By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës një krizë serioze institucionale dhe politike
June 12, 2025
Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë në bord në Indi
June 12, 2025
Abdixhiku shpalosë planin 15 pikësh të ‘Qeverisë së Unitetit Kombëtar’
June 12, 2025
Kurti nga Prekazi: 12 Qershori, simbol i kryengritjes dhe lirisë
June 12, 2025
Aksion i Policisë në Ministrinë e Mjedisit, hetime për keqpërdorim detyre
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Moska paralajmëron forcimin e lidhjeve me Republikën Sërpska
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Moska paralajmëron forcimin e lidhjeve me Republikën Sërpska
Rajon / Botë

Moska paralajmëron forcimin e lidhjeve me Republikën Sërpska

Kosova Times
Last updated: 2023/05/11 at 5:44 PM
Kosova Times Published May 11, 2023
Share
SHARE

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka paralajmëruar forcimin e lidhjeve ndërmjet Rusisë dhe Republikës Sërpska, ndërkaq presidenti i këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, do të shkojë në Moskë, gjatë këtij muaji, për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Dodik është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në një intervistë për një stacionin televiziv të afërt me Dodikun, Peskov vëri në dukje pritjet e Moskës se Serbia dhe Republika Sërpska nuk do t’i “dorëzohen presionit perëndimor” për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Zëdhënësi i Putinit tha se Beogradi është aktualisht nën presion më të madh nga Perëndimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, sesa janë autoritetet e Republikës Sërpska, të cilat në Bosnjë e Hercegovinë po e bllokojnë vendosjen e sanksioneve.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Serbia nuk ka vendosur asnjë masë kufizuese ndaj Rusisë në përputhje me vendimet e Bashkimit Evropian (BE), gjë që pritet nga vendet kandidate. Brukseli e paralajmëroi Serbinë sërish, më 9 maj, se përparimi në negociatat për anëtarësim do të varet nga harmonizimi me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

“Serbia është nën presion edhe më të madh se Republika Sërpska. Shpresojmë se do të kenë forcë të mjaftueshme për të mos hyjnë në radhën e kësaj rrjedhe kryesore të Perëndimit kolektiv”, tha Peskov në një intervistë për Televizionin Alternativ të Banja Llukës, i cili poashtu është nën sanksionet e ShBA-së.

Intervista u regjistrua në Moskë, ndërkaq prezantuesja e zhvilloi atë në gjuhën ruse.

Për lidhjet tradicionale të Rusisë me Serbinë, Peskov tha se Serbia është shtet sovran dhe se Rusia nuk ka asgjë kundër marrëdhënieve të saj me vendet perëndimore. Por, sipas tij, asnjë bashkëpunim me vendet perëndimore apo vendet e tjera nuk duhet të jetë pengesë për vazhdimin e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Peskov tha se, kur bëhet fjalë për Republikën Sërpska, Rusia “niset nga fakti marrëdhënie do të vazhdojnë të zhvillohen dhe se ato vetëm do të forcohen në të gjitha fushat”.

Ai tha se Moska e di se çfarë është “presioni i jashtëm brenda Bosnjë e Hercegovinës, çfarë është presioni i jashtëm në kudër të mekanizmave ndërkombëtarë, të cilët gjithashtu funksionojnë në përputhje me Marrëveshjen e paqes të Dejtonit”.

“Dhe, natyrisht, në përputhje me mundësitë tona, në radhë të parë ekonomike, ne jemi të gatshëm të mbështesim Republikën Sërpska, në mënyrë që ajo të ketë forcën për të ndjekur vazhdimisht drejtimin e saj, brenda të njëjtit shtet në të cilin ndodhet”, tha Peskov.

Duke folur për statusin e Republikës Sërpska brenda Bosnjë Hercegovinës, Peskov tha se ajo është një nga dy entitetet në atë vend dhe se sipas Marrëveshjes së Dejtonit ajo është krejtësisht e barabartë.

Në janar të vitit 2022, Departamenti amerikan i Thesarit e vendosi Millorad Dodikun në listën e sanksioneve për shkak të aktiviteteve të korrupsionit, përpjekjeve për të rrëzuar Marrëveshjen e Dejtonit dhe rrezikimit të stabilitetit të Bosnjë e Hercegovinës dhe të gjithë rajonit.

Siç u njoftua, sanksione u vendosën edhe ndaj Televizionit Alternativ nga Banja Lluka, për shkak të lidhjes së tij me Dodikun, lider i Partisë së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), e cila është parti udhëheqëse në Republikën Sërpska.

Në një intervistë tjetër të transmetuar në Radiotelevizionin e Republikës Sërpska, në të njëjtën ditë kur intervista me Peskovin u publikua në ATV, Milorad Dodik njoftoi se, më 23 maj, do të takohet në Moskë me Putinin, me të cilin ka biseduar edhe në shtator të vitit të kaluar.

Shefi i Përfaqësisë së Republikës Sërpska në Rusi, Dushko Peroviq, tha se Dodik do të diskutojë me Putinin për vazhdimin e bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik, Marrëveshjen e Dejtonit dhe presionet ndaj Republikës Sërpska.

“Këto janë disa gjëra për të cilat Dodik, në një frymë miqësore, dëshiron të informojë Vladimir Putinin, duke qenë se ata kanë pasur komunikim të mirë për një kohë të gjatë”, tha Peroviq për agjencinë Srna.

Ai tha se Dodik, sipas protokollit të vizitës së tij në Rusi, duhet t’ia dorëzojë Putinit Urdhrin e Republikës Sërpska, që iu dha në fillim të këtij viti , në prag të festimit të Ditës së Republikës, më 9 janar.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Banja Llukë, Dodik vuri në dukje se Putin është meritor për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit, si dhe për marrëdhëniet politike dhe miqësore midis Republikës Sërpska dhe Rusisë.

Ditën kur u publikua intervista me Peskovin, përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, paralajmëroi para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se politika secesioniste në Republikën Sërpska është në rritje.

You Might Also Like

Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë në bord në Indi

Rusia ‘fshehu’ bombarduesit strategjikë në Lindjen e Largët pas sulmit ukrainas

Burime ruse pretendojnë se një fabrikë baruti i është vënë flakë nga një sulm me dron

Një muaj para pensionimit vritet karabinieri në Brindisi

Lajme të rreme, Deepfakes, Provokime Historike: Kush dëshiron t’i ndajë Poloninë dhe Ukrainën?

Kosova Times May 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kosovës i duhet me urgjencë edhe një projekt ligj për hapjen e dosjeve politike

Kosova Times Kosova Times June 12, 2025
Ramos: Më dhemb shpirti që nuk jam në Euro 2024
Temperaturat zbresin për pesë gradë Celsius
Fjalimi i Ramës për Thaçin në OKB, Krasniqi: Sikur çdoherë qëndroi në mbrojtje të vlerave të UÇK-së
Analistët: Ligji për agjentët e huaj kërcënim për demokracinë në Mal të Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?