By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve
January 31, 2026
Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta
January 31, 2026
Përgatitni shpejt një supë të shijshme me krem ​​domatesh dhe kënaqni familjen tuaj…
January 31, 2026
EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…
January 31, 2026
Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministrat e Financave të G7-ës zotohen për mbështetje për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ministrat e Financave të G7-ës zotohen për mbështetje për Ukrainën
Rajon / Botë

Ministrat e Financave të G7-ës zotohen për mbështetje për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/05/11 at 1:13 PM
Kosova Times Published May 11, 2023
Share
SHARE

Udhëheqësit financiarë të Grupit të Shtatë ekonomive të përparuara (G7) po diskutojnë mënyrat për të mbështetur Ukrainën dhe për t’i bërë presion Rusisë për t’i dhënë fund luftës, teksa u mblodhën për një samit në Japoni të enjten.

Ministri i Financave i Ukrainës, Serhiy Marchenko, ishte pjesëmarrës në këtë takim përmes një video-lidhjeje në sesionin e parë të bisedimeve të G7-ës në qytetin bregdetar Niigata.

Sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen tha se vendet e G7-ës “do të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa duhet” për t’i dhënë fund luftës.

Udhëheqësit do të shqyrtojnë mënyra për të parandaluar Rusinë dhe vendet e tjera që të anashkalojnë sanksionet kundër Moskës për pushtimin e saj, u tha gazetarëve ministri japonez i financave Shunichi Suzuki.

Lufta dhe pasojat e saj në ekonominë globale, krizat e borxhit në vendet në zhvillim dhe ngërçi në Uashington mbi borxhin kombëtar janë në krye të agjendës së tre ditëve të bisedimeve nga ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G7-ës.

Një gamë e gjerë temash, që nga ndryshmet klimatike e deri te lehtësimi i borxhit, pritet të shqyrtohen në këtë takim.

Duke folur përpara se të fillonin takimet me dyer të mbyllura, Yellen tha se një nga prioritetet e saj ishte të theksonte rëndësinë e zgjidhjes së krizës.

Presidenti i ShBA Joe Biden tha të mërkurën se ai dhe udhëheqësit e Kongresit patën një takim “produktiv” të martën në përpjekje për të rritur kufirin e borxhit të vendit. Biden tha se është “absolutisht i sigurt” se vendi mund të shmangte një falimentim. Yellen tha gjithashtu se ka “shumë shpresë” se problemi mund të zgjidhet me kohë.

Yellen gjatë këtij samiti do të përpiqet të qetësojë homologët e saj për dështimet e fundit të bankave në ShBA që kanë ngritur shqetësimet mbi rreziqet për sistemin financiar global.

Ajo tha se investimet “historike” të Biden në modernizimin e infrastrukturës amerikane ishin një hap drejt përmirësimit të qëndrueshmërisë së një ekonomie, e cila u luhat shumë gjatë pandemisë së COVID-19.

Edhe ekonomitë e tjera të G7-ës po luftojnë me inflacion, duke i detyruar bankat e tyre qendrore të rrisin normat e interesit.

Udhëheqësit financiarë të G7-ës u takuan vetëm një muaj më parë, në Uashington gjatë takimit vjetor të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Atje, ata përsëritën angazhimin e tyre për të ndihmuar ekonomitë të përballen me ndikimin e luftës në Ukrainë, për të ndihmuar vendet me borxhe të mëdha të zgjidhin cenueshmërinë e tyre financiare, të forcojnë sistemet globale shëndetësore dhe të ndihmojnë në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Të ftuar të tjerë në takimet në Niigata përfshijnë Bashkimin Evropian, FMN-n dhe Bankën Botërore, si dhe ministrat e financave të Brazilit, Indisë, Indonezisë, Koresë së Jugut dhe Singaporit.

You Might Also Like

Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…

Izraeli sulmon Gazën një ditë para hapjes së Rafah-ut: 12 të vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë

Janë publikuar pamje të një thirrjeje për ndihmë nga një bar zviceran që u dogj

Bloomberg: Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë sanksionet kundër bankave dhe naftës ruse

Qeveria amerikane ka pezulluar pjesërisht operacionet

Kosova Times May 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Katari thotë se një raketë iraniane goditi një bazë amerikane, pa dëme apo viktima

Kosova Times Kosova Times June 24, 2025
Ushtria amerikane kryen sulme ndaj objekteve të grupit Houthi
Presidentja Osmani udhëtoi zyrtarisht për në New York
Katari kritikon Izraelin për bombardimet në Gazë
Presidenti Biden nderon 20 amerikanë me Medalje Presidenciale të Qytetarisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?