By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefja e USAID-it do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë me kërkesë për ulje tensionesh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shefja e USAID-it do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë me kërkesë për ulje tensionesh
Lajme

Shefja e USAID-it do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë me kërkesë për ulje tensionesh

Kosova Times
Last updated: 2023/05/08 at 8:32 PM
Kosova Times Published May 8, 2023
Share
SHARE

Shefja e lartë e zhvillimit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara, Samantha Power, do ta vizitojë këtë javë Kosovën dhe Serbinë, ku do të takohet me udhëheqësit e dy vendeve. Kjo vizitë vjen në një moment kur liderët e ShBA-së dhe Evropës po punojnë për t’i stabilizuar marrëdhëniet mes dy ish-armiqve të kohës së luftës në një kohë tensionesh të shtuara.

Power bëhet shefja e parë e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) që udhëton në Serbi, vend që mban lidhje të ngushta historike dhe kulturore me Rusinë.

Power pritet të takohet me kryeministrat dhe presidentët e të dyja vendeve, ku pritet t’i inkurajojë ata të qëndrojnë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre dhe të vazhdojnë të ecin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo “do ta theksojë mbështetjen e USAID-it për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes partneritetit tonë për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin demokratik”, thuhet në deklaratën e publikuar nga USAID.

Power do të jetë zyrtarja e parë e lartë e qeverisë amerikane që do të udhëtojë në rajon që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis krerëve të dy qeverive javën e kaluar në Bruksel.

Që 12 vjet, BE-ja ka punuar në ndërmjetësimin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Brukseli dhe Shtetet e Bashkuara shpesh ndërhyjnë për të qetësuar tensionet midis dy kryeqyteteve, veçanërisht së fundi kur ka pasur tensione të ngritura në veri të Kosovës.

Gjithashtu, Power do të takohet në Kosovë dhe Serbi me anëtarë të shoqërisë civile, udhëheqës biznesi, gazetarë dhe të tjerë, përfshirë ish-lojtarin serb të NBA, Vlade Divaq, dhe atletë me aftësi të kufizuara.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times May 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lajme të rreme, Deepfakes, Provokime Historike: Kush dëshiron t’i ndajë Poloninë dhe Ukrainën?

Kosova Times Kosova Times June 12, 2025
Në Krimenë e aneksuar, u raportuan vdekje nga një sulm me raketa
Siria njeh Kosovën
Konflikti kalon kufijtë e Gazës
KPK diskuton për gjendjen e krijuar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?