit të Rusisë
Nipi i John F. Kennedy njoftoi kandidaturën e tij për Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së
Mali i Zi, nuk arrihet marrëveshja për qeverinë e re të vendit
I zhgënjyer te Man United, Eriksen e mendon largimin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?