By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi në Komision raporton për vizat dhe rastet ‘Berishaj’ e ‘Krasniqi’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi në Komision raporton për vizat dhe rastet ‘Berishaj’ e ‘Krasniqi’
Lajme

Bislimi në Komision raporton për vizat dhe rastet ‘Berishaj’ e ‘Krasniqi’

Kosova Times
Last updated: 2023/05/10 at 11:18 AM
Kosova Times Published May 10, 2023
Share
SHARE

Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministër i Kosovës, tha se rasti i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është “konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë”.

Një deklarim të tillë ai e bëri gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës.

“E dini shumë mirë se rasti i Martin Berishajt është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë”, tha Bislimi.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi ia ka përmendur Bislimit raportin e DASh-it. Ajo ia  përmendi gjithashtu rastin e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit.

Bislimi iu përgjigj pyetjes nga kryesuesja e Komisionit, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në lidhje me këto çështje.

“Nuk ka asnjë proces gjyqësor të nisur kundër tij”, tha Zëvendëskryeministri Bislimi.

“Është e paturpshme se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar si Martin Berishaj me shpresë se mund të nxjerrët ndonjë përfitim politik”.

Ai tha se ka shkuar në Komision të raportojë për integrim evropian. “Por ju mund të vazhdoni nëse mendoni se kjo ju sjellë përfitime politike”.

Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra foli për liberalizimin e vizave, rastin e KEK-ut e ambasadorit Martin Berishaj.

“Liberalizmi nuk është meritë e kësaj Qeverie. Ju i përmendet disa prej kritereve. Kosova ende vazhdon të përballet me luftimin e krimit dhe korrupsionit, rasti i fundit në KEK e edhe ambasadori Berishaj”, tha deputetja.

Por Zëvendëskryeministri Bislimi  foli më tej edhe sa i përket këtyre çështjeve.

“Vitin e kaluar jemi marrë me liberalizimin e vizave, kemi aplikuar në KiE. Sipas planifikimit më 15 tetor 2022 kemi aplikuar për anëtarësim në BE”, tha Bislimi.

Më tej, Zëvendëskryeministri sqaroi se janë përgatitur shumë projekte në kuadër të IPA.

“Kriteret për vizat janë plotësuar që nga vitit 2018, por kishte hezitime nga disa shtete”, tha ai, duke shtuar se –“hezitimet kishin të bënin me korrupsionin, krimin e organizuar e migrimin, për një vit shënuam progres në këtë drejtim”.

Bislimi shpjegoi se pas kësaj, është filluar bashkëpunimi me vendet që shprehën hezitim për procesin e liberalizimit të vizave.

“Punuam ngushtë me vende përkrahëse”, tha ai.

“Gjatë dy muajve të fundit kemi pasur bashkëpunim me Këshillin dhe Parlamentin për të mos u vonuar procedurat, pas gjithë këtij koordinimi jemi ftuar për të nënshkruar rregullore, e cila është publikuar në Gazetën Zyrtare”, tha Bislimi.

“Falënderoj të gjithë ata që punua ditë e natë që kjo të arrihet”.

Më tej gjatë raportimit në Komision, Zëvendëskryeministri Bislimi foli edhe për arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Bislimi tha se ka shumë korrupsion në këtë korporatë mirëpo sipas tij Prokuroria nuk ka interes politik që të merret me këto gjëra por fokusohet te Krasniqi.

“Nuk ka interes politik të një institucioni që unë do të thosha është politik, siç është Prokuroria, që të merret me këto raste”, ka thënë Bislimi.

Sipas Bislimit,  ka interes të merret vetëm me rastin e menaxherit i cili prej një kompanie që ka punuar me humbje, dhe e ka sjellë kompaninë me 107 milionë euro profit.

“Ky ka qenë mëkati i Nagip Krasniqit për të cilin është dashur të arrestohet”.

Ai më tej shtroi dilemën se si ka mundësi që një kompani publike të gjenerojë 107 milionë euro dhe asnjë nga këta të mos përfundojë në xhepat e politikanëve?

“Ky është problem i madh, andaj duhet të arrestohet që të vijë dikush tjetër pas tij i cili e ndryshon mënyrën e menaxhimit”.

Përndryshe, Nagip Krasniqi u arrestua më 19 prill nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit.

You Might Also Like

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

SPERTK paralajmëron protestë

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK

Kosova Times May 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Paga të vogla” – Mësuesit kosovarë shfrytëzojnë pushimet pa pagesë për emigrim

Kosova Times Kosova Times January 9, 2024
Putini kërkon rritje urgjente të prodhimit të armëve dhe njofton plane për mobilizimin e ekonomisë
OEK mbanë konferencë për medie
Kusari-Lila për dënimin e Mustafës: Të vetmit që s’e përkrahëm Specialen, pasojat do t’i bartë vendi
Moti sot me diell, pjeserisht i vranët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?