By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Serbi arrestohen 13 të dyshuar për kontrabandë të gjashtë tonëve kokainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Në Serbi arrestohen 13 të dyshuar për kontrabandë të gjashtë tonëve kokainë
Rajon / Botë

Në Serbi arrestohen 13 të dyshuar për kontrabandë të gjashtë tonëve kokainë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/11 at 7:03 PM
Kosova Times Published May 11, 2023
Share
SHARE

Prokuroria e Serbisë për krim të organizuar (TOK) njoftoi se është arrestuar një grup personash të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, pas procedurës para-hetimore disa muajsh në territorin e Beogradit, Nishit, Llazarevcit, Suboticës dhe Zrenjaninit, janë arrestuar 13 persona, me inicialet: M. S, M. Ll, M. J, D. Gj , M. M, D .N, I. C, R.R, G. P, M. R, V. S, M. P. dhe L. Ll.

Shefi i Departamentit të policisë kriminale, Ninosllav Cmolliq, tha se të arrestuarit në Serbi dyshohet se janë “trafikantët më të mëdhenj të kokainës nga Ballkani”.

Siç tha ai, organizata “Karteli ballkanik” është zbuluar me ndihmën e Europolit.

Sipas Cmolliqit, besohet se ai kartel “qëndron pas ngarkesave shumëtonëshe të kokainës që arritën në Evropë nga Kolumbia, Brazili, Ekuadori, por edhe përmes Afrikës Perëndimore”.

“Ky aksion ka rezultuar me largimin e organizatës më të madhe kriminale të trafikut të drogës nga Ballkani”, shtoi ai.

Në territorin e Serbisë janë arrestuar M.S dhe M.L, të dyshuar si organizatorë të një grupi kriminal, si dhe 11 persona të tjerë të dyshuar si drejtues të celulave të pavarura të organizatës kriminale.

Siç tha Cmolliq, informacionet nga aplikacioni celular Sky ishin qenësore për zbulimin e kartelit.

“Së paku, shtatë ton kokainë të kapura në vitin 2020 janë të lidhura me udhëheqësit e arrestuar sot dhe anëtarët e arrestuar më parë të kartelit të lartpërmendur”, tha kreu i policisë kriminale.

Ai shtoi se informacionet aktuale tregojnë se “Karteli ballkanik” vepronte në mënyrë të pavarur.

“Se a ka qenë i lidhur me klane të tjera, këtë do ta tregojë hetimi në ditët dhe muajt në vijim”, shtoi ai.

Ai theksoi se hetimet janë duke vazhduar dhe se ende po kryhen bastisje në disa lokacione në Serbi.

Prokuroria e Serbisë për krimin e organizuar njoftoi se një grup i organizuar kriminal vepronte edhe në zonën e Karaibeve të Arubës dhe se në shkurt të vitit 2022 kishte kontraktuar shumën prej 4.5 milionë eurosh për vetëm një dërgesë droge.

Mësohet se ky grup i organizuar kriminal përbëhet nga 20 persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.

“Nga shtatë persona që nuk u arrestuan, dy prej tyre janë duke vuajtur dënimin me burg, gjagjësisht paraburgim, sipas vendimeve të Holandës dhe Perusë. Një është në paraburgim me bazë tjetër në Nish dhe katër janë në arrati”, njoftoi Prokuroria për krim të organizuar.

Kjo prokurori specifikoi se përmes ndihmës juridike ndërkombëtare u mblodhën provat që kanë të bëjnë me përdorimin e aplikacionit Sky dhe provat që kanë të bëjnë me subjektet e konfiskimeve nga vende të tjera, kryesisht nga Franca.

Konfiskimet e kokainës, të cilat ndërlidhen me këtë kartel, kanë qenë jashtë territorit të Serbisë.

Konfiskimi më i madh, rreth pesë ton kokainë, ndodhi në ishullin Aruba në Detin e Karaibeve.

Në Belgjikë u kapën 1.2 ton kokainë, ndërsa në Holandë 743 kilogramë.

Një nga gjykimet më të mëdha për kontrabandë droge në Serbi, në dy dekadat e fundit, ishte gjykimi i të akuzuarit Darko Shariq, i cili më 12 tetor 2022, me vendim të Gjykatës së Apelit u dënua me 14 vjet burg për organizimin e kontrabandës së 5.7 ton kokainë nga Amerika Latine në Evropën Perëndimore, gjatë viteve 2008 dhe 2009.

Nëntë vjet më parë ai u dorëzua tek autoritetet serbe për shkak të akuzës për trafikim të drogës.

Ai po gjykohet në Beograd edhe në dy procedura të tjera; për pastrim parash të përfituara nga kokaina, në një proces që vazhdon që nga viti 2011, si dhe për shkak të dyshimit se në vitin 2020, nga paraburgimi ka organizuar një grup të ri kriminal, në të cilin kishte 14 bashkëpunëtorë.

Çfarë është aplikacioni Sky?

Publiku i gjerë në Serbi është njoftuar për ekzistencën e aplikacionit Sky, pasi më 4 shkurt të vitit 2021, u arrestuan Velko Bellivuk dhe anëtarët e grupit të tij, të cilët akuzohen për pesë vrasje, rrëmbim dhe përdhunim, trafik droge dhe armësh.

U sekuestruan 44 telefona Sky , ndërkaq presidenti serb Alleksandar Vuçiq, në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar, më 6 mars, tregoi tre fotografi të trupit të pajetë dhe kokës së prerë të një burri.

Asokohe, Vuçiq tha se një pjesë e provave në hetim janë marrë nga përmbajtja e telefonave që kishin sistemin e veçantë dhe të mbrojtur, Sky.

I njëjti aplikacion shërbeu si një dritare për të hyrë në kanalet sekrete të komunikimit të kriminelëve në mbarë botën.

Detektivët belgë dhe holandezë, pas “thyerjes” së aplikacionit Sky, u infiltruan në komunikimet në këtë aplikacion dhe në mes të shkurtit të vitit 2021, ata lexuan drejtpërdrejtë korrespondencën e shkëmbyer në rreth 70.000 pajisje. Ata përgjuan rreth një miliardë mesazhe dhe zbuluan informacione për organizatat kriminale, veçanërisht në zonën e Antverpenit.

Informacionet që janë marrë nga komunikimi në Sky, çoi në arrestime në Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi.

You Might Also Like

Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein

Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

Kosova Times May 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina dhe SHBA kanë arritur një marrëveshje për një marrëveshje burimesh

Kosova Times Kosova Times February 26, 2025
Presidentja kërkon nga KQZ mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor
ShBA, Japonia dhe vendet e BE-së bëjnë thirrje për reformë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Arrestohen dy persona në Obiliq, u rrahën mes vete
Mijëra njerëz protestojnë pranë kuvendit të Demokratëve në Çikago
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?