By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Karan pas shpalljes së fitores: Do të vazhdojmë me forcë edhe më të madhe aty ku e lamë
November 23, 2025
Spiunazhi i Kinës në Evropë po thellohet dhe është më i sofistikuar sesa pranohet
November 23, 2025
Izraeli vrau komandantin ushtarak të Hezbollahut
November 23, 2025
Gazetari kroat për RTK:Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’
November 23, 2025
Rubio i quan bisedimet për Ukrainën si më frytdhënëset deri tani
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Priping dhe FPPK nikoqirë të turneut ndërkombëtar “Prishtina Open 2023”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Priping dhe FPPK nikoqirë të turneut ndërkombëtar “Prishtina Open 2023”
Sport

Priping dhe FPPK nikoqirë të turneut ndërkombëtar “Prishtina Open 2023”

Kosova Times
Last updated: 2023/05/10 at 11:00 PM
Kosova Times Published May 10, 2023
Share
SHARE

Federata e Pingpongut të Kosovës dhe Klubi i Pingpongut Priping do të organizojnë turneun ndërkombëtarë të pingpongut “Prishtina Open 2023” i cili do të mbahet me datë 17 dhe 18 Qershor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Turneu i cili po organizohet në kuadër të aktiviteteve të Ditës se Çlirimit të Prishtinës dhe deri tani ka tërhequr vëmendjen e shumë lojtarëve të huaj si nga rajoni ashtu edhe nga shtetet e Evropës.

Iniciatori i turneut z. Kastriot Orana, njëherësh kryetar i kpp Priping është shprehur se ka interesim të madh të pjesëmarrjes në këtë turne sidomos nga vendet e Ballkanit perëndimor.

“Deri më tani na kanë kontaktuar shumë klube dhe lojtarë të vendeve të ndryshme nga Evropa dhe nga shtetet fqinje dhe pritet të jetë një turne me shumë pjesëmarrës në kategori të ndryshme. Turneu do të mbahet për Junior U19, Senior dhe Veteran për të dyja gjinitë, kështu që presim të kemi ndeshje atraktive gjatë këtij turneu ndërkombëtar që do të mbahet në Prishtinë” është shpehur Orana.

Nga Federata e Pingpongut të Kosovës janë deklaruar se federata i mirëpret dhe i përkrah iniciativa të tilla nga klubet kosovare, sidomos aktivitete ndërkombëtare duke pas parasysh që organizimet e tilla në qendrat tona të pingpongut ndikojnë në promovimin e kulturës tonë, promovimin e sportit vendor në arenën ndërkombëtare dhe masivizim të sportit.

“Federata e Pingpongut e Kosovës gjithnjë është e gatshme për bashkëpunim me klubet e pingpongut për organizimin e turneve ndërkombëtarë në vendin tonë duke pas parasysh që këto ngjarje ndikojnë në promovimin e vlerave tona, në promovimin e sportit të pingpongut dhe në masivizimin e tij. Ne i bëjmë thirrje klubeve dhe lojtarëve tanë që të shfrytëzojnë rastin e pjesëmarrjes në këto turne ndërkombëtare meqë ndikojnë në eksperience dhe ngritjen e cilësisë se lojtarëve tanë”, tha kryetari Jeton Beqiri.

Turneu premton të sjellë së bashku disa nga lojtarët më të mirë të pingpongut dhe për dy ditë të turneut pritet të këtë shumë ndeshje emocionuese dhe një shans për lojtarët e rinj të ballafaqohen me lojtarë të nivelit të lartë.

Të shtunën, me 17 qershor turneu do të jetë për Junior dhe Veteranë, ndërsa të dielën me 18 qershor do të garojnë Seniorët.

Për ata që dalin fitimtarë të turneut organizatori ka ndarë një çmimi prej 5200 euro! Prandaj, mos e humbni shansin për të garuar për këtë çmim të mrekullueshëm.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij evenimenti ndërkombëtar, afati i regjistrimit është deri më 26 maj 2023. Për regjistrim vizitoni faqen e klubit Priping. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Peja fiton trofeun e parë të edicionit, mund Ferizajn

Tri medalje për Kosovën në ‘Podgorica Junior European Cup 2025’

Llapi ‘ngrin’ Ballkanin, Dukagjini mund Drenicën, s’ka fitues në Gjilan

Peja mund Vëllaznimin në një sfidë dramatike

Trofeu vjeshtor ne duar te Vushtrrise!

Kosova Times May 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Jon Fosse e fiton Çmimin Nobel për Letërsi

Kosova Times Kosova Times October 5, 2023
Murati: S’ka ndryshim të çmimit të rrymës, por ndoshta kilovatë më shumë për familje
Qytetarët e Maqedonisë së V. heqin dorë nga markat e kushtueshme
KMDLNj: Autobusi i Kosovës u sulmua në Serbi, ku janë reagimet
Lituania do të kërkojë që Ukrainës t’i jepet ftesa për anëtarësim në NATO në korrik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?