By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjerohet lista e barnave esenciale në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Zgjerohet lista e barnave esenciale në Kosovë
Shëndetësi

Zgjerohet lista e barnave esenciale në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/10 at 6:32 PM
Kosova Times Published May 10, 2023
Share
SHARE

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, bashkë me kryesuesin e grupit punues për hartimin e Listës Esenciale të Barnave, Dr. Driton Vela, mbajtën konferencë për media ku bënë të ditur se për vitin 2023 është rritur më shumë se dyfish buxheti për Listën Esenciale të Barnave.

Ministri Vitia deklaroi se nga 24 milionë euro sa ishte buxheti në vitin 2018, për vitin 2023, janë ndarë 60 milionë Euro.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në lehtësimin e jetës së qytetarëve në fushën e shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 60 milionë euro për Listën Esenciale të Barnave që është më shumë se dyfish rritje e buxhetit, krahasuar me vitin 2018 kur buxheti ishte 24 milionë euro. Paralelisht me këtë rritje të buxhetit, ne kemi dërguar për votim edhe projektligjin për çmimin tavan të barnave, pas miratimit të të cilit, do të zgjerohet edhe më shumë gama dhe sasia e barnave. Do të kemi edhe barna më shumë, por edhe çmime më të lira. Pra, kursim i dyfishtë i xhepave të qytetarëve. Kuptohet, zgjerim i gamës së konkurrencës do të minimizojë edhe monopolin e kompanive farmaceutike për produkte të caktuara”, tha ndër të tjera ministri Vitia, i cili theksoi se Lista Esenciale e Barnave është bërë në bazë të kërkesave të klinikave dhe spitaleve, në përputhje me buxhetin.

Ndërsa, kryesuesi i grupit punues për hartimin e LEB, Driton Vela, njoftoi se parashihen barna të reja për dhjetëra indikacione të pambuluara deri më tani, shumë prej të cilave përcillen me komplikime vdekjeprurëse për pacientin.

“Mbi 70 produkte të reja për trajtimin e sëmundjeve të cilat prekin çdo organ të trupit. Janë pranuar propozimet në interes të qytetarëve, veçanërisht ato që e zgjerojnë konkurrencën dhe e rrisin cilësinë.  LBE është e bazuar në dëshmitë më të fundit shkencore, kosto-efektivitetin e barnave, rëndësinë për shëndetin publik, prioritetet shtetërore në shëndetësi. Kritere strikte për ordinimin e barnave me indikacione të qarta duke përfshirë edhe mekanizmin e konziliumit të profesionistëve të fushës”, deklaroi Vela.

Në Listën Esenciale të Barnave përfshihen të gjitha produktet e parapara në koncept dokumentin për sëmundje të rralla, miratuar në Qeverinë e Kosovës në dhjetor 2022. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë

Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve

Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta

EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…

Shpëtohet një 37-vjeçare, pati gjakderdhje nga shtatzënia jashtë mitre

Kosova Times May 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irlanda pritet të rrisë në 21 moshën e blerësve të duhanit

Kosova Times Kosova Times May 14, 2024
Kundërshtohet tregu i lirë energjetik
Hapet në New Delhi, Zyra Ekonomike Tregtare, Indi-Kosovë
Biden do t’i kërkojë Kongresit 60 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën
Irani dërgon 300,000 predha dhe miliona fishekë në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?